Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Duhet të mendohem nëse…”, gruaja nën hetim, kryeministri spanjoll pezullon punën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Duhet të mendohem nëse…”, gruaja nën hetim, kryeministri spanjoll pezullon punën
BoteLajmi i fundit

“Duhet të mendohem nëse…”, gruaja nën hetim, kryeministri spanjoll pezullon punën

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez njoftoi se do të pezullojë ushtrimin e detyrës deri në javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj së shoqes.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyrton mundësinë e dorëheqjes pasi një gjykatë hapi ndaj gruas së tij një hetim për mashtrim. “Më duhet të bëj një pushim dhe të mendoj”, shkroi Sanchez në një letër të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, ku njoftonte se do të pezullonte ushtrimin e detyrave të tij publike deri të hënën, kohë në të cilën do të ketë marrë një vendim.

“Kam nevojë urgjente për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse… duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë, apo të heq dorë nga ky nder”, shkruan Sanches.

- Publicitet -

Pse po hetohet gruaja e Pedro Sanchez?

Gjykata njoftoi se kishte nisur hetimin “për shpërdorimin e mundësisë për ndikim dhe për korrupsionin” duke ju përgjigjur një ankese nga grupi kundër korrupsionit “Manos Limpias” (“Duart e Pastra”), kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.

Konkretisht hetimi paraprak lidhet me pyetjen nëse Begona Gomez ka abuzuar me pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar sponsorë të dyshuar për një kurs masteri universitar që ajo drejton.

Sanchez: Fushatë e udhëhequr nga media “ultrakonservatore”

Kryeministri socialist Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë pasi ofroi amnisti për separatistët katalanas në mërgim, tha në letrën e tij se ankesa bazohej në fakte “joekzistente” dhe ishte pjesë e një fushate “ngacmimi” kundër gruas së tij, fushatë e cila udhëhiqet nga media “ultrakonservatore” dhe  mbështetet nga opozita konservatore e ekstremit të djathtë.

“Unë nuk jam naiv. Jam i vetëdijshëm që ata po ngrenë akuza kundër Begonës, jo sepse ajo ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, sepse ata e dinë mirë se kjo nuk është e vërtetë, por sepse ajo është gruaja ime”, shtoi ai.

Prokurori popullore

Manos Limpias e quan veten si shoqatë, po aktiviteti i saj kryesor është ndjekja e çështjeve ligjore si një e ashtuquajtur “prokurori popullore”.

Kjo veçori e ligjit spanjoll i lejon individët ose subjektet të marrin pjesë si akuzues në çështje të caktuara penale edhe kur nuk janë dëmtuar drejtpërdrejt nga i akuzuari.

Gjithësesi shumë prej çështjeve që ndjek Manos Limpias lidhen me kauza të djathta.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Llaf Dibre says:
    April 25, 2024 at 8:51 am

    Kjo eshte statura etike e morale e politikanit europian. Para drejtesise nuk ben palë (partizane) as partine, as elektoratin, as mediat, as popullin siç ndodh tek ne. Kur shoh qendrimin e politikaneve tane ndaj drejtesise, ngjan sikur jetojme jo ne Europe, por ne nje galaktike tjeter. Ne nje shtet ku politikanet nuk kane respekt per drejtesine, ai shtet eshte nen pushtetin e delinkuenteve me kostum politikani. Shembulli i pakundershtueshem jemi ne. Si nenshtetas i ketij shteti ndjehem aq fyer sa pyes veten: pse u linda nen kete shtet ku politikanet e trajtojne drejtesine si nje urinore publike?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 25, 2024 at 9:08 am

    VO:
    -Ja çndodh në botën demokratike.Ndërsa në Shqipëri Saliu,Like,Luli..vjedhin, vrasin & humbin zgjedhjet dhe nuk japin dorheqjen.Kjo është FATKEQSI KOMBËTARE NË 34 VITE SHKËRDHATOKRACI..!
    -SPAK..ZGJOU NGA KOMA.

    Reply
  • MeteH says:
    April 25, 2024 at 9:16 am

    Kapterr Lalaj “ZGJOU NGA KOMA” sikur ke vajtur ne Amerike e di anglisht
    nuk shkruhet VO: por WO: oj Gomarice madhore qe nuk di te shkruash as shqip pa le anglisht

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet
  • Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. E on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Abc on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. nastradini on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?