Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E lëviz politika kandarin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > E lëviz politika kandarin?
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

E lëviz politika kandarin?

Published: December 12, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Belinda Balluku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit publik. Një akuzë e tillë në Shqipëri ka një domethënie të qartë. Dyshime për favorizime, konflikt interesi, përfitime të mundshme nga kompani të lidhura.

Pikërisht për raste të tilla, ligji dhe praktika ndërkombëtare e llogaridhënies kërkojnë që zyrtarët me peshë të qendrojnë larg detyrës, derisa drejtësia të bëjë punën e saj.

- Publicitet -

Arsyeja është elementare: pushteti aktiv i një ministri ka një ndikim real mbi hetimin. Prandaj, pezullimi prej detyrës në raste të tilla nuk është dënim. Është një mbrojtje e procesit penal nga politika.

Rikthimi në zyrë përpara përfundimit të këtij procesi prodhon një sinjal të dyfishtë dhe të rrezikshëm. Së pari, tregon se statusi politik mund të mbajë një zyrtar në pozicion, pavarësisht nga serioziteti i akuzave. Së dyti, sugjeron se procedurat e drejtësisë mund të ndërpriten ose zbuten kur preken figurat më të larta të qeverisë.

Kjo e fundit është pasoja më e madhe, pasi është morale. Në epokën e Reformës në Drejtësi rikrijohet bindja se drejtësia është e pavarur vetëm për të dobëtit. Të fortët ose ata me mbrojtje politike gjejnë gjithmonë derën nga hyjnë dhe derën nga dalin. Ky është problemi real.

A duhet një zyrtar i lartë ekzekutiv të vazhdojë të ushtrojë funksionet e tij, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion dhe manipulim të tenderave?

Kush ka përparësi: Funksionimi i qeverisë? Apo masat parandaluese të drejtësisë penale?

Nëse ka përparësi qeveria, edhe kur ka akuza me prova kaq të forta, atëherë përse e krijuam Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme?

Do ketë një seancë plenare publike më 22 janar 2026. Vendimi i 22 janarit do ndikojë edhe këtë të 12 dhjetorit. Por për momentin Gjykata Kushtetuese ka bërë një interpretim goxha “të gjerë” të imunitetit dhe kompetencave ekzekutive.

Nuk diskutohet vendimi i gjykatës, dakord. Por si mesazh është i gabuar. Na del se proceset gjyqësore mund të rrëshqitkan prapë si më parë, sapo politika të lëvizë kandarin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
48 Comments
  • Mendimi im! says:
    December 12, 2025 at 9:41 pm

    Jo nuk është kështu! Problemi nuk është Balluku, apo x dhe y-ni, por është proçedura e gabuar që ka ndjekur SPAK-u. Kushtetuta e thotë qartë që dy pushtetet e ndara të pavarura janë Drejtësia dhe Ekzekutivi, të cilat burojnë nga Parlamenti me deputetët që votohen nga populli. Pra shkurt, Parlamenti është rregullatori i pushteteve të pavarura. SPAK-u nuk është mbi Parlamentin dhe nuk mund të bëjë pushime apo arrestime ndaj anëtarëve të pushteteve të pavarur. Këtë mund t’a bëjë vetëm Parlamenti. Kështu u veprua me Kongresmenin Trafikant, që ishte demokrat, por mik i Berishës dhe erdhi në Shqipëri në mbështetje të Berishës. Ai akuzohej për korrupsion dhe Kongresi i bëri gjyqin, të cilin e pamë në televizion. Kolegët e tij e shkarkuan, ndërsa Gjykata e futi në burg. SPAK-u duhej që dosjen për Ballukun t’a dërgonte në Parlament dhe ky Parlament t’a shkarkonte, kështu që hapej rruga edhe për t’a arrestuar. Por problemi qëndron gjetkë që SPAK-u dosjen e krijon me prapaveprim, në fillim burgos, dhe pastaj ndërton akuzën dhe e dërgon në Gjykatë formalisht, mbasi Gjykatat janë kthyer në Noterë të SPAK-ut. Mjerë ai që piketohet nga SPAK-u, se nuk e gjen drejtësinë e duhur. Shëmbull është Thoma Ngëllçi, i cili i fitoi gjyqin në Strasburg.

    Reply
    • ¿? says:
      December 13, 2025 at 12:17 am

      Nuk eshte tamam siç thoni ju me Mendimin Tuaj. Edhe Parlamenti eshte nje nga Pushtetet e Pavarura, as me lart e as me poshte se te tjeret. Eshte i pavarur, po s’ka te drejte te cenoje pavaresine e Pushteteve te tjere, ndryshe e Ashtuquajtura Pavaresi e pushteteve nuk egziston, po qe se jane te varur nga Parlamenti. Parlamenti perben ate qe quhet PUSHTET LEGJISLATIV, pra ne kuptomin e Pavaresise , as nuk varet nga pushtetet e tjere, po as pushtetet e tjere nuk varen prej tij.

      Reply
    • Aldrinp says:
      December 13, 2025 at 4:00 pm

      O mendimi jot, sipas teje cfare eshte SPAKU? Cfare pushteti ka?
      Eshte Ekzekutiv? JO!
      Eshte Legjislativ? JO!
      Eshte Gjyqesor? JO!
      Perse e ngriti Ramuti?
      Cilat jane atributet e Pushteteve kur hajduti vjedh duke perdorur Parlamentin dhe Shtetin?

      Reply
  • Vlora 97 says:
    December 12, 2025 at 9:44 pm

    Konentusi “Mendimi im” merret me proceduren. Mua si popull më duhrt vetem nje gje: KUSH MI KA VJEDHUR PARATË???

    Reply
  • chp says:
    December 12, 2025 at 10:04 pm

    komentuesi “mendimi im” 9 41 pm
    Cfare ke shkruar me siper eshte dhe Mendimi Yne..qofsh i nderuar !
    Kjo fjalim me poshte e shkruar nga ju eshte Aksiome per Spakriminelat (CITOJ)
    SPAK-u , në fillim burgos, dhe pastaj ndërton akuzën dhe e dërgon në Gjykatë formalisht, mbasi Gjykatat janë kthyer në Noterë të SPAK-ut.(FUND CITIMI)
    Meqe permende mikin e Berishorrit ,James Traficant Jr nje nga politikanet amerikane me perverse me ka bere pershtypje nje interviste e tij dhene gazetarit B.S kur erdhi ne Shqiperi ne 2001 kur tha qe :Nje i majte eshte i mire vetem i vdekur”..komentin ta vazhdoje lexuesi
    Titulli me i sakte do ishte qe
    Kandarin e Spak-ut e leviz politika ,si kuislinge te haleateve..
    .Nese Usaliu Marikes ka bere krime me tonelata pse
    duhet te merremi me kilogramet e Ballukes dhe Veliajt ?

