Seanca gjyqësore të enjten ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për krijimin e skemës korruptive me kompaninë 5D Konstruksion u zhvillua mes tensioneve si pasojë e një serie pyetjesh të avokatëve të të pandehurve në drejtim të Belind Këlliçit, që sipas trupit gjykues nuk kishin lidhje me objektin e çështjes.
Në seancë u paraqitën 5 dëshmitarë të thirrur nga prokurori Klodian Braho, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Këlliçi shpjegoi në funksion të pyetjeve se kishte marrë informacion për aferën 5D përmes shënimeve të gjendura brenda një zarfi anonim të lënë në sekretarinë e Partisë Demokratike, kur ai po zhvillonte fushatën elektorale në cilësinë e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës në vitin 2023. Këlliçi tha se nuk e dinte kush e kishte lënë zarfin që ishte adresuar në emër të tij.
Ai shtoi se pasi kishte verifikuar të dhënat nga burime të hapura dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kishte krijuar bindjen se bëhej fjalë për një skemë korruptive që duhej të bëhej publike dhe kështu kishte bërë. Këlliçi deklaroi se më vonë kishte hartuar kallëzimin penal dhe e kiste depozituar në SPAK.
Përfaqësuesi ligjor i Mariglen Qatos, avokati Ardian Leka dhe ai i të pandehurit, Redi Molla, avokati Denion Bogdani kërkuan nga Këlliçi që të tregonte emrin që kishte dhënë informacionin. Po ashtu, Këlliçi u pyet nëse e kishte fituar garën për Bashkinë e Tiranës pas denoncimeve dhe pyetje të tjera, që gjykata i vlerësoi si jashtë objektit të çështjes. Gjykata u tërhoqi disa herë vëmendjen avokatëve dhe i kërkoi dëshmitarit Këlliçi të mos përgjigjet për disa prej pyetjeve.
Edhe prokurori Klodian Braho vërejti se avokatët nuk mund t’i kërkojnë dëshmitarit se ku ka gjetur informacionin. Braho solli në vëmendje se Prokuroria ka ardhur në gjykatë me prova të reja që janë administruar gjatë procesit penal.
Këlliçi tha se nuk intimidohej dhe se kishte ardhur për të dëshmuar. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Flora Hajredinaj u tërhoqi vëmendje në mënyrë të përsëritur avokatëve Ardian Leka, Denion Bogdani dhe Henrik Ligori, duke u bërë me dije se sjellja e tyre ishte fyerje e autoritetit të gjykatës. Avokati Ligori nuk vijoji me pyetje pas tërheqjes së vëmendjes, ndërkohë që gjykata penalizoi me 20 mijë lekë gjobë avokatin Denion Bogdani, i cili vijoi t’i drejtonte Këlliçit pyetje që u çmuan prej trupit gjykues se nuk kanë lidhje me procesin. Kryesuesja Hajredinaj i tha Bogdanit se nësi ai do vijonte me këtë sjellje, do të nxirrej jashtë sallës.
Tensioni u përcoll edhe tek të pranishmit në seancë mes familjarëve të të pandehurve, ku punonjësi i gjykatës u detyrua të nxjerrë jashtë sallës së gjyqit një burrë trupmadh për shkak të mosrespektimit të rregullave të qëndrimit në sallë.
Gjykata listoi dëshmitarët e tjerë që duhet të pyeten, shumica e të cilëve nuk ishin njoftuar nga posta, me argumentin se adresat nuk ishin të plota ose nuk ekzistonin. Si dëshmitar është thirrur edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, për të cilin posta kishte njoftuar se adresa nuk ishte e plotë.
Në një komunikim me policinë gjyqësore, Mazniku kishte shpjeguar se e kishte marrë thirrjen mëngjesin e së enjtes dhe nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi tjetër të parashikuar. Gjykata ripërsëriti njoftimet e dëshmitarëve dhe shtyu seancën për më datë 2 tetor, në orën 09:00.
Çështja penale në ngarkim të Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe pesë të pandehurve të tjerë është regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.
Gjykata vendosi që gjykimi tyre të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.
E.Hoxhaj – Reporter

Belind Kerrrici dhe te tjeret e PD! Cfare ironie dhe komedie!
Mafiozët,Shpifsit,Hajdutët,Mashtuesit.nuk kan BRIRË,I tillë është edhe ky I DIPLOMËS FALLCO që shpif njllloi si BABALE.
