Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E paimagjinueshmja!” Si do të dukej një luftë bërthamore në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “E paimagjinueshmja!” Si do të dukej një luftë bërthamore në Europë
BoteLajmi i fundit

“E paimagjinueshmja!” Si do të dukej një luftë bërthamore në Europë

Published: October 6, 2024
Shpërndaje
Vendi ku ndodhet sistemi i mbrojtjes raketore balistike të NATO-s, Aegis Ashore, në jug të Rumanisë. Një sistem i dytë Aegis u shfaq në internet në veri të Polonisë në korrik të vitit 2024.

Me ndryshimin e fundit të rrezikshëm të politikës bërthamore të Rusisë, presidenti Vladimir Putin sugjeroi më 25 shtator se Kremlini mund t’i përdorë armët bërthamore kundër cilitdo shtet që e sulmon Rusinë, nëse ai shtet mbështetet nga një fuqi bërthamore. Nëse Rusia do ta ndërmerrte një sulm masiv bërthamor ndaj Ukrainës apo Evropës Perëndimore, kontinenti nuk është se do të mund të bënte shumë për ta ndalur atë.

Pavel Podvig, hulumtues i lartë në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Hulumtime të Çarmatimit (UNIDIR), konsiderohet gjerësisht të jetë eksperti kryesor perëndimor në botë për armët bërthamore të Rusisë. Ai tha se nuk ka indikacione se një katastrofë e tillë është afër që të bëhet realitet, por përshkruan rrethanat e zymta të një sulmi potencial bërthamor ndaj Evropës.

“Nëse do të kishte një lloj lëshimi masiv – apo lëshim të disa raketave [ruse] – do të ishte pothuajse e pamundur të garantohej që të gjitha do të rrëzoheshin”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Llogaritjet e brendshme të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) raportohet se parashikojnë që në rast të një sulmi të plotë nga Rusia, blloku ushtarak ka “më pak se 5 për qind” të mbrojtjeve të nevojshme ajrore.

Rusia besohet se ka rreth 1.700 koka bërthamore brenda më shumë se 500 raketave që mund të lëshohen brenda minutave nga bazat, lëshuesit mobilë, nëndetëset dhe aeroplanët luftarakë. Shtetet e Bashkuara me gjasë do të ishin objektivi kryesor, por shumë prej këtyre raketave dihet se janë të menduara për përdorim kundër Evropës.

Por, nëse breshëritë e raketave janë pothuajse të pandalshme, çfarë duhet të bëjnë civilët në rast të një sulmi bërthamor?

Disa kryeqytete evropiane kanë vendstrehime bërthamore të kohës së Luftës së Ftohtë, të cilat po rinovohen heshtazi. Kievi së fundi rihapi një bunker bërthamor dhe e bëri sërish të përdorshëm.

Në Pragë, disa bunkerë të Luftës së Ftohtë kanë përjetuar një rritje të interesimit nga banorët, që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022. Bunkerët “janë ende funksionalë, që nga rënia e komunizmit, dhe mund të aktivizohen sipas nevojës”, konfirmoi Jan Mikes, shef i departamentit për menaxhim krizash në qarkun Praga 2, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Një zëdhënëse e Shërbimit të Zjarrfikësve të Republikës Çeke tha për REL-in se, nga viti 2023, institucioni ka nisur të përditësojë “kërkesat për sistemin e vendstrehimit dhe për vetë vendstrehimet”, pa dhënë më shumë hollësi.

Në Luginën e Ahrit, afër Bonit, në Gjermani, drejtoresha e një vendstrehimi kundër bombave bërthamore, i cili tani funksionon si muze, raportoi për një shtim të vizitorëve së voni.

“Interesimi është rritur, veçanërisht nga të rinjtë, për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Heike Hollunder në një prononcim për REL-in. “A mund të përdoret bunkeri sërish? A ka bunker bërthamor për Qeverinë në Berlin? Këto janë pyetjet kryesore që bëhen”.

Por, këto masa drastike sigurie janë ndoshta të kota. Podvid thotë se një sulm bërthamor rus do të linte shumë pak kohë për të ikur drejt një vendstrehimi të fortë. Nga lëshimi deri te goditja e një objektivi në Evropën Qendrore, sipas llogaritjeve të Podvigut, “do të kalonin rreth 10 minuta”.