    Reply
    • ¿? says:
      December 13, 2025 at 12:23 am

      I nderuar chp, kisha vendosur te mos merrem me ty, sepse i ke dhene provat qe shef vetem ne nje drejtim, por, me lejo te te ve ne dukje me miresjellje qe ajo qe thua ti:
      “…në fillim burgos, dhe pastaj ndërton akuzën …” nuk eshte korrekte. E shoh qe e ke citim nga Mendimi i Atij atje siper, por meqe eshte citim me aprovim eshte njelloj si me qene yti.
      >
      Tashti po te them qe SPAKu nuk ka BURGOSUR njeri…. Ajo qe ka bere SPAKU me Veliajn, se aty te rref ty. quhet arrestim, si pasoje te cilit, mund te dtyrohesh te paraqitesh, mund te jesh ne “arrest” stepie, ose te jesh i ndaluar. anglishtja ka dy terma te dallueshme qe shqipja fatkeqsisht nuk i ka , jail dhe prison. Shqipja jone e pasur i perkthen te dja BURG, prej ketej rrjedhin edhe keqkuptimet.
      >
      Detyrimi per paraqitje, qendrimi ne shtepi, ose ndalimi (jail) percaktohet nga Prokuroria ne varesi nga si gjykohet rrezikshmeria e te pandehurit.
      >
      Ti mere si te duash, po jo cdo gje ne kete bote eshte sic e sheh ti.

      Reply
  • demo says:
    December 12, 2025 at 10:46 pm

    Pas vendimit te Kushtetueses per kthimin ne detyre te Ballukes,SPAK Unanimisht duhet te japin doreheqje,Perderisa nuk i lejohet te hetoje,gjykoje,vendimoje krimet dhe vjedhjet ne Nivele te Larta,kot qe egziston. Kush i vjedh kanacet,celularet,bicikletat,makinat, ka gjykata fakti sa te duash.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 12, 2025 at 11:01 pm

    Ky tekst i Adrian Thanos është një editorial i fuqishëm dhe i balancuar që ngre cështjen thelbësore të momentit:

    drejtësia është për të gjithë — ose nuk është drejtësi fare.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    December 12, 2025 at 11:03 pm

    Demo ka te drejtë

    Nëse statusi politik mjafton për të mbrojtur dikë nga pasojat e akuzave, reforma në drejtësi humbet kuptimin e saj.

    Përshlndes kryeredaktorin. Ky është një test jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por për etikën publike në tërësi.

    Reply
  • TIRONA says:
    December 12, 2025 at 11:09 pm

    Rasti po shndërrohet në një përplasje të hapur mes SPAK dhe Qeverisë — e maskuar si debat kompetencash.

    Në fakt, thelbi është ai qe thotë Thano: a mund të hetohen realisht zyrtarët e lartë, apo shteti do t’i mbrojë ata politikisht dhe institucionalisht?

    Në thelb, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka efekt praktik dhe simbolik: rikthen në zyrë një zyrtare të akuzuar për abuzime, përpara se të shqyrtohet çështja. Për një drejtësi që kërkon besueshmëri, është një kthim pas.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 12, 2025 at 11:38 pm

    Me llac e beton e pushtove PS. Nga llaci dhe betoni do e marresh tatepjeten. Si Berisha, qe hengri te gjithe grupin e nismetareve. Tani po e hane mizat qe po vete ai i ndolli ne banket.

    Reply
  • Komentuesi says:
    December 13, 2025 at 12:08 am

    KARRIGIA PËRBALLË LIGJIT. KUSH BIE I PARI: QIEJT APO DREJTËSIA?

    Rikthimi në detyrë i një zyrtari të lartë nën hetim për korrupsion (apo shkelje të barazisë në tendera) nuk është thjesht çështje procedure. Është një goditje morale për një shoqëri që ka vite që pret drejtësi. Shprehja “Le të bëhet drejtësi edhe sikur qiejt të bien” merr kuptim pikërisht tani. Sepse drejtësia ka vlerë vetëm kur zbatohet kundër njerëzve me pushtet. Vetëm atëherë testohet pavarësia e institucioneve. Vetëm atëherë një shtet tregon se kë po mbron, qytetarin, apo privilegjin politik. Kur SPAK thotë se një zyrtar është rrezik për prishje provash, rikthimi i tij në detyrë nuk është thjesht vendim administrativ, është sfidë e hapur ndaj logjikës më elementare të procesit penal, rrezik që vetë e vërteta të deformohet. Dhe kur aleati më i madh i vendit, SHBA, e quan korrupsionin rrezik për sigurinë kombëtare, nuk ka asnjë arsye që njerëz të hetuar për këtë krim të qëndrojnë në zemër të pushtetit ekzekutiv. Atëherë si është e logjikshme që njerëz nën hetim për korrupsion të kenë ende akses tek dokumentet, institucionet dhe vartësit? Sepse kur një qytetar i thjeshtë pret me vite një gjyq, ndërsa një zyrtar i pandehur vazhdon punën si të mos ketë ndodhur asgjë, mesazhi që i jepet shoqërisë është shkatërrimtar, pra ka dy Shqipëri — njëra që gjykohet, tjetra që mbrohet. Nëse drejtësia dorëzohet për hir të komoditetit politik, atëherë reforma në drejtësi s’ka më kuptim. Qytetarët kuptojnë menjëherë sinjalin: për të fortët ka privilegje, për të tjerët ka pritje pa fund. Pushteti nuk mund të jetë mburojë. Shteti s’mbahet me imunitet, dhe qytetarët meritojnë më shumë. Imuniteti si strehë është një histori që duhet të mbarojë. Kur standardet bien, rrëzohet besimi edhe qetësia e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse pezullimi nuk është ndëshkim, por është mbrojtje e shtetit. Sepse vetëm kur drejtësia zbatohet pa frikë e pa llogari politike, edhe sikur “qiejt të bien”, një shoqëri mund të ngrihet e të ecë përpara me dinjitet. Dhe kjo është arsyeja pse interesi publik duhet të dominojë mbi çdo interes individual. Për të mbrojtur procesin. Për të mbrojtur besimin. Për të mbrojtur idenë se drejtësia nuk negociohet, edhe sikur qiejt të bien. Qiejt bien, por drejtësia nuk duhet të bjerë, sepse drejtësia nuk është opsion politik.

