Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshimi për tradhti solli kasaphanën, vajza 16-vjeçare i doli para thikës së babait për të mbrojtur nënën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dyshimi për tradhti solli kasaphanën, vajza 16-vjeçare i doli para thikës së babait për të mbrojtur nënën
KronikeKryesore

Dyshimi për tradhti solli kasaphanën, vajza 16-vjeçare i doli para thikës së babait për të mbrojtur nënën

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Krimi i pasionit ka çmendur një bashkëshort duke vrarë italianin që dyshonte se kishte lidhje me të shoqen, plagosur këtë të fundit, por aksidentalisht i mori jetën vajzës së tij të mitur që u sakrifikua duke mbrojtur të ëmën.

Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç.

Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.

- Publicitet -

Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis.

Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.

Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.

E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar, Taulan Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin.

Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Zyrtari pa zyrë on Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  2. K R on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Rn'S Bn'L on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  4. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  5. 1thundrak on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?