Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani: Të ruhet pavarësia e SPAK, është “çelësi” i suksesit tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani: Të ruhet pavarësia e SPAK, është “çelësi” i suksesit tonë
Kronike

Dumani: Të ruhet pavarësia e SPAK, është “çelësi” i suksesit tonë

Published: December 2, 2024
Shpërndaje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka thënë se tanimë SPAK është funksional, por pavarësisht kësaj, ka ende disa sfida me të cilat ky institucion po përballet. Sfida që i ka listuar gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP-së së Këshillit të Europës.

Dumani kërkoi që të ruhet pavarësia e institucionit që ai drejton, për të vijuar punën e mirë që sipas tij po bëhet në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Altin Dumani: Sot kemi një SPAK funksional, në përbërje janë 20 prokurorë, kemi investuar dhe me mjete dhe teknologji bashkëkohore. Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Por para nesh ka shumë sfida. Në mënyrë të përsëritur, SPAK ka paraqitur disa shqetësime. Sfida e parë, ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. Aktualisht kemi një kornizë ligjore që siguron këtë dhe besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.

- Publicitet -

Një tjetër shqetësim, mungesa e përcaktimit të qartë ligjor lidhur me statusin e prokurorit të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. Të rishikohet dhënia e mundësisë së prokurorit të posaçëm që të rikandidojë për të vazhduar të jenë pjesë e SPAK.

Duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal lidhur me pragun monetar prej 500 Euro me qëllim rritjen e këtij pragu. Çdo akt korruptiv mbi këtë marzh bën kompotentë SPAK-un. Është koha që ky marzh të rritet dhe SPAK të fokusohet tek çështjet e ndjeshme dhe që janë më të vështira për t’u hetuar. Një sfidë është administrimi me sukses i rolit të ri të komisionerit publik. Kemi filluar fazën e eksperimentimit dhe shumë shpejt në muajt e parë të 2025-ës do të bëhet funksional sistemi i administrimit të çështjeve, që do të përmirësojë dhe paraqitjen tonë sa i takon dhe statistikave të ndryshme.

SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin dhe ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera që të jemi të suksesshëm.

Një problematikë tjetër që ne shohim është edhe mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë. Beteja kundër korrupsionit, një përpjekje e përbashkët.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    December 2, 2024 at 5:57 pm

    Kujt I ben thirje ky?
    Popullit? Popullin askush nuk e pyet prandaj merr rruget.
    Institucionet e tjera? Ka lene vrime te shtetit Edi Rama pa vene dore dhe kontroll?Mendon z. Dumani qe Edi Rama ,Sali Berisha ,Ilir Meta te bejne gabim t’i a heqin vetes duke ndihmuar SPAK?

    Reply
    • prec ulaj says:
      December 2, 2024 at 6:38 pm

      SPAku e ben shtetin dhe Saliun te vijne verdalle, ju ka kallur daten.
      Dumani i ka vene te gjithe ne shenjester, nuk pyet, se ka mbeshtetjen Amerikane.
      Dumani nuk po i kerkon ndihme askujt, po tregon strategjine e SPAK.

      Reply
  • capi says:
    December 3, 2024 at 12:28 am

    Jo po merrni ndonje “lepirse” dhe dilni dhe vini gjoba trafiku. Po jo or trim nuk harxhohen resurse me ceshtje 500 eurosh. Ka nje tuf me police, hetues, prokuror gjykates ne cdo qytet qe mund te merren me kesi ceshtje. Ke politikanet qe dalin e teprojne, dhe 24/7 te punoni nuk do ju mbaroj puna.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?