    Reply
  • chp says:
    December 13, 2025 at 12:40 am

    Çka po thue o Komentuesi 12;08 am !!
    Pse shprehja juaj nga rrjeshti i 8 (citoj)
    “”””””Dhe kur aleati më i madh i vendit, SHBA, e quan korrupsionin rrezik për sigurinë kombëtare, nuk ka asnjë arsye që njerëz të hetuar për këtë krim të qëndrojnë në zemër të pushtetit ekzekutiv..”””” eshte si Non Grata Gallata
    Kur Amerika perkedheli Berishen e saj me Non Grata per:
    – Korrupsion Madhor
    -Shantazh Drejtesise
    -Minim Demokracie..
    Pra pse Amerika kur Berisha “paska rrezikuar” sigurine kombetare ne vend te prangave e mbron me mafjozin e votimeve LaCipitaja ?? dhe sot eshte ne zemer te opozites
    Fabula komentit:
    Nese Amerika qe ben ligjin ne Vilajetin e Tiranes dje dhe sot mbron hapur tonelatat e Krimberishes atehere nuk pine uje morali i komentuesit komentues…e thene popullorce ne grope te h-les shkofte Balluku biles dhe me Ramen por me pare duhet te ishte futur ne vrimen e llagemit Usaliu i Marikes…ne te kundert ti japim te drejte nje poeti nga Chicago Amerikes qe shkruan:

    O Enver te kam rixha
    Ngrehu neser me sabah
    Behu dhe nje here i ri
    Veten gjysem ore rri

    Mer komanden ne kete vend
    Se te pret populli tend
    Qe ti vesh gjerat ne vend
    Se Shqiperine e shqyen qent

    .Ca spiune e kriminele
    Shume hajdute e dembele
    Nje Ed Rama e nje Sali
    Qe e shiten kete Shqiperi

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 13, 2025 at 6:25 am

    Më vjen keq Z.A.Thano,që po gabon për herë të parë:
    -Jam dakort me komentin e parë..Mendimi(Edhe ky ANONIM).!
    -GJK,ka të drejtë.GJKKO,duhet ta dërgonte dosjen e B.Ballukut në Kuvëndin e Shqipërisë,por zbatoi URDHËRIN E SPAK,I kthyer në REPRESIV,Për plotsim numuri,duke PARABURGOSUR njërz pa shumë fakte bindëse dhe pa u GJYKUAR me muaj e vite,pra KORR E MOS LIDH,Mi 64 % më shumë se në Shteret e BE,duke u bër problem Nd/Kombëtar,ku nga 1600 dosje në 2016,jan shtuar në 200.000 në 2025(Kongresmeni Amerikan).
    -KM Rama kërkoi zbatimin e nenit Kyshtetues kush ka të drejtë Shkarkimi,Pezullimi dhe JO GJYKIMIN PËR KORRUPSION,e cila mund të vazhdoi pas heqjes së mandatit nga Kuvëndi i Shqipërisë më 22.01.26.
    -Me këtë rast GJK I pret hovin Hitkerian SPAK(A.Dumanit),I cili ka dal mbi gjykatat,Kuvëndin,Presidentin duke vendosur UNIN,duke marr urdhra nga tjetër kush !?
    -Fakti që hetimet dalin në MEDJE,POPULL për opinion,Gjyq politikë paraprak ENVERIAN,është fai i SPAK.
    -Me Shpresë për hetim normal tek kryetari RI i SPAK,BRAHO më shumë për fukarejt pa mbështetje e DOLLAR..?
    EL News Albania

    Reply
  • Skypion says:
    December 13, 2025 at 6:59 am

    Komentuesit ndihen te coroditur nga ky shenim i kryeredaktorit te gazetes.
    Megjithese loja e ndyre politike eshte publike, ata nuk kane aftesine te shohin dinakerite e luftes brenda llojit. Ata nuk e kuptojne qe, nuk ka rendesi a eshte a s’eshte i drejte ky vendim i GJK; porse ndaj kujt eshte marre.
    Po te ishte Veliaj ne vend te Ballukut, arsyetimi do te ishte krejt i kundert; por eshte Balluku, armikja me e madhe e Veliajt ne familjen perverse socialiste.
    Grupi i mbeshtetesve te Veliajt tek socialistja, e dine shume mire, qe pas Nesti Angonit te famshem, qendron Balluku; ajo ia beri varrin politik Veliajt; per shkak te saj, Veliaj dergjet ne burg.
    Kete nuk ia falin; dhe shfrytezojne cdo rast, qe ta godasin.
    Interesant eshte fakti, qe edhe pjesa tjeter tek socialistja e urrejne BAllukun po kaq shume sa mbeshtetesit e Veliajt.
    Edhe ata e dine shume mire, qe Balluku e mban peng Ramen. Ata e dine shume mire, qe gjithe ky diskretitim i Rames ne raport me drejtesine e re, duke shantazhuar hapur GJK dhe SPAK, eshte per faj te Ballukut. Dhe kete nuk ia falin as keta.
    Jam mese i sigurt, qe zoti Kryeredaktor pret qe, ne keto kushtet e reja, SPAK te beje levizjen e vetme qe i mbetet: te kerkoje heqjen e imunitetit te Ballukut.
    Eshte e padurushme, qe ndersa Veliaj dergjet ne burg, Balluku te vijoje e qete detyren edhe pse e kapur ne flagrance.

    Reply
  • K R says:
    December 13, 2025 at 7:42 am

    O Skypion o fënda e Saliut
    Meqë përmend Veliajn
    Na thuaj pse ai eshte në qeli dhe kjo në zyrë kur ai akuzohet per 800 mij euro brekët e gruas kurse kjo për 210 milion euro parat e popullit?

