Kur nuk ka kaluar as 24 orë nga vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, një tjetër vrasje ka ndodhur në vendin tonë.
Në Sukth të Durrësit, 38-vjeçari Fatjon Dervishi mbeti i vrarë pas një sulmi me armë zjarri që iu bë teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij.
Në momentin kur e kanë qëlluar, Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.
38-vjeçari është qëlluar me armë automatike.
2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet.
Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së shokut, rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.
Kush ishte Fatjon Dervishi?
38-vjeçari sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.
Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.
Njoftimi i Policisë:
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.
j.l./ dita
