Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtoria e Pastrimit të Parave bëhet Agjencia e Inteligjencës Financiare, do bashkëpunojë me SPAK dhe BKH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Drejtoria e Pastrimit të Parave bëhet Agjencia e Inteligjencës Financiare, do bashkëpunojë me SPAK dhe BKH
EkonomiLajmi i fundit

Drejtoria e Pastrimit të Parave bëhet Agjencia e Inteligjencës Financiare, do bashkëpunojë me SPAK dhe BKH

Published: February 1, 2024
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) ristrukturohet në Agjenci të Inteligjencës Financiare. Kjo agjenci me seli në Tiranë, me shtrirje të veprimtarisë në të gjithë territorin do të merret me parandalimin e pastrimit të parave dhe të produkteve që burojnë nga veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

AIF si DPPPP do të jetë në varësi të Ministrisë së Financave do të financohet nga buxheti i shtetit dhe organizohet në nivel qendror. Në vendimin e djeshëm të qeverisë, caktohen detyrat e saj. Kjo Agjenci ka detyrë të administrojë, përpunojë, analizojë dhe shpërndajë tek autoritetet kompetente të dhëna, raporte dhe informacione për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gjithashtu në pikën 12 të këtij vendimi AIF i bëhet të qartë bashkëpunimi me SPAK, Byronë e SHISH apo me agjenci të huaja homologe për të shkëmbyer informacionet në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

- Publicitet -

Gjithashtu shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale dhe financimit të terrorizmit;

Shkëmben informacion me çdo agjenci të huaj homologe, në varësi të detyrimeve të ngjashme të konfidencialitetit’ thuhet në pikën 12 b dhe c. Agjencia nxjerr një listë të vendeve për kufizimin ose kontrollin e transaksioneve apo marrëdhënieve të biznesit të subjekteve, proporcionalisht me rreziqet e evidentuara.

“Kryesisht, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, apo për rastet e kërkuara nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar, organizma të tjerë ndërkombëtarë, nga të cilët lindin detyrime për Republikën e Shqipërisë, nxjerr listë të vendeve për kufizimin dhe/ose kontrollin e transaksioneve apo marrëdhënieve të biznesit të subjekteve, proporcionalisht me rreziqet e evidentuara, vendime këto të detyrueshme për zbatim nga subjektet dhe autoritetet shtetërore që kanë detyrime sipas këtij ligji”.

Struktura e Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Punonjësit e agjencisë nuk do të kenë më statusin e Nëpunësit Civil, por marrëdhëniet e punës do të rregullohen sipas dispozitave në fuqi të Kodit të Punës.

Drejtori i Përgjithshëm i AIF-së emërohet, lirohet ose shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për financat. Raporton me shkrim drejtpërdrejt te ministri përgjegjës për financat dhe Kryeministri, sa herë që i kërkohet, por jo më pak se dy herë në vit për veprimtarinë e AIF-së dhe problematikat e hasura lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

Po kështu raporton sa herë që i kërkohet në komisionet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e AIF-së. Gjithashtu Drejtori drejton dhe orienton punën e grupit teknik ndërinstitucional për parandalimin e pastrimit të parave, në kuadër të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave.

Merr vendim për dhënien e masave administrative për kundërvajtjet administrative të kryera nga subjektet e legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; Drejtori duhet të ketë të paktën 15 vite eksperiencë në punë nga të cilat së paku 5 (pesë) vite në nivel drejtues në administratën publike si dhe të ketë certifikatë sigurie.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • George says:
    February 1, 2024 at 11:57 am

    Femia ka lindur i vdekur: “Struktura e Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit.” Varroseni prane Kontrollit te Larte te Shtetit dh Avokatit te Popullit,

    Reply
  • Asd says:
    February 1, 2024 at 5:59 pm

    Nese varesia eshte nga kryeministri eshte njelloj si te thuash qe me kriminelet nuk ke pune. Pra keto jane vrima ne uje. Varesia nga SPAK eshte e vetmja menyre qe te funksionoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?