Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E BUJSHME: “Alma duke u grindur me personin që i ka marrë filmimin…”, gazetari publikon bisedën e regjistruar që zbardh skandalin e Kukësit 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E BUJSHME: “Alma duke u grindur me personin që i ka marrë filmimin…”, gazetari publikon bisedën e regjistruar që zbardh skandalin e Kukësit 
KronikeKryesore

E BUJSHME: “Alma duke u grindur me personin që i ka marrë filmimin…”, gazetari publikon bisedën e regjistruar që zbardh skandalin e Kukësit 

Published: June 28, 2023
Shpërndaje

Gazetari Mero Baze thotë se ka dëgjuar sot audion e një rregjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën.

Biseda është zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në Bashkinë e Kukësit dhe gjendet në duart e drejtësisë.

“Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur rregjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit” – thotë Baze.

- Publicitet -

Nga biseda mes personit në fjalë  dhe Almës shihen qartë tre gjëra.

E para, që Alma ka marrë përsipër misionin e rregjistrimit të një skene seksuale me Safetin për llogari të të tretëve dhe jo për mediat. Pra ajo ka shkuar aty për të krijuar një skenë shantazhi ndaj Safet Gjicit, i cili ka rënë pre e këtij kurthi.

Pas rregjistrimit, Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit, i cili ka verifikuar filmin dhe e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit.

Shqetësimi i Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin dhe kërkon që ai të mos e bëjë publike derisa ajo të largohet jashtë shtetit.

Biseda është pasi Alma të rimarrë kartën e memories me të cilën ka bërë rregjistrimin, pasi ai nuk ja jepte. Ajo e ka kërcënuar atë se nëse nuk ja jep, do ta denonconte atë si porositës dhe ai ja ka kthyer përmes të tjerëve.

Këtu fillon dhe biseda.

Së dyti, kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos, ashtu dhe Almën, është Sali Berisha. Ai e ka pritur Almën në zyrë para rregjistrimit, dhe pas rregjistrimit të Safetit.

Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës…

Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshme, Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 qeshor, tre ditë pas filmimit. Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur, i përket asaj dite.

Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar, i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm t’i thotë asaj mos na bëj foto bashkë. Nuk është e lehtë ta përdorësh një njeri në një akt vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëjë dhe një foto. Vet Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.

Së treti, është e qartë që Alma është përdorur dhe personi nuk e ka paguar. Për këtë ka dhe fakte të tjera që mund t’i ketë dëshmuar ajo vet në Prokurori. E sigurt është se fundi i bisedës tregon që ai sapo ka marrë videon, ka shantazhuar Safetin dhe nuk do t’ia dijë më për Almën. Madje mezi ja ka kthyer asaj.

Kjo bisedë zbërthen qartë gjithë skenarin e skandalit seksual në Kukës. Ajo ka një regjisor, që është Sali Berisha, pasi siç thotë në fund të bisedës dhe vet ai “nuk kam gjë në dorë”, pra nuk e ndalon dot botimin.

“Viktimë e kësaj historie është Safet Gjici, por në fund dhe vet vajza Alma, një vajzë e përdorur në mënyrë kriminale me siguri në premtim të pagesës.

Nuk di se çfarë hetimesh më tej mund të ketë Prokuroria, por nga kjo zbardhje bisede gjithçka është e qartë. Jemi para jë skeme te qartë shantazhi, ku përzihet Sali Berisha si garantues politik i skandalit dhe një person kundërshtar me Gjicin, që kërkon shkatërrimin e tij si kryetar bashkie. Personi “kamikaz” i kësaj historie është Alma Kaçi.

Shpresoj shumë se drejtësia do ta zbardhë këtë histori ashtu siç është, një skenar i ndyrë shantazhi, i cili tregon se sa larg ka shkuar politika shqiptare dhe vet Sali Berisha, i cili nuk është vetëm një politikan i korruptuar, por dhe një burrë plak i degjeneruar’ – thotë Baze.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?