Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E PLOTË: Avokati i Popullit akuzon policinë e burgjeve se shkeli standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës në rastin e Erjon Veliajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E PLOTË: Avokati i Popullit akuzon policinë e burgjeve se shkeli standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës në rastin e Erjon Veliajt
KronikeLajmi i fundit

E PLOTË: Avokati i Popullit akuzon policinë e burgjeve se shkeli standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës në rastin e Erjon Veliajt

Published: December 25, 2025
Shpërndaje

Publikohet i plotë raporti i Avokatit të Popullit në lidhje me rastin flagrant ku Erion Veliaj u dërgua në një ndërhyrje shëndetësore nën një rrethim policor, që shkeli çdo të drejtë njerëzore dhe humane, që nuk ndiqen as ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Sipas institucionit, legjislacioni aktual nuk parashikon që gjatë ekzaminimeve mjekësore jashtë burgut të jetë gjithmonë i pranishëm polici, siç kërkon Urdhri i Drejtorisë së Burgjeve.

- Publicitet -

Prania e detyrueshme e policisë gjatë kontrolleve mjekësore cenon jetën private dhe sekretin mjekësor, duke shkelur standardet kombëtare dhe ato të Këshillit të Evropës.

Avokati i Popullit thekson se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen në privatësi, ndërsa prania e policisë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe me kërkesë të mjekut.

Institucioni paralajmëron se praktika aktuale mund të përbëjë shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, madje në raste të rënda edhe trajtim poshtërues.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve ndryshimin e menjëhershëm të Urdhrit Nr.651, për të garantuar dinjitetin, privatësinë dhe konfidencialitetin mjekësor të të paraburgosurve.

Nga shqyrtimi i ankesës dhe informacionit të mbledhur, Avokati i Popullit vëren se:

– Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, nuk përcaktojnë rregulla për sa i përket privatësisë të të burgosurit, kur ai kryen vizita mjekësore jashtë IEVP-së, por vetëm kur ai kryen vizita mjekësore brenda mjediseve të IEVP-së.

– Urdhri Nr.651, datë 21.01.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të Burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, cënon të drejtën për respekimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.

Vlerësimi institucionit të Avokatit të Popullit:
Tërësia e legjislacionit dhe standardeve të lartpërmendura, vendosin dy parime thelbësorë në marrëdhënien mjek-pacient, të cilat janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë. Këto dy parime janë të zbatueshme si për pacientët, të cilët jetojnë në gjendje të lirë, ashtu edhe për ata, të cilët jetojnë në kushte kufizimi, për shkak të masave të sigurisë.

Konfidencialiteti është thelbësor për besimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Pa të, pacientët mund të ngurrojnë të zbulojnë informacione personale, dhe kjo mund të ndikojë në kujdesin dhe trajtimin e tyre.

Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor është mbrojtja e informacionit personal të një pacienti, duke përfshirë shëndetin, familjen, stilin e jetës dhe nevojat e kujdesit. Kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e pacientit gjatë kujdesit të tij dhe madje edhe pas vdekjes.

Udhëzuesi mbi Rregulloren Evropiane të Burgjeve, i hartuar nga Këshilli i Evropës, në faqet 60-61, i kushton vëmendje respektimit të parimit të konfidencialitetit nga ana e stafit të burgjeve, ku në kapitullin Detyrat etike dhe standardet profesionale, shtjellohen detyrimet brenda regjimit të burgjeve:

“Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje është i detyruar të zbatojë të njëjtat parime etike dhe detyra profesionale që rregullojnë punën e tyre në komunitetin e gjerë. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut njohin zbatimin e këtyre parimeve të rëndësishme etike në kontekstin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të veprojë në pavarësi të plotë klinike në mjediset e burgjeve dhe duhet të marrë vendime bazuar vetëm në kritere mjekësore. Vendimi i stafit të kujdesit shëndetësor nuk mund të anulohet ose injorohet nga jo-klinicistë, përfshirë stafin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i prekshëm nga “besnikëria e dyfishtë” midis detyrave të tyre profesionale dhe ndaj autoriteteve të burgjeve. Si praktikë e mirë dhe për të garantuar pavarësinë klinike, stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të punësohet nga autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe jo nga autoritetet e sistemit penitenciar. Parimi i konfidencialitetit është një gur themeli i etikës mjekësore dhe është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e burgjeve. Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim ose, në rastin e grave, çështje rreth dhunës me bazë gjinore. Detyrimet e konfidencialitetit mjekësor pasqyrohen në standardet ndërkombëtare mjekësore.

Stafi i kujdesit shëndetësor duhet të garantojë gjithmonë konfidencialitetin mjekësor dhe mund ta shkelë këtë rregull vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm dëmtimi i pacientit ose të tjerëve dhe duhet të zbulohet në bazë të “nevojës për të ditur” me pëlqimin e pacientit. Të gjitha ekzaminimet mjekësore të të burgosurve duhet të kryhen në privaci, përveç nëse kërkohet ndryshe nga mjeku përkatës dhe larg dëgjimit dhe shikimit të stafit të burgut”.

Parimi i konfidencialitetit dhe e drejta për respektimin e jetës private shtrihet jo vetëm në marrëdhënien e të burgosurit me mjekun e IEVP-së, por edhe me mjekët e spitaleve jashtë burgjeve.

Kufizimi i të drejtës për respektimin e jetës private duhet të përmbushë kriteret e vendosuara në nenin 8/2 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Procedura e përcaktuar në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të burgosurve”, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, nuk përmbush kriteret e nenit 8/2 të Konvetës, për kufizimin e të drejtës për respekimin e jetës private si dhe cenon parimin konfidencialitetit mjekësor.

