Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy kronika për situatën në Organizatën e Veteranëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dy kronika për situatën në Organizatën e Veteranëve
AnalizaKomunitet

Dy kronika për situatën në Organizatën e Veteranëve

Published: January 15, 2025
Shpërndaje

Ilmi S. Qazimi

Ishim njoftuar se më 20.12.2024 do të zhvillohej një mbledhje e Komitetit Kombëtar OVP të LANÇ në sallën e një shkolle të mesme në Tiranë.

Ja se si u zhvillua mbledhja:

- Publicitet -

E premte. Binte shi. Në orën e caktuar, në katin e katërt të ndërtesës,u grumbulluan goxha  njerëz, gra e burra, të moshës së dytë,tretë, katërt. Kishin ardhur nga mbi 52 bashki të republikës. Midis tyre ishte edhe një 98 vjeçar, veteran i vërtetë i LANÇ, pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar qysh prej 10 shtatorit 1943. Ishin edhe tre të tjerë me titullin e veteranit, por nën moshën 95 vjeç.

Në rreshtin e parë ishte ulur edhe z.Hulusi Hako, i cili vijon të vetëquhet i zgjedhur ’rregullisht’ si  Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës Kombëtare  të Veteranëve dhe pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar ”Nderi i Kombit”. Gjithë të tjerët janë pasardhësveterani.

Salla nuk kishte presidium. Tek mikrofoni, i cili  qe vendosur mbi një mbështetëse metalike, përballë auditorit, doli Veli Myftari, i cili  prej datës 10.10.2024, me vendim nr.1549/5 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është rrëzuar nga detyra e sekretarit të Komitetit Kombëtar të Organizatën Kombëtare  të Veteranëve dhe pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar “Nderi i Kombit”.

Ai, me cilësinë e detyrës që ka pasur, si sekretar i përgjithshëm i atij komiteti, deri më 10.10.2024, nisi të lexojë rendin e ditës, por nga salla pati shumë zëra kundërshtues. Kërkonin që fillimisht të bëhej apeli i pjesëmarrësve.

Z.Myftari  u detyrua që të realizonte këtë kërkesë. Ai u përpoq të lexonte  një lloj liste nga ku ne dëgjuam emra të hershëm nga konferenca e 12-të dhe të tjerë  të kooptuar prej vetë Veliut; ajo që ra në sy ishte që ai lexoi dy-tri herë të njëjtët emra. Ai nuk numuroi pjesëmarrësit e pranishëm dhe salla gumëzhiu se donte përgjegjësi për saktësinë e pjesëmarrjes.

Ndërkohë te mikrofoni del rrëmbimthi nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatën Kombëtare  të Veteranëve dhe pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të popullit shqiptar ”Nderi i Kombit”, Manthos Dardaj, i zgjedhur nga konferenca e 12-të dhe bën apelin me listën e të zgjedhurve në atë konferencë. Doli se në sallë janë vetëm 54 anëtarë të Komitetit Kombëtar, nga 129 që duhet të ishin. “Nuk plotësohet kushti për të nisur mbledhja” – tha ai me zë të lartë.

Por Veli Myftari, duke ia marrë mikrofonin, vijoi normalisht në të tijën: “Vazhdojmë me rendin e ditës!” Nga salla u ngrit një anëtar komiteti që kërkoi të lexonte një deklaratë në emër të një grupi anëtarësh të Komitetit për  shkaqet e pamundësisë së fillimit e zhvillimit të  kësaj mbledhjeje dhe për rikujtimin e vendimit të gjykatës për këtë person. Ai u pengua me fjalët nga individë prej sallës “largohu, ulu, mos folë, nuk duam të dëgjojmë”. Veli Myftari i thotë atij: “mbasi të mbaroj unë, do të flisni ju”.

U ngritën edhe dy të tjerë dhe shkuan njëripastjetrit tek mikrofoni, duke kërkuar që të lejohej të dëgjohej fillimisht deklarata në emër të disa anëtarëve të komitetit të zgjedhur nga Konferenca e 12-të, sepse kjo do të ftillonte të pranishmit. Por e ngarkuara nga Myftari si  regjistruese dhe fotografe e kësaj mbledhjeje, i bie atij me celular kokës. Ai hesht, sepse kishte përpara një grua.

Dikush hoqi nga priza kordonin, por Veliu nuk e lëshon mikrofonin nga dora. Në një çast u ulën të tërë dhe mbeti vetëm Veli Myftari me mikrofon në dorë pa korent. Lexon rendin e ditës i cili  nga disa u kundërshtua, nga disa  u miratua dhe ca të tjerë nuk e dëgjuan fare.

Atëkohë filloi lëvizja kaotike nëpër sallë nismuar nga përkrahësit e Veli Myftarit, ku njëri i ra gozhdës e tjetri potkoit, ku njëra filmonte  rrëmujën dhe tjetra kërkonte qetësi, ku njëra bërtiste sa i mbante  gryka  fjalë të paedukata e tjetri çirrej si i marrë, ku njeri rrëmbente mikrofonin dhe tjetra  hiqte prizën e fonisë, ku dikush ‘recitonte’ duke baritur nëpër sallë e tjetri duke kanosur se do të kafshonte me dhëmbë!

