Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyfishohen dhurimet vullnetare të gjakut, por janë ende të pamjaftueshme. Apeli për t’u ardhur në ndihmë talasemikëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dyfishohen dhurimet vullnetare të gjakut, por janë ende të pamjaftueshme. Apeli për t’u ardhur në ndihmë talasemikëve
KryesoreShendetesi

Dyfishohen dhurimet vullnetare të gjakut, por janë ende të pamjaftueshme. Apeli për t’u ardhur në ndihmë talasemikëve

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

 

Dhurimet vullnetare janë dyfishuar në muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konfirmimi është bërë nga vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, sipas të cilës kjo ka ndodhur falë përgjigjes fantastike për dhurime vullnetare nga administrata publike.

- Publicitet -

Megjithatë, ministrja ka theksuar se pavarësisht këtij dyfishimi, ka ende nevojë të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, për të përmbushur nevojën jetësore me gjak për të sëmurët me talasemi dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzit me talasemi major zakonisht kanë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku, ata me talasemi të mesme mund të kenë nevojë për transfuzione gjaku atëherë kur kanë një infeksion apo një sëmundje, ndërsa njerëzit me talasemi minor zakonisht nuk kanë nevojë për transfuzion gjaku. Përveç transfuzioneve të herëpashershme që kanë nevojë, këta individë gjithashtu marrin medikamente ferrokelante (që lidhin hekurin e tepërt dhe e nxjerrin jashtë organizmit).

“Nuk ka kohë më të mirë për të dhuruar gjak se tani, gjatë këtij sezoni, ku nevojat rriten, sepse gjaku nuk është një produkt që nuk blihet, por vetëm  dhurohet”, apeloi ministrja Manastirliu.

Gjak mund të dhurohet në çdo bankë gjaku spitalore ose në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit. Shërbimi i mbledhjes së gjakut 24 orë ofrohet në bankat e gjakut QSUT dhe SUT ndërkohë që në gjithë bankat e tjera të gjakut dhe në QKTGJ gjaku dhurohet në orarin 800-1600.

Përpara dhurimit mjeku kryen vizitën mjekësore të kandidatit për dhurues si edhe heton historinë e sëmundjeve të tij përmes pyetjeve mbi shëndetin e përgjithshëm dhe stilin e jetesës. Këtë mjeku e bën përmes një pyetësori standard për seleksionimin e dhuruesve të gjakut.

Një dhurim i gjakut të plotë zgjat mesatarisht 15 minuta, ndërkohë që një dhurim plazme me aferezë zgjat 30-60 minuta. Një mjek ose një infermier kryen mbledhjen e gjakut nga dhuruesi I cili shtrihet në një poltronë të posacme për dhurimin e gjakut. Pas një dezinfektimi të kujdesshëm të krahut të dhuruesit, kryhet shpimi i venës me një age e cila është e lidhur në sistem të mbyllur me qesen e gjakut. Qesja e gjakut vendoset në një nivel më të ulët se krahu i dhuruesit dhe gjaku mblidhet vetëm me rrjedhje të lirë. Mbledhja e gjakut është një procedurë e kontrolluar dhe e sigurtë: të gjitha aget dhe tubat e sistemit të qeseve që përdoren për mbledhjen e gjakut janë sterile dhe me një përdorim të vetëm. Nuk ka asnjë risk infektimi nga dhurimi i gjakut. Trupi i dhuruesit kompenson brenda  24 orësh të gjitha lëngjet e humbura nga dhurimi i gjakut.

Dhurimi i gjakut mund të jetë “rastësor” ose “periodik”. Dhuruesi konsiderohet si periodik kur dhuron gjak më shumë se dy herë.  Objektivi i gjithë qendrave transfuzionale është shtimi i dhuruesve periodikë të cilët janë më të kontrolluar dhe më të sigurtë për pacientin se sa ata okazionalë.

Për të mbrojtur shëndetin e dhuruesit dhe të marrësit të gjakut mbi çdo dhurim gjaku kruhen disa testime.

 

 

Janë të shumta sëmundjet kur transfuzioni I gjakut është vërtet një mjekim jetëshpëtues:

  • Në aksidente dhe ndërhyrje kirurgjikale
  • Në raste të sëmundjeve kronike të gjakut sikurse janë anemitë e lindura si (talasemia, drepanocitoza).
  • Për të kaluar gjendje shëndetësore kritike që i dedikohen sëmundjeve të gjakut si leucemitë, apo përdorimit të kemioterapive në rastin e të sëmurëve me kancer. Kemioterapitë të cilat përdoren për të shkatërruar qelizat tumorale mund të dëmtojnë edhe qelizat e palcës së kockave ku prodhohen qelizat e gajkut dhe për këtë lind nevoja e zëvendësimit të tyre me transfuzion.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?