    Reply
  • drejtperdrejt says:
    December 13, 2025 at 7:54 am

    A duhet nje zyrtar i larte ekzekutiv te ushtroje funksionet e tij ndersa ndaj tij rendojne akuza per korrupsion etj, etj…?
    Pyetje me vend nga Thano nuk ke c’thua ( kjo vec ndonje militanti budall si Ethem Lalaj mund ti thartoje surratin)
    Por ama Thano ka shtuar ne ate pyetje vertete ekselente, nje fjale pas zyrtar i larte, fjalen “ekzekutiv”!
    Ej Ardian Thano, nese ate fjele “ekzekutiv” e ke shtuar qe te perjashtosh Erion Veline, kjo ta zhvlereson krejt idene!
    Nese kete shkrim e ke per c’do zyrtar nen akuza per korrupsion, aferim te qofte! Nese e ke qe te perjashtosh Erion Veline me akuza te njellojta ngaqe nuk eshte “ekzekutiv”, atehere jazek te qofte!

    Reply
  • nje shqiptar says:
    December 13, 2025 at 8:19 am

    Dhe ti Skypion mendon se nese SPAK kerkon ne kuvend qe ti hiqet imuniteti Ballukut kuvendi do ja heqe ? As ai Berisha yt nuk do votoje per heqjen e imunitetit per Lubine por do kerkoje qe grupi parlamentar i PD-es ta bojkotoje seancen ! Mos prit me prej Berishes, mjaft u mashtruam sikur na sollen demokracine . Jemi akoma ne monizem si me berishen ashtu dhe me Ramen . Ne rast se Dulla Enver na fuste ne burg po te ankoheshe per kushtet ekonomike keta ta nxijne jeten qe te braktisesh vendin .

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 13, 2025 at 8:47 am

    Cfare do te ndodhte sikur nje kirurg qe akuzohet se vret pacientet te mos pezullohej nga detyra me argumentin,se Spitali nuk ka kirurg tjeter profesionist??Do vazhdonte te vriste.
    Kjo kushtetuta i ka ligjet te shkruara qarte me nje kuptim,apo i ka shkruar ligjet arabisht si qitapi kadiut?
    Tre gjyqtare e kane lexuar ndryshe dhe 5 gjyqtare e kane interpretuar ndryshe.Po e pat fajin Kushtetuta le ta djegin kushtetuten dhe te bejne kushtetute te re. Gjysma e juristeve ne portale dhe rrjete sociale shkruajne se u mbrojt kushtetuta,,Gjysma shkruajne se u rrezua kushtetuta,.Po ne komentuesit qe nuk e kemi lexuar kushtetuten dhe as kemi ndermend t`ja hedhim syte?

    Reply
  • Arratisuri 68 says:
    December 13, 2025 at 8:49 am

    Skypion menderja
    Pikerisht se e dinë që Kuvendi nuk e dorezon Ballukun se eshte plot perplot me hajdut si Balluku, SPAK ka gjetur kete menyre tjeter qe te vazhdoj hetimet.
    Se politika kurve mbron veten por te pakten DREJTESIA duhet te jete ne anen e popullit.
    Si edhe media.
    Nje BRAVO te madhe per shkrimin e AdiThanos

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 13, 2025 at 9:01 am

    Jam dakord me komentuesin “Drejtpërdrejt”
    Por nuk besoj se Thano mbron dikë. E kemi ndjekur dhe sot gjërat janë sheshit nuk fshihesh dot.

    Edhe në rastin Veliaj me sa kemi parë në këtë portal ndryshe nga portali Tema ku i janë turrur Dumanit dhe Drejtësisë së re këtu qëndrimet e gazetës Dita kanë qenë të ekuilibruara duke vënë theksin te ashpërsia e qëndrimit të Prokurorisë me një kryebashkiak të zgjedhur që kontraston me tolerancën e treguar me Berishën e së fundmi me Ballukun. Por Dumani dhe Spak këtu në Dita vazhdon mbrohet dhe inkurajohet. Si lexues i Ditës që nga numri i parë nuk kam parë kurrë që këtu të mbrohet korrupsioni. Pikë.

    Ndryshe do ishin akoma me Ramën të cilin e kanë mbështetur për të ardhur në pushtet. Por nuk më duket se janë. Shihet qartë nga qëndrimet e analistave të kësaj gazete. Kjo i nderon dhe i bën një media e popullit.

    Shumë respekt kam patur për Arben Dukën e hëngri vdekja shpejt.

    Unë jam dakord me idetë e shkrimit i shkurtër dhe konciz në mendime: Vendimi i 12 dhjetorit duket më shumë si një zgjatje e konfliktit kompetencash mes drejtësisë dhe qeverisë, sesa si një garanci për të drejtën e zyrtares.

    Megjithatë, efekti praktik është: një ministre e pandehur vazhdon të komandojë një nga dikasteret më të pasura në vend, mes një procesi të rëndë penal.

    Kjo është një kthesë e rrezikshme në kohën e Reformës në Drejtësi e cila duhet të kishte ndërtuar pikërisht kulturën e përgjegjësisë për zyrtarët e lartë. Në vend të kësaj, kemi një rast ku politika duket se i dikton drejtësisë rregullat e lojës. Pra anon kandarin nga vetja sic thotë dhe mjeshtri i penës Adrian Thano

    Reply
  • Plesha says:
    December 13, 2025 at 9:35 am

    Nuk dimë, filluan fluturimet për Canada !?…

    Reply
  • Drinizi says:
    December 13, 2025 at 10:16 am

    Medimi im,me disa fjalë i ke thënë të gjitha.Një pjes eSpaku është i ndikoar politikisht.Bënë dosjet me materialet e Këlliçave,Kalajave,agnostave…. dhe pastaj i zbukuron dhe mbushë, shkonë në mbi 60 000 faqe,që të bëhet i pamundur gjykimi.Spaku duhe të mbajë përgjegjësi për mosveprim dhe tejkalim rë qëllimshëm të kompetencave.