Dikur, edhe z.Hulusi Hako, u ngrit dhe me zërin e dobët shqiptoi disa fjali. Ai ndonëse ka një përvojë të madhe si pedagog dhe në disa fusha të jetës shoqërore,  në vend që të  stimulonte bashkëveprim, urtësi  dhe të jepte rrugëzgjidhje për një jetë normale të organizatës  nga qëndra deri në bazë,  me ato që tha e nuk u dëgjua fare.

Myftari që nuk lëvizi aspak nga ’istikami’ i foltores pa mikrofon, gjeti rrugën  më të mirë për ta quajtur të përfunduar mbledhjen e komitetit! Ai, pasi mori ‘izën’ me isharete nga miku i tij nënkryetar e  jurist i organizatës, Idajet Beqiri, bërtiti: “Kush është dakord me analizën e punës vjetore që do të mbaja unë?” Nga pjesa e djathtë e sallës ulëritën disa zëra: ”dakoooord!”

Pa parë nga  e majta, ku salla  kundërshtonte me zëra e gjeste , me dorë e me  kokë, ai tha me zë paksa më të ulët: “Miratohet!” Dhe vazhdoi: “Kush është dakord me fjalën  që do të mbahej nga  nënkryetari i komisionit e kontrollit?” Përsëri i njëjti avaz. Sekretari tha nën buzë: “Miratohet!” dhe e mbylli: “A jini dakord me fjalën e shefit të financës që do të mbahej mbi veprimtarinë financiare?” Disa zëra u çirrën:” Poooo”!

Midis tyre njëri nga përkrahësit e  zjarrtë të Myftarit, u ngrit më këmbë dhe ftoi edhe të tjerët të ngriheshin në këmbë si ai për të miratuar me brohori e  me të dy duart mbylljen me sukses të mbledhjes së komitetit. Dhe Myftari e deklaroi mbledhjen e komitetit (i thënçin)të mbyllur!

Të pranishmit u larguan të çmeritur, të çatrafiluar, të çoroditur dhe të çorientuar rëndë, duke sjellë në kujtesë se edhe mbledhja e fundit e kryesisë së këtij komiteti qe bërë (kështu si kjo e sotmja) duke ndaluar me polic e me forcë hyrjen e anëtarëve të zgjedhur në konferencën e 12-të. Hapën ombrellat dhe psherëtitën me vete, duke çapitur drejt autobusave nën pikat e shiut të ftohtë tiranas”.

Ja se si u shkrua kronika në gazetën “Kushtrim Brezash” për këtë mbledhje:

“Në datën 20 dhjetor 2024, në shkollën “Emin Duraku” Tiranë, u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Kombëtar me rendin e ditës të komunikuar kohë më parë në gazetën “Kushtrim Brezash”. Në këtë mbledhje morën pjesë dhe anëtarët e vetquajtur “mendimi ndryshe”.

Në respektim të këtij grupi tashmë të zvogëluar në numur dhe të braktisur (pasi pjesa tjetër është vetëdijësuar mbi qëllimin dashakeqës e karrierist të këtyre pak “misionarëve” ndaj OVP te LANÇ, Komiteti arsyetoi t’u japë fjalën në pikën “të ndryshme” të rendit të ditës, ku me radhë do të shprehnin të gjitha pakënaqësitë dhe pretendimet e grumbulluara.

Në mbledhjen e komitetit kombëtar, nën drejtimin e kryetarit Prof.dr.Hulusi Hako dhe të sekretarit të përgjthshëm shokut Veli Myftari, morën pjesë 70 anëtarë të tij nga 90 anëtarë që evidentohen të mbetur  nga Konferenca e 12-të dhe kryetarët e OVP-LANÇ të bashkive të rretheve-zgjedhur nga konferencat e zhvilluara këtë vit.

Mbledhjes iu prish normaliteti dhe rregulli pasi dy eksponentë të vetquajtur “mendimi ndryshe” filluan të ndërhyjnë në mënyrë anarshiste; u paraqitën të çorganizuar, jo të kompaktësuar në mendime dhe në veprime e mbi të gjitha vepruan me mjete vandaliste të bllokimit të foltores, me moslejimin e Kryetarit për të mbajtur fjalën e hapjes, me krijimin e një zhurme të papranueshme gjatë mbajtjes së raportit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe vendimmarrjeve të Komitetit.

Lufta  për marrjen e drejtimit të komitetit të kësaj pakice të “mendimit  ndryshe”, që tashmë e kanë braktisur atë prej mbi dy vjetësh, vazhdon të mbetet i vetmi pretendim i paargumentuar qoftë moralisht, qoftë idealisht qoftë dhe njerëzisht.

