Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E pazakontë në SHBA, furnizimi me ushqime po bëhet me dron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E pazakontë në SHBA, furnizimi me ushqime po bëhet me dron
AktualitetBoteKuriozitete

E pazakontë në SHBA, furnizimi me ushqime po bëhet me dron

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Diçka e pazakontë po ndodh në Virxhinian lindore. Ushqimet i sillen familjes Baugh me dron. Dhe kjo ndodh të paktën një herë në javë.

“Është shumë e leverdisshme për ne, me dy fëmijë binjakë. Nuk harxhojmë kohë me futjen e ushqimeve në makinë, me shkarkimin nga makina… Nëse do duhej të bënim 30 minuta rrugë, tashmë vijnë për gati 15 minuta këtu në shtëpi”, thotë Chad Baugh.

Zoti Baugh i porosit mallrat në internet, nga një prej kompanive më të mëdha të supermarketeve në Amerikë, “Walmart”.Kompania thotë se ka shpërndarë rreth 6 mijë pako nëpërmjet dronëve vitin e  aluar.

- Publicitet -

“Dronët plotësojnë disa kushte. Pikë së pari janë efikasë dhe të shpejtë. Dhe gjithashtu nuk dëmtojnë mjedisin”, thotë Phillip Wallace, drejtor për marrëdhëniet me qeverinë në kompaninë “Walmart”.

Për shpërndarjen e pjesës më të madhe të mallrave të porositur, kompania përdor shërbimin DroneUp.

Pasi klienti bën një porosi në internet, DroneUp merr mallin në dyqan, e vendos në një kuti dhe ia dërgon klientit, zakonisht brenda 30 minutave.

Shërbimet e shpërndarjes me dron janë veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që banojnë në zona rurale, të moshuarit, apo ata që kanë probleme me lëvizjen. Dronët po përdoren rregullisht në vende të tjera për të dërguar ilaçe në zonat e largëta. Por, në Shtetet e Bashkuara përdorimi i tyre nga bizneset është ende eksperimental.

Dhe si me çdo teknologji të re, përdorimi i dronëve përballet me disa sfida, si motin e keq dhe frika për privatësinë.

“Programi ynë mund të identifikojë zona mbi të cilat nuk do të donim të fluturonte droni”, thotë Anthony Vittone, drejtor i operacioneve në kompaninë “DroneUp”.

Droni lëviz në lartësinë rreth 25 metra nga toka, lartësi kjo që ndihmon me privatësinë dhe ul nivelin e zhurmës. Por, kompania DroneUp thotë se sfida kryesore janë rregullat e rrepta të vendosura nga Administrata Federale e Aviacionit, që mbikqyr sektorin e dronëve.

“Mendoj se administrata ka bërë shumë për avancimin e teknologjisë së dronëve, por nuk mbajnë ritmin e përparimeve tona”, thotë zoti Vittone.

Administrata Federale e Aviacionit i tha Zërit të Amerikës se nga shtatori, dronët do të duhet të transmetojnë informacionin për verifikimin e identitetit nga distanca. Ky është një hap madhor drejt Menaxhimit të Trafikut të Mjeteve pa Pilot.

“Integrimi i dronëve është një çështje e rëndësishme në Administratën Federale të Aviacionit. Bëhet fjalë për problemet e integrimit të dronëve në sistemet ekzistuese të kontrollit të trafikut ajror. Se si të sigurohemi që këto konflikte të zgjidhen në mënyrë të drejtë”, thotë Miriam McNabb, redaktore në faqen e lajmeve për dronët në internet, “DroneLife”.

Ky është një lajm i mirë për konsumatorët.

“Mendoj se aviacioni pa pilot do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë në të ardhmen. Ndërsa shtohen kompanitë e shitjeve në internet, do të mundet t’i merrni produktet në shtëpi më shpejt dhe me më shumë siguri”, thotë zoti Baugh.

Ky sektor po merr zhvillim në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?