    Reply
  • Skypion says:
    December 13, 2025 at 10:37 am

    EShte nje fakt i njohur, qe Veliaj me shume se kushdo tjeter, edhe se Rama vete, diktonte linjen editoriale te shume gazetave dhe portaleve; ay, sic thuhej, ishte jo vetem kryetar bashkie por edhe kryeredaktor gazetash; kjo, sepse i paguante me milionat e vjedhura nga inceneratoret, 5d-rat, dhe nga qindra milionat e pastrimit te parave te droges me kullat e panumerta ne Tirane.
    Shume prej zv-kryeredaktoreve te Veliajt, pas arrestimit te tij, e kane braktisur, kjo edhe per shkak te urdherit te Rames; por ka nga ata qe vazhdojne t’i bejne avokatine, ne menyra nga me te ndryshme edhe pse e dine se ai eshte nje zombi politik, mbase ka te beje me mirenjohjen; nuk eshte per te cuditur, sepse edhe ne boten e krimit dhe korrupsionit ka njefare kodi mes hajdutesh dhe kriminelesh.
    Nje menyre per t’i kthyer nderet Veliajt, eshte edhe kjo per te goditur armiken e tij te betuar ne bordellon socialiste, Belinda Ballukun.
    Por, ketu gjerat marrin nje drejtim sa interesant aq edhe komik, sepse te godasesh Ballukun , sidomos tani, eshte njesoj si te godasesh Edi Ramen; sepse ate vendim GJK e ka marre per Edi Ramen dhe jo per Belinda Balluku. Kjo qe po ndodh tani ne aleancen laramane te qelbesirave socialiste eshte nje show i vertete pe rtu shijuar. Nuk e di kush ka armik ke dhe cili, nga mik, mund te behet armik neser; te gjithe jane dyshues ndaj njeri-tjetrit.
    Ankthi qe ka kapluar palloshin e gajte, eshte perhapur si epidemi ne te gjithe bordellon socialiste. Te gjithe jane ne panik, sepse e dine shume mire, qe ne kete gjendje qe eshte, kurvi i Belindes mund te beje kurban cilindo.
    Por ka edhe nga ata pehlivane, qe bejne ate qe kane bere gjithmone, dhe qe eshte nje nder zakonet me te shemtuara ne gazetarine shqiptare: gjoba!
    Dhe gjoba mund te vihet ne njemije menyra; edhe duke dhene sinjale se kujdes, se mund te te kthehem kunder! Zevendesit e Veliajt, kur ky ishte kryeredaktor i tyre po bejne pikerisht kete.
    Por nuk kane llogaritur nje veti te Rames: paparashikueshmerine! Nje monster qe mund te hedhe edhe te voglin e tij nga shkembi ( pse i ka vajtur ne mendje, prandaj thoshte se nuk e ben nje gje te tille), ketyre, pavaresisht cmimit, imagjinohet se c’mund tu beje….

    Reply
  • demo says:
    December 13, 2025 at 11:00 am

    Mendimi im,Midis Kongresit Amerikan dhe Parlamentit shqiptar eshte ne mes nje Oqean,disa Dete dhe nje botekuptim,edukate,formim 250 vjecar. Ne kongresin Amerikan mund te dergohet per gjykim edhe nje Kongresmen mafioz,i korruptuar dhe te marre vote ndeshkimi edhe nga Koleget nqs provat u duken bindese,ndersa ne Parlamentin shqiptar komandon NJESHI.Nqs NJESHI komandon turmen e deputeteve socialiste te mos ngrejne kartonin e kuq per heqjen e imunitetit te Zyrtarit,a zyrtares se larte te paditur nga Drejtesia,a ka ndonje syresh te mos i bindet Urdherit?

    Reply
  • Gani USA says:
    December 13, 2025 at 11:49 am

    Përshëndes nivelin e lartë të debatit në forum. Jo sharje analfabetësh por mendime qytetare. Kno është meritë e gazetës. Këto komentet poshte ose i mban ose nëse kalojn në fyerje si te katunaria e gazetës Tema, më mirë zhduki. Epara kjo

    E dyta:

    “… Nje menyre per t’i kthyer nderet Veliajt, eshte edhe kjo per te goditur armiken e tij te betuar ne bordellon socialiste, Belinda Ballukun…” – thot Skypjoni

    Kjo mënyrë leximi është e cekët dhe reduktuese. Të shpjegosh çdo zhvillim politik si hakmarrje personale apo si “kthim nderesh” mes figurash, do të thotë të mohosh vetë ekzistencën e parimit, të së drejtës dhe të interesit publik.

    Është e njëjta logjikë e varfër me atë të atyre që thonë: nëse kritikon Berishën, je me Ramën; nëse godet Ramën, je me Berishën. Një logjikë binare, tribale, që e ka varrosur prej vitesh debatin publik në Shqipëri.

    Po e drejta ku mbetet? Ku mbetet parimi se një zyrtar publik gjykohet për veprimet e tij, jo për armiqësitë apo aleancat e momentit? Ku mbetet ideja se korrupsioni nuk është relativ dhe as selektiv, por një fakt që ose ekziston, ose jo?

    Nëse çdo hetim, kritikë apo vendimmarrje reduktohet në intriga personale, atëherë nuk kemi më as shtet, as institucione – kemi vetëm oborre dhe thashetheme. Dhe kjo nuk është analizë politike, është dorëzim intelektual.

    Reply
  • Detari says:
    December 13, 2025 at 12:00 pm

    Gani pretendon se jeton ne nje realitet ku skiperia e ka tradite qindra vjecare demokracine.
    Aty gjithe politikanet jane per burg pa perjashtim familjarisht.

    Reply
  • Dashi says:
    December 13, 2025 at 12:15 pm

    Nuk është kaq e përsosur sa e bën ti demo politika e Kongresit Amerikan , kur Trumpi kishte nja 50 akuza juridike dhe propozohet e zgjidhet President i SHBA -ve . Sa për votuesit amerikanë , nuk kam ç’të them , se janë më injorantët në botë , që nuk dinë sa shtete kanë SHBA-të dhe sa kontinente ka bota .

    Reply
  • Jimi says:
    December 13, 2025 at 12:43 pm

    Po SPAK mor aman, paska te drejte te bej politike !? Keshtu sic u veprua ne kete rast, i bie qe kryeministrin, ministrat, ti ngarkoje e ti shkarkoje SPAK-u dhe jo te zgjedhurit nga populli dhe ligjvensi!? Prandaj shkohet ne zgjedhje, per te zgjedhur qeverine dhe jo SPAK-un ! Eshte ne vullnetin e zgjedhesve te zgjedhin maxhorancen qeverisese, e cila mandaton kryeministrin, i cili krijon kabinetin qeveritar, te cilet ne fund marrin dhe bekimin e presidentit. Tagrin per te ngarkuar apo per te shkarkuar nje minister e ka vetem kryeministri, i cili pa tjeter qe mban pergjegjesi politike per sjelljen jo korrekte te ministrave te perzgjedhur. Ndersa per shkeljet ligjore secili prej ministrave edhe vete kryeministri pergjigjen vetem para ligjit. Ne rastin konkret, nese personazhi ne fjale ka bere shkelje flagrante te ligjit, askush nuk e ndalonte SPAK-un qe ta arrestonte, ashtu sic ne menyre te padrejte dhe antiligjore veproi me te zgjedhurin e popullit , kryetarin e bashkise Tirane ! E arrestoi pa akuze konkrete, por i tha prit, se akuzen do ta bejme me vone !? Dhe c’ndodhi pas nja nende muaj i paraburgosur, me ne fund i paraqiten nje fashikull te aktakuzes me 61 mije faqe, ! Por edhe kete nuk ja dorezuan ne dore,por edhe sikur t’ia dorezonin, qe te njiheshe me te, do te duen vite ! A thua ky kryetar bashkie i zgjedhur me vullnetin e lire te popullit kishte bere nje mal me krime te cilat ky popull nuk dinte ti shikonte !? Cudira shqiptare !