Si në shumë raste të tjera, që forumet e organizatës sonë Kombëtare LANÇ  u kanë hapur derën për bashkëbisedim, njësoj si më parë edhe këtë radhë, në vend që të parashtronin pakënqaësitë  e tyre ndaj shumicës së Komitetit, ndaj Kryesisë apo drejtuesve të saj kryesorë, ata zgjodhën rrugën e vandalizmit, të dhunës dhe të uzurpimit të foltores, duke mos lejuar anëtarët e komitetit të shprehnin mendimet dhe vlerësimin e tyre.

Komiteti Kombëtar i OVP-LANÇ konstatoi se Manthos Dardas, i cili në Konferencën e 12-të kur u zgjodh nënkryetar quhej Murat Dardha, ka ndërruar kombësinë shqiptare në greke, duke ndërruar emrin. Ky person i dyzuar me ndërgjegje kombëtare të prishur, haptazi dhe qartazi ka demostruar qëndrime antishqiptare, sepse synon dhe vepron  në vazhdimësi  për zvogëlimin e forcës së kësaj organizate, që zhvillon veprimtari në mbrojtje  të vlerave të patjetërsueshme të LANÇ-it.

Ndodhur në një situatë të paprecedentë dhe pamundësisë së zhvillimit normal të mbledhjes, Komiteti Kombëtar kaloi në miratimin e vendimeve të kryesisë, të marra në periudhën midis dy mbledhjeve të komitetit si dhe vendosi  që në datën 11 janar 2025 të mbahet mbledhja e kryesisë së OVP-LANÇ, e cila të përcaktojë të gjitha modalitetet, grupet e punës dhe programin e punës për organizimin e Konferencës së 13-të  të zakonshme të OVP LANÇ  e cila do të zhvillojë punimet e saj më 28 mars 2025.

Komiteti Kombëtar ngarkoi kryesinë e OVP-LANÇ, për të dërguar një informacion të detajuar organizatave ku bëjnë pjesë Manthos Dardas, Elidjana Canaj etj, me qëllim që të analizojnë veprimtarinë e tyre dëmsjellëse kundër OVP-LANÇ dhe të dalin me një vendimmarrje në përputhje me statutin e kësaj  organizate”.

Error: Contact form not found.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ¿? says:
    January 16, 2025 at 12:27 am

    Ah qe vdiq ai Enveri pa ju vrare te gjithe ju legenave dhe pasrdhesve te legenave. Po s’kini turp mo qe ziheni per nje tas me dhalle dhe per dy pleshta? U bete qepaze u bete dhe s’ka kush behet as arbiter se mi riu nga ju i bije te jete currufjepsur 10 vjet a 10 vjet me pare. Sa per pasardhesit ata po qe duhet te jene trima.

    Reply
  • Lasgushi says:
    January 16, 2025 at 3:20 am

    Këta legena,që kanë uzurpuar drejtimin e Organizatës së Veteranëve,kështu kanë vepruar nl çdo mbledhje organizate ne BAZË.
    kështu vepruan,tamam në anal7zçn dhe zgjedhjet në Lagjen 5 Tiranë,në shkollën Petro Nini,nën drejtimin e Verës ë,fallsifikuan dhe në krye zgjodhën një kopje të Veliut,një kapter budalla,në krye.Me vota të fallsifikuara e zhurmë.
    Veprimet e Hulusiut Hakos,Veliut e co.për dhkatërrimin r organ7zayës,e përdorimin e saj,për interesa partiake gjatë votimit.Do të bëjë atë,që do të “ngrihen” dëshmoret e luftëtarët nga aty ku janl dhe do të SKOPISIN Ulsiun Veliun,Vetën e co.Do tu bëjnë stë,që u kanë bërë Ballistëve.

    Reply
  • George Gjergji says:
    January 16, 2025 at 7:54 pm

    Cudira te nastradineve Shqiptare: nuk ka asnje shtet ne bote qe te mbahet me “pasardhes veteranesh”. Bota Demokratike i quan “Veterane” te gjithe oficeret dhe nenoficeret e karrieres qe dalin ne pension. Ne Shqiperi “Komiteti Kombetar i Veteraneve” duhet te organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo nga Partia Socialiste me patronazhiste.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 20, 2025 at 8:02 am

    Organizate MAFIOZE kriminale, me krijimin e vet ne vitin 1941, si organizate antishqiptare sllavo-ortodokse, per te” burgosur” shqipen dy krenare, duke i vendosur mbi kokat yllin sllavo-ortodoks. Sot ylli sllav eshte ne gropat me te zeza septike bashke me idealin mender komunist.Kerma komuniste, akoma qelb Shqiperine, deri sa te ngordhin edhe keto mbeturina te kesaj race kanibale qe ralle here ne shoqerine njerezore, hane dhe pjellen e tyre e jo mé “Shoket idealit”

    Reply
  • Artan says:
    January 20, 2025 at 8:16 am

    Qenkan mbledhur te gjithe karat ketu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?