Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”, biznesmeni Gentian Sula: Kontratën për 200 mijë euro e nënshkrova si nder…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”, biznesmeni Gentian Sula: Kontratën për 200 mijë euro e nënshkrova si nder…
Kronike

“Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”, biznesmeni Gentian Sula: Kontratën për 200 mijë euro e nënshkrova si nder…

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Një nga biznesmenët që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka folur lidhur me përfshirjen e tij në një kontratë të firmosur me Ajola Xoxën. Gentian Sula është pyetur nga SPAK më datë 5 qershor 2025 dhe ka rrëfyer se kjo ishte hera e dytë që jepte dëshmi lidhur me çështjen në fjalë.

Ai është shprehur se herën e parë më 9 janar 2025, kishte dëshmuar në një gjendje tronditjeje dhe paqartësie dhe ka sqaruar se për shkak të mungesës së qartësisë dhe të kuptimit të plotë të rëndësisë ligjore të dëshmisë, kishte improvizuar në ato që kishte thënë. Biznesmeni ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë pasi ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme.

“Kam reflektuar për gjithçka dhe dua të bashkëpunoj me drejtësinë. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe dua të jetë e qartë se zhvilloj një biznes të ndershëm, paguaj taksat dhe jam familjar i rregullt. Nuk kam asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme dhe nuk dua që emri apo aktiviteti im të njolloset,” është shprehur Sula.

- Publicitet -

Sipas gazetares Klodiana Lala, i pyetur lidhur me shumën monetare të gjetur më 06.12.2024 gjatë kontrollit në ambientet e shoqërisë “Partners Law” sh.p.k., për të cilën ishte depozituar një kontratë kapari e datës 04.12.2024 në vlerën 220.000 euro lidhur ndërmjet tij dhe shtetases Ajola Xoxa për blerjen e një pasurie në rrugën Brigada VIII, biznesmeni ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ka porositur apo paguar cash shumën e sekuestruar në kasafortë.

Ai ka theksuar se hartimin dhe nënshkrimin e kontratës ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe kishte pranuar, pasi nuk kishte asnjë ide që kjo kontratë do të paraqitej në Gjykatë apo në Prokurorinë e Posaçme.

Për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë shtetit, ai është shprehur se ka qenë në padijeni të plotë për problemet ligjore që kishte Xoxa dhe nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur kërkesës së saj. Gjithashtu ka shtuar se për shkak të njohjes që kishte me të, kishte nënshkruar kontratën që nuk ishte përpiluar prej tij dhe pa u informuar për arsyet pse i duhej Ajolës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Na myten says:
    July 29, 2025 at 12:01 pm

    Mjero çfare tha?

    Reply
  • Hanko Halla says:
    July 29, 2025 at 12:29 pm

    E shiti dhe bashkeshorti i G. S.

    Reply
  • Asd says:
    July 29, 2025 at 12:33 pm

    U dhje edhe gazetaria jote Mero Baze ne mbrojtje te ciftit Veliaj !!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?