A e gjeti letrën ANONIME NËSHQUO.? Babale-1(Saliani) a u përgatit në SHQUP.? A ishin Saliu dhe Luli organizatorët.? A bëri burg Saliani.? Akoma nuk po nxën mënd SALISTËT SE NUK MERRET PUSHTETI ME SHPIFJE.?
A nuk po e kuptojnë se me SALIUN NUK DALIT DOTË NGA WC-të LANËS.?
Edhe sa shpifje do bëj ky DHËNDRRI PS.?
Mafiozët,Shpifsit,Hajdutët,Mashtuesit.nuk kan BRIRË,I tillë është edhe ky I DIPLOMËS FALLCO që shpif njllloi si BABALE.
A e gjeti letrën ANONIME NË SHQUP.? Babale-1(Saliani) a u përgatit në SHQUP.? A ishin Saliu dhe Luli organizatorët.? A bëri burg Saliani.? Akoma nuk po nxën mënd SALISTËT SE NUK MERRET PUSHTETI ME SHPIFJE.?
A nuk po e kuptojnë se me SALIUN NUK DALITN DOTË NGA WC-të LANËS.?
Edhe sa shpifje do bëj ky DHËNDRRI PS.?
Mafiozët,Shpifsit,Hajdutët,Mashtuesit.nuk kan BRIRË,I tillë është edhe ky I DIPLOMËS FALLCO që shpif njllloi si BABALE.
A e gjeti letrën ANONIME NË SHQUP.? Babale-1(Saliani) a u përgatit në SHQUP.? A ishin Saliu dhe Luli organizatorët.? A bëri burg Saliani.? Akoma nuk po nxën mënd SALISTËT SE NUK MERRET PUSHTETI ME SHPIFJE.?
A nuk po e kuptojnë se me SALIUN NUK DALITN DOTË NGA WC-të LANËS.?
Edhe sa shpifje do bëj ky DHËNDRRI PS.?
Mafiozët,Shpifsit,Hajdutët,Mashtuesit.nuk kan BRIRË,I tillë është edhe ky I DIPLOMËS FALLCO që shpif njllloi si BABALE.
A e gjeti letrën ANONIME NË SHQUP.? Babale-1(Saliani) a u përgatit në SHQUP.? A ishin Saliu dhe Luli organizatorët.? A bëri burg Saliani.? Akoma nuk po nxën mënd SALISTËT SE NUK MERRET PUSHTETI ME SHPIFJE.?
A nuk po e kuptojnë se me SALIUN NUK DALITN DOTË NGA WC-të LANËS.?
Edhe sa shpifje do bëj ky DHËNDRRI PS.?
Pre a kan vjedhur Molla dhe Dardha apo jo?! Kaq ka rendesi te tjerat jane detaje.
Keta drejtoret te japin llogari deri ne 1 per pislliqet qe kane bere.Jo majtas,jo djathtas,keta jane thjesht hajdute asgje tjeter.
Une nuk besoj ne akuzat e bera. MJAFTON qe mesova se autori I akuzave qenka Beulindi Kerric dhe perpunimi eshte bere ne PD. Nje babale kerici dhe Olsi per te goditura me nje gur tjeter Erion Veliaj..
Kete radhe me pelqeu komenti i Sul Kobures sepse nuk ka ndodhur asnjehere ne shqiperi plus kohen e monizmit qe te zgjedhurit tane ne pushtetem qendrore apo lokale te mos vjedhin apo te mos jene te korruptuar ! . Keta te tjeret duke filluar nga SPAK-u dhe Trap-ajani (sepse Temo koloneli me shkolle Zallherri) duket qe eshte leshko jane si gjithmone B_L te Rames ne veçanti .
Keta Drejtore hajdute te nje super-Hajduti kryetar Bashkie e bejne rracen e militanteve budallenj SPAK e TemO te ndihen te kenaqur kur ka vjedhje sa ne qeveri sa neper bashki, madje edhe pasi ne burg i rras vete pushteti i Rames.
Lexon Diye-n! Komente nga njerez medioker qe nuk kuptojne cfare ndodh ne Shqiperi,fare! Njerez sureale qe njohin vetem Saliun! Njeres delusioniste pa mendje te sakte! Po ku i gjen Saliu keta lloj njerezish! Kam pare Aulon Kalane keto muajt e fundit! A mund te jete njeriu,kandidat dhe gazetar kaq i ceket, kaq emocional, kaq i trashe ne argumentat qe jep! Te gjithe e dime se eshte “hajdut” pa vendim gjykate,mjafton qe SPAK po e investigon! Sic duket po edukojme vecse gomere berishiane!