Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DW: BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > DW: BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para
AktualitetBote

DW: BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

BE i sheh subvencionet amerikane si rrezik serioz për industrinë europiane. Takimi mes presidentes së KE, von der Leyen e presidentit Biden ishte një hap drejt afrimit. Edhe Kosova ka zënë vend në takimin Biden-von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u duk e kënaqur pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden. Ishte një bisedë shumë e mirë dhe shumë konstruktive, tha von der Leyen. Që në fillim të takimit me Biden, ajo theksoi, se BE dhe SHBA nuk janë vetëm partnerë, por miq të mirë.

Dhe presidenti amerikan i dha notën maksimale mikes nga Brukseli. Ajo bën një “punë të shkëlqyer”, tha Biden. Rezervat e BE ndaj programit amerikan të subvencioneve

- Publicitet -

Në bisedën kokë më kokë, Biden dhe von der Leyen diskutuan për konfliktin tregtar mes SHBA e BE pas bërjes së ditur nga presidenti amerikan për subvencionet gjigande për teknologjinë e gjelbër. BE e sheh programin amerikan të subvencioneve si rrezik serioz për industrinë europiane.

Konflikti nuk është zgjidhur por të paktën palët bën një hap të madh afrimi kundrejt njëri-tjetrit. “Ne synojmë pa vonesë që të fillojmë bisedimet për një marrëveshje për mineralet kritike”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit amerikan. Bëhet fjalë për mineralet që nevojiten për prodhimin e baterive për automjetet elektrike.

Von der Leyen deklaroi, se qëllimi është kemi të kemi një marrëveshje që mineralet që nxirren apo përpunohen në BE të trajtohen nga SHBA si mineralet e nxjerra në këtë vend. Pra të mos ketë disavantazhe në tatime për lëndët e para europiane në SHBA. Me këtë do t’i jepej zgjidhje konfliktit tregtar mes BE e SHBA.

Gjermania dhe BE kanë frikë se me subvencionet e forta amerikanë koncernet europiane do të zhvendosin prodhimin e tyre, si psh prodhimin e baterive për automjetet elektrike në SHBA, nëse do të përfitonin vetëm aty nga avantazhet tatimore.

Do të nisin bisedime për zbutjen e pasojave negative Sfond i grindjes mes SHBA e BE është i ashtuquajturi ligji për zbutjen e inflacionit në SHBA që parashikon investime miliardëshe në mbrojtjen e klimës dhe lehtësime tatimore për teknologjitë e gjelbra, por vetëm nëse këto prodhohen në SHBA.

Presidentja e KE tha para takimit, se është gjë shumë e mirë që ka investime masive në teknologjinë e gjelbër. Pas takimit ajo tha, se e përshëndet programin për mbrojtjen nga inflacioni. Në SHBA nuk dotë ketë ndryshime në lidhje me ligjin për zbutjen e inflacionit, këtë e bëri të qartë presidenti Biden. Por në implementimin e tij SHBA mund të bëjë një hap drejt kërkesave europiane. Ursula von der Leyen dhe Biden kanë rënë dakord për bisedime si të zbuten pasojat negative për Bashkimin Europian.

Edhe Kosova ka zënë vend në takimin Biden-von der Leyen. Sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas takimit, tema e dialogut Kosovë-Serbi në takimin me Biden është përmendur dhe se BE e SHBA mbështesin plotësisht propozimin europian dhe shpresojnë në konstruktivitetin e të dyja palëve për dialogun Kosovë-Serbi. /DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?