Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KURIOZITET: A e dini pse ky grumbull hekurash, kushton më shumë se 1 milionë euro?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > KURIOZITET: A e dini pse ky grumbull hekurash, kushton më shumë se 1 milionë euro?
EnciklopediKryesoreKuriozitete

KURIOZITET: A e dini pse ky grumbull hekurash, kushton më shumë se 1 milionë euro?

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Duket thjesht një grumbull hekurash, por numri i shasisë konfirmon se bëhet fjalë për një Ferrari Mondial 500, i ndërtuar në fillim të viteve ‘50.

Pronari i kësaj hekurishteje, që është dëmtuar edhe nga zjarri, e ka ruajtur atë për 45 vjet dhe ka bërë mirë. Këtë korrik, shasia do të dalë në ankand dhe sipas ekspertëve mund të blihet edhe për një milion euro. Makina, ose më saktë mbetjet e Ferrari 500 Mondial, u prodhua vetëm në 13 kopje.

Ajo u ndërtua në mars të vitit 1954, në një ngjyrë “Rosso Corsa”, dhe është pilotuar në Coppa della Toscana, nga Franco Cortese, i cili ishte pilot i Ferrarit në atë kohë.

- Publicitet -

E veçanta e 500 Mondial është se kishte një motor me vetëm katër cilindra, kur është e njohur tradita e markës italiane për motorët V12.

Ky ndryshim i konceptit për disa nga modelet e tij u urdhërua nga Enzo Ferrari, pasi mori pjesë në një garë në vitin 1950 dhe pa që makinat me motorë me katër cilindra nga prodhues të tjerë ishin më të shpejtë se makinat e tij.

Kjo sepse këta motorë më të vegjël arrinin rrotullimet e tyre maksimale shumë më herët se motorët me 12 cilindra, duke i bërë ata një opsion të shkëlqyeshëm në pistat me shumë kthesa të ngadalta.

Kështu, ai thirri inxhinierin e tij Aurelio Lampredi dhe i kërkoi të krijonte një motor me katër cilindra në linjë, që përfundoi me 65% më pak pjesë se V12 i famshëm i projektuar nga Colombo, përveçse peshonte 42 kilogramë më pak.

Dhe, më e mira nga të gjitha, falë zgjidhjeve të tilla si ndezja nga dy kandelat në secilin nga cilindrat (500 c.c.) dhe dy karburatorët Ëebber, arriti 170 kuaj fuqi, që ishin spektakolare në atë kohë, domethënë 15 kuaj fuqi më shumë sesa motori V12.

500 Mondial (ose çfarë ka mbetur nga ai) ka marrë pjesë në Çmimin e Madh të Imolës të vitit 1955, megjithëse iu desh të tërhiqej në xhiron e formatimit për një problem mekanik. Dhe megjithëse nuk arriti asnjë fitore, mori pjesë në gara të tilla si Mille Miglia ose Targa Florio, derisa u eksportua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1958.

Aty, në vitin 1963 ndryshuan motorin me 4 cilindra Ferrari për një V8 amerikan (një praktikë normale në SHBA me makina garash të importuara) dhe në vitin 1965 pësoi një aksident që e shkatërroi plotësisht dhe e la në gjendjen që ne shohim sot.

Dihet se në fillim të viteve ‘70 këto mbetje ndërruan duar dhe se në vitin 1978 iu shitën sërish një njeriu të quajtur Ëalter Medlin, i cili e ka ruajtur deri tani. Tashmë, hekurishtja do të dalë në ankand në RM Sotheby’s dhe, siç thamë, mund të arrijë një milion euro.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi
  • 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez

Komentet e Fundit

  1. 666 on FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
  2. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  3. Toni on Një cirk i dështuar
  4. Anonymous on Një cirk i dështuar
  5. Detari on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?