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 13, 2025 at 4:05 pm

      Jo mor JIm, SPAK nuk ben politike po eshte ngritur si strukture e POSACME te kapi hajdutet.
      Ne te kundert, nuk ka pse ngrihet, dhe Rama nuk ka pse gjykon Kushtetueshmerine, kur ishte ai vete qe e ngriti dhe e ligjeroi si Institucion Special per luften ndaj korrupsionit

      Reply
  • Remo says:
    December 13, 2025 at 12:47 pm

    Me pak fjale, i ke thene te gjitha z.Thano, pergezime per artikullin! Persa thote njeri nga komentuesit e pare, @Mendimi im, nuk qendron aspak keshtu. Nga ai parlament turpi, nuk i hapej rruga as per t’a shkarkuar e as per t’u arrestuar Ballukja. Ka ndodhur po e njejta gje me pare me Xhacken, dhe eshte mbrojtur po nga ai kolltuk parlamenti, mbas atij mandati deputetje dhe imuniteti, e ka mbrojtur hapur Palloshi dhe te bindurit e tij. Lere me per numerin dy te qeverise qe nuk i del asnje fjale nga goja te plotfuqishmit,
    as kumbulla e as dardha, as pas kraheve e as hapur fare, u hodh dege me dege si kurve, ashtu sic edhe e quan vartesja e tij per t’i shpetuar sumen. Dje, u kuptua qarte se nuk ka me institucione te pavarura nga kjo palo drejtesi!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 13, 2025 at 12:51 pm

    Ndarja dhe balancimi i pushteteve eshte nje nga parimet baze te sistemit demokratik.Ceshtja e pezullimit te zv/ km eshte me e madhe se Belinda eshte per themelin e ndarjes dhe funksionimit te shtetit demokratik.

    Reply
  • SPAK says:
    December 13, 2025 at 1:09 pm

    Me vjen shume keq qe kjo histori e pakendeshme, te pakten, kthehet ne opinion politik! Kushtetuta ka forcen e ligjit me te larte! Neqoftese kushtetuta thote se ka te njejtin imunitet kjo i jep fund historise! A duhet ta shkarkoje Rama? Patjeter por jemi ne Shqiperi dhe kemi edhe nje Sali qe nuk le njeri pa e bere pis! Por mos lejoni qe Shqiperia te behet Republike Bananesh apo Republike prokuroresh! Mosni pasfshi Zotin! Keta te SPAK kur ecin duket sikur kane cliruar Shqiperine! Ego e tyre e ushqyer nga nserkombetaret eshte kriminale!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 13, 2025 at 4:07 pm

      Atehere perse Rama rihap perseri ceshtjen e shitjes se DETIT kur Kushtetuta i dha forme te prere tradhetise se Berishes-Bashes?
      Degjo dhe ti SKYPION, se eshte dhe per ty qe mbron kermen tjeter tradhetare, Berishen..

      Reply
  • Remo says:
    December 13, 2025 at 1:17 pm

    Po Shqiperia, eshte republike bananesh, republike kusaresh, vrasesish e diktatoresh qe nderrojne vetem rolet o SPAK-u i partise o debil dhe lepires kockash, me keq s’e kaq, ka ku shkon tjeter?!

    Reply
  • Skypion says:
    December 13, 2025 at 2:08 pm

    Mund te jesh socialist edhe duke qene kunder qeverise socialiste. Mund te jesh socialist edhe duke qene kunder regjimit qe ka ngritur kjo qeveri. Sidomos, mund te jesh socialist duke qene kunder ideatorit dhe arkitektit te ketij regjimi qe ka rregjuar shtetin shqiptar, monstres Rama.
    Shembujt nuk mungojne; megjithese nuk jane shume, ama jane te tille qe duhen marre per shembull, si perkatesie ideologjike, ashtu edhe integriteti profesional. Une po sjell vetem nje shembull: Fatos Lubonjen. I majte ne bindjet e tij ideologjike; intelektuali tipik i majte; socialist par excellence. Por kjo nuk e pengon te jete shume i ashper me qeverisjen socialiste ne Shqiperi; sepse, ai e di me mire se kushdo tjeter qe kjo parti vetem emrin ka te tille, kur ne fakt eshte nje vater korrupsioni; sepse, ai e di me mire se kushdo qe keta qe rrahin gjokin si socialiste, nuk jane vecse ca hajdute ordinere; sepse, ai e di me mire se cilido tjeter, qe ish-miku i tij, jo vetem personal por edhe familjar, Edi Rama, eshte nje autokrat, nje diktator i llojit te vet.
    Sepse, ai e ka me te qarte ce cdokush tjeter, se c’dem te madh i bejne kauzes se majte ne pergjithesi kjo fare hajdutesh qe vetequhen socialiste.
    Une kam nje mendim krejt te ndryshem sa i perket ideologjise se majte, por respektoj intelektualet e ndershem qe besojne ne ide te caktuara, ashtu sic respektoj edhe besimtare qe besojne ne fete e tyre.
    Socialistet e thjeshte, duhet te degjojne se c’thote Lubonja. Une e di se ka shume qe e degjojne, por rrudhin buzet, se po u shan udheheqesin, Rama!
    Nuk eshte udheheqes ay, por udhedreqes; ka marre udhen e qoftlargut qe kur i hyri xanxarja e ambices per pushtet, pasuri dhe luks.
    Prandaj, ju them degjojeni se c’thote Lubonja per vendimin me te fundit te GJykates Kushtetuese.
    Lexojini edhe shkrimet e kryeredaktoreve te Erjon Veliajt; ballafaqojini, dhe do te shihni se c’hon i thelle ndan intelektualin e ndershem nga pseudointelektualet puthadore te regjimit.
    Provojeni njehere se mbase do te ndjeheni me mmire me veten. Kete e them si deshmitar i vedtvetes ne kete aspekt; une nuk para lexoj shkrimet ku i thuren lavde Opozites apo eksponenteve te saj, megjithese vete jam opozitar; vetem u hedh nje sy per te pare, nese mund te ket ndonje gje te re, se ku i dihet. Nga ana tjeter, lexoj me sa te kem kohe, shkrimet e analisteve te pushtetit.
    Kjo me jep mundesi te penetroj ne skutat me te erreta te shpirtit njerezor, te mbrapeshtise dhe ligesise njerezore. Pas protreteve babaxhane, ne shumicen e rasteve te ketyre pehlivaneve te opinionit publik, fshihen monstra te propagandes se regjimit; ashtu sic pas fytyrave te squlleta, flegmatike dhe kokeveshogeve ish-byroiste te dikurshem, fshiheshin monstrat me gjakatare qe ka njohur historia e komunizmit boteror.