Shtetet e Bashkuara kanë një rrjet satelitësh, të aftë për të vërejtur menjëherë tymin e lëshimit të një rakete, por ai sistem me gjasë do të ishte i padobishëm për vendet që ndodhen afër Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha llojet e sistemeve paralajmëruese – satelitët e gjëra të tilla. Por, unë dyshoj se ky informacion mund të ndahet aq shpejt apo fare me aleatët e SHBA-së në shtetet evropiane”, ka thënë Podvig.

Simulimet e asaj që mund të bëjnë armët moderne bërthamore nëpër qytete ofrojnë një pasqyrë të frikshme. Një raketë e vetme ruse Topol-M do të shpërthente në një top zjarri me gjerësi prej një kilometri, i cili do të digjte çdo gjë të gjallë që do të prekte. Brenda një rrezeje prej 7 kilometrash, civilë të panumërt do të vdisnin nga djegiet e rënda dhe do të shtypeshin nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga vala e goditjes. Pastaj do të vinte rrezatimi, i cili do të prekte vendin e shpërthimit dhe do të helmonte ujin dhe ajrin.

Historiani ushtarak britanik, Basil Liddel Hart, ishte dëshmitar i një loje lufte më 1955, në të cilën NATO-ja ushtroi skenarin e një lufte të plotë bërthamore me Bashkimin Sovjetik. NATO-ja fitoi ballafaqimin, por pasi ra pluhuri hipotetik, pothuajse çdo gjë e çmuar e botës perëndimore u kthye në rrënoja. Hart më vonë do ta përshkruante përvojën si “tejet neveritëse”.

Fitorja, shkroi ai, “e kishte humbur kuptimin”.

Udhëheqësi sovjetik, Nikita Khrushchev, raportohet të ketë thënë se pas luftës së plotë, “të gjallët do t’ua kishin lakmi të vdekurve”.

Podvig nga UNIDIR është i kujdesshëm me zbulimin e llogaritjeve të veta.

“Unë, thjesht, përpiqem të mos mendoj për të, sepse i di disa skenarë katastrofikë që janë tejet të këqij”, tha ai.

Sikurse në kulmin e Luftës së Ftohtë, të vetmit parandalues seriozë sot janë shkatërrimi i ditur që sigurojnë rezervat prej qindra raketash bërthamore të Perëndimit, bashkë me një politikë kontroverse të lëshimit me paralajmërim.

Kjo politikë u mundëson Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin sulme hakmarrëse, nëse vërehen raketa që vjen, para rënies në tokën amerikane. Ajo do të parandalonte shkatërrimin e armëve bërthamore të Amerikës, por lë hapur mundësinë e një gabimi që mund t’i japë fund civilizimit.

Me gjithë rritjen e vazhdueshme të tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, Podvig tha se një apokalips bërthamor mbetet vetëm një mundësi e largët.

“Unë besoj se para se të vinte puna deri aty, deri te mundësia e vërtetë, ne do të shohim goxha hapa të tjerë përshkallëzues”, u shpreh ai.

Përveç retorikës specifike, Podvig ka parashikuar se “ne do të shihnim disa lëvizje armësh dhe gjëra të tilla”.

Ai tha se është i sigurt se mbetet “shumë e pagjasë që kjo do të ndodhte krejt papritur”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    October 6, 2024 at 7:47 pm

    Mbrojtja kunderajrore e Republikes digitale nuk pret dot kavanozat me benxine molotov te malokeve me banim ne Tirane,jo te prese bombat atomike,.Mos i shkofte nder ment Putinit.

    Reply
  • Pastroni forrtifikimet! says:
    October 7, 2024 at 12:49 am

    Jo po thoni tani për fortifikimet që “ lufta që nuk erdhi kurrë”! Fortifikimet largojnë luftën dhe jo duhet të vijë lufta dhe pastaj të bësh fortifikime. Pastroini ato që kanë mbetur dhe bëjini funksionale dhe të mos thoni “ mos i shkoftë nder mënd Putinit”!

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2024 at 4:32 am

    Le te behet lufte berthamore Sot ne Tirane,qeni qepen te haje,Edi Rama,qendro ne zyre sot ne oren 17.00!
    Per Sali malokun dhe karakurven e inskenimeve Salianji,Aty qendro.Ke per t`ja dhi Sali Berishes!
    Lere By Passin e Vlores,,,edhe ate ftesen e NATOs ne Bruxel.Shko neser.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?