Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duka i vë kusht Sylvinhos pjesëmarrjen në Europian: 4 mijë tifozë kuqezi në Çeki!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Duka i vë kusht Sylvinhos pjesëmarrjen në Europian: 4 mijë tifozë kuqezi në Çeki!
AktualitetSport

Duka i vë kusht Sylvinhos pjesëmarrjen në Europian: 4 mijë tifozë kuqezi në Çeki!

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Në një prononcim për SuperSport, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, foli rreth takimit të kombëtares shqiptare në transfertë kundër Çekisë. Dueli i skuadrave të dy vendeve të para në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024, do të zhvillohet të enjten (20:45). Takimi do të transmetohet në SuperSport 2.

“Padyshim që është shumë e rëndësishme, por të gjithë ndeshjet eliminatore janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Nuk ke mundësi të bësh shumë hapa fals. Ai që bën më pak hapa fals, ai kualifikohet.

Kështu që, në këtë këndvështrim, kemi kaluar tri ndeshje të rëndësishme. Kemi fituar dy dhe kemi humbur një. Kemi akoma pesë të tjera po të të njëjtit nivel. Jemi sot në Çeki, kundër kokës së grupit, kryesuesve të grupit. Kundër një skuadre të mirë.

- Publicitet -

Ndeshja merr peshë më të madhe dhe të jep, pse jo, edhe emocion për futbollistët. Unë besoj se duke qenë vërtetë profesionistë dhe duke pretenduar se kemi një ekip të mirë, lojtarët do të jenë të aftë ta tejkalojnë këtë mbipeshë të kërkesës për rezultat.

Skuadra? Unë jam i bindur se kemi një skuadër të mirë. E meritojmë të shkojmë në Europian. Kemi bërë gjithçka mirë, por, mbi të gjitha, atmosfera është pozitive edhe rreth ekipit. Çunat duhet ta shfrytëzojnë këtë. Përveç kualitetit që kanë dhe harmonisë shumë të mirë të grupit.

As sot dhe as më parë nuk kemi superstarë, por mendoj se kemi një skuadër që meriton të jetë pjesë e Euro 2024. E ndihmuar shumë nga gjithë ambienti, nga tifozeria. Edhe nesër në stadium në Pragë, do të kemi mbi 4 mijë shqiptarë që do të mbështetin skuadrën. Ata do e ndihmojnë skuadrën për të arritur atë që të gjithë dëshirojmë.

Futbolli nuk është llogari, as shkencë ekzakte. Duhet të shkosh në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. Që janë 3 pikët. Pastaj përveç impenjimit, kualitetit dhe gjendjes së kundërshtarit, duhet të të ndihmojë edhe pak fati për të arritur objektivin.

Ndeshja ka një peshë specifike të veçantë, ka ngarkesë psikologjike për ekipin. Unë uroj që me nivelin e tyre profesional, lojtarët të largojnë emocionet, mbingarkesat apo mbishpeshën për të arritur rezultatin pozitiv. Dhe të japin atë që kanë.

Nëse do arrijnë të shprehin atë nivel që kanë, unë besoj shumë në një rezultat pozitiv. Padyshim që, e përsëris, kundërshtari është i fortë. Është kryesuesi i grupit, kanë fituar këtu kundër Polonisë me rezultat të thellë. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

Sylvinho? Edhe Sylvinho duhet ta shfrytëzojë. Padyshim që ka bërë një punë të mirë, ka meritën kryesorë të krijimit të një atmosfere pozitive në skuadër dhe rreth saj. Duhet ta shfrytëzojë këtë moment të mirë për ta çuar Shqipërinë në Euro 2024. Është një specialist i mirë, jo më kot e kemi emëruar në krye të gjësë më të dashur të shqiptarëve. I uroj fat atij dhe neve”, përfundoi kreu i futbollit shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?