    Reply
  • Komentuesi says:
    December 13, 2025 at 2:36 pm

    Përgjigje për chp (12.40am).

    SHBA e konsiderojnë korrupsionin si rrezik për sigurinë kombëtare. Pse ti e lidh këtë me Berishën dhe LaCivitën sikur SHBA kanë dopio standarte? Berisha (PD) ka paguar miliona për lobing në SHBA dhe nuk ia hoqën NonGratën, dhe s’kanë për t’ia hequr kurrë, se bëhet fjalë për korrupsion madhor, favorizime etj gjatë kohës që Saliu ka qënë në pushtet. Sa për LaCivitën ai këtu erdhi si person privat, si konsulent privat për fushatën e PD, mori milionat dhe iku, s’u duk më. E kështu Berisha, nga një fitore plebishitare që propagandonte, mori një humbje historike, që tani nga halli e quan farsë zgjedhore. LaCivita e pranoi vetë që nuk vinte si përfaqësues i Trumpit e as i SHBA. E qartë? Kështu që herë tjetër jo vetëm lexo, por edhe kupto ça shkruhet, që të kuptosh thelbin e idesë.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 13, 2025 at 3:25 pm

    “U kap koment I persedytur. Duket se ju e keni thene njehere kete”. Ti è persedyt, e persetret, e persekatert dergimin e komentit por komenti iken ne rruge te persepaditura. Ku persepershendes persedytur perseredaktore Te nderuar.

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    December 13, 2025 at 4:03 pm

    Me ka kapur gjarperi ne vend te lig,
    pa dija une c’i punoja asaj Bele or mik,

    se nuk jam qe kollaj bej leshime kesisoj,
    (asaj ato “Palloshi i gjate” nuk ja harroj)

    por kete rradhe ne qeveri e solla prap,
    se kam hallin tim e jo te asaj aspak,

    nese sot Gjykatat kete Bele ma shkarkojne,
    edhe mua neser ashtu do te ma punojne,

    ja pra pse nuk me plas per ate Bele kokbosh,
    por ruaj bythen e atij qe ajo i thote Pallosh!

    Reply
  • Arabi Kakmodh says:
    December 13, 2025 at 4:03 pm

    O Skypion ai Lubonja që permend ti kopjon fjale per fjale Perparim Kabon.
    Ia vjedh paragrafet komplet.
    Kesaj i thua intelektualizem ti?.
    Ku di ti o derëzi e majtë e djathtë.
    Ti je një kamikaz i Saldhiut që të hapon dyert këta të Ditës që të dhjesësh komentet e të mbash erë një orë larg.
    Flet per “punonjes te Veliajt”
    Shif mor trap se mos Veliaj eshte punonjes i atyre q permen.
    Kokrra e budallit

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 13, 2025 at 4:13 pm

      O dhaire kellire e Ramutit, sa do beja nje pergjigje per SKYPION, po ku te lini ju kermat e Rames?
      Jeni aq dhiare bajgaxhinj te mbaruar, sa Skypion duket si bote tjeter.
      Nuk arrin dot ta kundershtosh me mendjen tende sa nje kakerdhi pule,
      Copa idiotesh dhe injorantesh banale.
      Kjo eshte tragjedia e Shqiperise.
      Se kurvat banale qe ka mbledhur Rama pas vetes nuk e kane per gje te vjedhin hapur si lopet, dhe te bejne muu, e tu duket vetja si zonja pariziane..elite harbutkash debile dmth

      Reply
  • Skypion says:
    December 13, 2025 at 4:17 pm

    Fatos Lubonja kopjon Perparim Kabon?!
    Je ne vete ti zoteri kokemadh nga arabia?!
    Perparim Kabo eshte nje sharlatan, nga ata qe ky vend i ka me shumice.
    Prandaj e perdor cilesimin trushpelare apo trushkulur, per turmen socialiste.
    Ky zoteria qe permend zotrote eshte nga ata “ideologet” e majte qe, ne cdo fjale qe thone, ne cdo te tille qe shkruajne, trushpelajne trurin e shqipove.
    Eshte ironike, sepse keta sharlatane jane te trushpelare vete.

    Reply
  • Arabi Kakmodh says:
    December 13, 2025 at 5:22 pm

    E kopjon që cke me të.
    Ja shkruaji Kabos në Facebook dhe mbase ta tregon.
    Ose më mirë shko dhe pyet Fatosin vetë.
    Paragrafë të tërë o shoku Skypion

    Hajd grisu tutje se nuk merrem më me ty

    Reply
  • SPAK says:
    December 13, 2025 at 6:51 pm

    O te nderuar{ te dhjere} komentues me lart! Qetesohuni o Zoterinj! Qetesohuni se Partite kane nevoje per qetesine e te menduarit tuaj! Qetesohuni!Berisha dhe Rama jane super te pasur juve ju ha kurrizi dhe s’ka kush ja u kruan! Ina ti dhe urejtja eshte demi i kokes! Lerini njerezit te komentojne opinionin e tyre!

