Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E kam kushëri, ka pirë kafe te lokali im”- I penduari i drejtësisë tha se ishte në shënjestër për t’u eliminuar nga grupi i Laert Haxhisë, avokati: S’jam kërcënuar kurrë! U shokova kur…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “E kam kushëri, ka pirë kafe te lokali im”- I penduari i drejtësisë tha se ishte në shënjestër për t’u eliminuar nga grupi i Laert Haxhisë, avokati: S’jam kërcënuar kurrë! U shokova kur…
AktualitetKronike

“E kam kushëri, ka pirë kafe te lokali im”- I penduari i drejtësisë tha se ishte në shënjestër për t’u eliminuar nga grupi i Laert Haxhisë, avokati: S’jam kërcënuar kurrë! U shokova kur…

Published: October 2, 2023
Shpërndaje

Avokati Adriatik Doga, i cili sipas të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ishte nën shënjestrën e grupit të Laert Haxhiut për t’u ekzekutuar, ka deklaruar se nuk është kërcënuar asnjëherë.

Ai theksoi se 39-vjeçarin Artan (Marjus) Tafani e ka kushëri dhe se ky i fundit 3 muaj më parë ka pirë kafe tek lokali i tij.

“Kur xhaxhai i tij mori vesh që ishte arrestuar Marjusi më tha mua që të isha avokat. Të nesërmen del që donte të më bënte mua atentat”, tha avokati Adriatik Doga.

Avokati theksoi se s’ka pasur marrëdhënie konfliktuale me Marjus Tafanit apo me këdo tjetër.

- Publicitet -

“E mora vesh nga konferenca për shtyp e Drejtorit të Policisë së Shtetit. U shokova, thashë çfarë është ky trillim, mashtrim. Duke kaluar ditët, telefonat e njerëzve, normalisht që frikësohesh e traumtizohesh, është hall më vete edhe sqarimi i familjes, i njerëzve, miqve që nuk pushon telefoni.

Thonë që më kanë bërë 3 herë atentat, që kanë ardhur për të më vrarë tek dera e shtëpisë, por për mua kjo nuk ekziston. Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, s’më ka marrë njeri në telefon të më thotë një fjalë të keqe apo ofenduese, prej 10 vitesh që jam avokat.

Asnjë përplasje dhe asnjë marrëdhënie me Laert Haxhiun, kam qenë avokat i Marjusit, sepse e kam kushëri. Kemi qenë në çdo sebep familjar, në çdo vaki edhe kur i ka vdekur i jati në ’97 që ia kanë vrarë kemi qenë prezent. Para 3 muajsh Marjusi ka qenë tek lokali im ka pirë kafe. Kur xhaxhai i tij mori vesh që ishte arrestuar Marjusi më tha mua që të isha avokat. Të nesërmen del që donte të më bënte mua atentat. S’kam pasur marrëdhënie konfliktuale me Marjusin apo me këdo tjetër, jo asnjëherë”, tha ai.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • The New York Times: Zemërimi ndaj Ramës shtohet, kërkohet dorëheqja e tij
  • Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar
  • Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv pas dhunës ndaj një qytetari
  • Zgjedhjet parlamentare, e diel vendimtare për Serbinë, a do ta rrëzojnë studentët Vuçiçin?
  • VIDEO: Po shkonte në shtëpi me bukë me vete, qytetari dhunohet nga dy efektivë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Ethem Lalaj on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. ATSH on Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  4. find the difference on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  5. Haxhi Kristaq Qamili (*) on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?