    Reply
  • Vasillaq says:
    December 13, 2025 at 7:40 pm

    Sipas ketij analisti drejtesia nen petkun e dyshimeve te arsyeshme kate drejte te nderhyje direkt ne vendimarjet e parlamentit apo kryeministrit.Kushtetuta ka percaktuar te drejtat e detyrimet e cdo pushteti nuk eshte kot vendosur imuniteti per parlamentaret apo drejtuesit e qeverise ndryshe zgjedhjet behen kot dhe qeverine se kush duhet te jete e cakton drejtesia.Ky kocept zoti analist eshte bollshevevik dhe si i tille as ja vlen as te diskutohet.Qeverine e cakton vota popullore e jo deshira ee prokurorve apo gjykatesve ate kerkokne vetem heqjen e imunitetit kur kane prova e jo dyshime .Sa per preteksin e prishjes se provave ky eshte argument feminor sepse duhet te shkrise gjithe strukturen e ministrite qe kjo mos ndodh

    Reply
    • O Zot !!!! says:
      December 13, 2025 at 7:42 pm

      More Vasillaq mavria

      Kjo logjikë është pikërisht shembulli klasik i keqkuptimit mes sovranitetit të votës dhe sundimit të ligjit.

      Askush serioz nuk po thotë se drejtësia “cakton qeverinë” apo zëvendëson vullnetin popullor. Vota cakton kush qeveris; drejtësia përcakton si qeveriset dhe deri ku shkon pushteti. Këto nuk janë konkurruese, janë komplementare. Pa këtë ndarje, demokracia kthehet në shumicë të pakontrolluar.

      Imuniteti nuk është dhënë për t’i mbrojtur zyrtarët nga hetimi, por për t’i mbrojtur nga persekutimi politik arbitrar. Kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në fakte – jo thashetheme – drejtësia jo vetëm që ka të drejtë, por ka detyrim kushtetues të veprojë. Përndryshe, imuniteti shndërrohet nga garanci institucionale në licencë për paprekshmëri.

      Të quash këtë parim “bolshevik” është ose padije, ose manipulim. Në çdo demokraci funksionale nga Gjermania te Franca e SHBA, drejtësia ka kompetencë të kufizojë ushtrimin e funksionit publik kur ekziston rrezik real për hetimin, për provat apo për besimin publik. Kjo nuk quhet diktaturë gjyqtarësh, por checks and balances.

      Sa për argumentin se “duhet shkrirë gjithë ministria” që të mos prishen provat, ai është sofizëm. Ligji nuk kërkon masa absolute, por masa proporcionale dhe efektive. Pikërisht për këtë ekziston pezullimi individual: për të shmangur ndikimin e drejtpërdrejtë të pushtetit mbi procesin hetimor.

      Në fund, problemi me këtë mendësi është ky: ajo e trajton pushtetin si pronë të votës, jo si mandat të kushtëzuar nga ligji. Dhe aty ku pushteti nuk pranon kufizime, nuk kemi më demokraci, por justifikim të abuzimit me votën.

      Drejtësia nuk e rrëzon qeverinë. Ajo thjesht i kujton se edhe qeveria është nën ligj. Dhe kjo është themeli i çdo shteti normal.

      Reply
  • PANO HALLKO says:
    December 13, 2025 at 8:33 pm

    PËRGËZIME GAZETARI YNË I SHQUAR, PËR ANALIZËN E MËSIPËRME!

    Reply
  • BARSALETA says:
    December 13, 2025 at 11:32 pm

    KRONIKË E NJË DORËHEQJE

    (Agron Gjekmarkaj shkon në zyrën e S.Berishës për t’i dhënë letrën e dorëheqjes, të cilën e kishte futur në një zarf.)

    Gjekmarkaj: Doktor, erdha të të jap këtë zarfin. Lexoje dhe më thuaj.

    Berisha: Zarf?! Mos! Prapë Spaku! Sa më mbyllën dosjen për 14 shtatorin 1998! Do më kenë hapur ndonjë dosje tjetër! Më janë bërë si makth këto zarfet, thirrjet e tyre! S’më lanë njëherë rehat! Ik, ktheje mbrapsht zarfin. I thuaj atyre që nuk jam në seli.

    Gjekmarkaj: Jo o Doktor! U keqkuptove! Te zarfi ke letrën e dorëheqjes sime.

    Berisha: Dorëheqjen si deputet?

    Gjekmarkaj: Jo, çne! S’jam idiot të lë atë post me gjithë ato privilegje! Kur nuk e la Paloka që para zgjedhjeve premtoi se do linte mandatin po të fitonte Rama zgjedhjet, pse ta lë unë! Po jap dorëheqjen si nënkryetar partie.

    Berisha: Ore, ne jemi parti konservatore, parti traditash. Tradita jonë më e shquar është mos dhënia e dorëheqjes. Ja më shif mua! Sa herë kam humbur zgjedhjet dhe prapë rri kryetar. Edhe Muli tha nuk dorëhiqet, tha se s’do t’i bëjë qejfin Ramës. Balluku ka grabitur mbi 50mln dhe s’jep dorëheqjen. Rama e mbron. Pse, ç’kujton ti, ku jemi këtu, në demokraci? Jemi në narkoshtet, nuk jepet dorëheqja. E pe për zgjedhje si u zunë E.Shabani dhe Tik Lapaj për një karrige deputeti? Shabani u bë Avokat i Popullit kurse Tiku mbeti pa gjë. Tani Lapaj ka vënë karrigen para kryeministrisë e rri tërë natën atje.

    Gjekmarkaj: Tiku e pati vetë fajin se para zgjedhjeve tha se po të merrnin vetëm një mandat ai s’do e pranonte, do e merrte dikush tjetër nga lista.

    Berisha: Dakord, por politika kështu është, gënjeshtër. Sa herë kam thënë unë do rrëzoj Ramën e do fitoj zgjedhjet? Dhe përherë humb më thellë. Ja ku jam, kryetar, dhe vazhdoj me avazin e farsës zgjedhore. Sa herë kam thënë që do bëj protestat më të mëdha e më të fuqishme në historinë shqiptare? Dhe ja, ngela me 200 veta foltore në bulevard. Prandaj, dorëheqjen tënde nuk e pranoj.

    Gjekmarkaj: Nuk është dorëheqje e parevokueshme, gjithsesi. Unë e dija që s’do e pranoje! Thashë njëherë kot, ta provoj, të shoh mbase ka ndryshuar partia sado pak. Por jo shyqyr, paskemi ngelur konservatorë tradite.

    Berisha: Si mund të ndryshojë partia po nuk ndryshova unë?! Unë nuk ndryshoj dhe nuk iki.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?