Detyrimi i vendosur në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e policisë, që të jenë të pranishëm kur mjeku kryen veprime me të burgosurin, në çdo rast të trajtimit të tij jashtë IEVP-së, nuk ruan një ekuilibër të drejtë apo proporcional midis sigurisë dhe privatësisë.

Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:

E kërkon shprehimisht mjeku, për arsye të sigurisë së tij.
Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shëndetësor, ligjor), ka vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri, ai duhet të mbikëqyret nga punonjës të policisë, gjatë ekzaminimit apo konsultës mjekësore, që do të kryhet jashtë IEVP-së.
Prania e policisë në këto raste, duhet të jetë përjashtim nga rregulli dhe të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie, duke iu bërë me dije paraprakisht edhe pacientit.

Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).

Në këto rrethana, çmojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të adresojë me përparësi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprimet procedurale për ndryshimin e Urdhrit Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së.

Për sa më lart, bazuar në nenin 63, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut” si dhe në mbështetje të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar ku përcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive.”

– Ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së, vlerësimi i rriskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.

Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të Ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • cuf dabjoni says:
    December 25, 2025 at 9:12 pm

    Ua…!!! i paskan marr erzin njè keqbèrèsi me damk e tè urryer nga gjithè banorèt e Tiranes per shkeljen e te drejtave per nje jet tè qete e te shendetshme

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 25, 2025 at 9:44 pm

    Aaaaaaa tenje e mutit,,Kaq shpejt e hengre Supen e Erionit mor kodosh???????????????????I more nga ato me myk,apo nga ato te pastruarat???????????????????????? Prandaj e puthe Sali Berishen ti,mor kodosh?Po te kapen maloket do ta bejne turirin si ja bene Edi Rames ne 97.

    Reply
  • Zdromsi says:
    December 25, 2025 at 9:47 pm

    Nje prej te mirave kur futen ne burg keta eshte se kujtohet ndonje Avokat Populli per te drejtat e popullit. Pas 35 vjetesh!
    Me mire vone se kurrë. Jo cdo e keqe vjen per keq thuhet. Por kjo eshte e mire qe vjen per shume te mira. Po shfletojne Kushtetuten, te Drejtat e Femijeve, te Drejtat e “Popullit”.
    Inshallah rregullojne edhe ujin e pijshem ne burgje.

    Reply
  • Skypion says:
    December 25, 2025 at 10:49 pm

    Jepini te plote, a te paplote ketij hajduti ska bir nene t’i beje derman me.
    Ia shkaterroi jeten Edi Rama; jo vetem jeten politike, por edhe ate private; e degjeneroi publikisht me menyren sesi gjeti qe, ne te njejten kohe edhe ta hiqte qafe ta plaste ne burg, edhe ta poshteronte me breket dhe tangat njemilion euroshe te se shoqes.
    Rehabilitimi politik dhe moral, per te eshte thjeshte nje mision i pamundur; as milionat as miliardat nuk mjaftojne.
    Ato qe i kane bere dhe po i bejne ne burg, nuk i ka nga administrata e burgjevel; i ka nga i derguari fuqiplote i Rames, Uluzi-oj zi; dmth, i ka nga Rama vete.
    Ajo qe nuk e kuptoj akoma, eshte kjo urrejtja e madhe e Rames per te… pse kaq shume urrejtje? Cila eshte arsyeja valle?
    Mire qe e ekzekutoi politikisht, e plasi ne burg, por pse e tortyron dhe pse e poshteron?!!
    Cudi me te vertete!

    Reply
  • chp says:
    December 26, 2025 at 1:09 am

    Nuk e kuptoj pse shtypi shqiptar eshte “kopypejstuar” -copy paste-kaq shume sa qe harron ai i pari te vendose emrin e Avokatit Popullit (A.P)dhe te gjithe nuk ja vene Avokatit..
    .E bëj këte vërejtje sepse tani u vendos AP i ri..pra eshte i riu apo i vjetri ?
    Qe kur erdhi demon-kracia ne mars 1992 e deri tani ky eshte artikulli me idiot per keto 33 vite..sepse shkelja e privacise mjeksore eshte faji me i vogel dhe me me pa rendesi per Veliajn..
    Krimi me i madh qe po i ben Gestapo e Spakut Veliajt eshte fakti
    se Prokurori Dado ka konflikt interesi
    me kryebashkiakun e Tiranes
    per shtese kati te pallati “madheshtor” i Olsit..
    .Jo vetem kaq por prokurori Dado dhe gjykatesi Bami
    (cam i kthyer ne vorioepirot)
    kane lidhje te forta e te dyshimta me Greqine ashtu si dhe Beleri…
    A mos valle aleanca kriminale e Qirje Berishes me Silogun e Vorio Epirit te Belerit dhe lidhjet e ketij te fundit me Niko Gaxojanin ne Amerike qe ka nje ndikim te pabesueshem me Bosat e Latifit te Amerikes, duke qene antishqiptari qe i ka bere me shume dem Shqiperise per te gjitha kohrat me “pincat greke” te WDC

    Reply
  • demo says:
    December 26, 2025 at 5:46 am

    I ke rene gjate nga Amerika o chp,,Veliu ka vjedhur rendshem ne Bashki.Jo vetem per gruan,se ato i ka hallall!

    Reply
  • Skypion says:
    December 26, 2025 at 7:32 am

    Po, eshte e vertete qe po te mos ishte per ca prokurore a gjyqatare, Erion Veliajn sot do ta kishim ende ne krye te bandes se plackitesve te banoreve te Kryeqytetit.
    Po, eshte e vertete qe keta prokurore dhe gjykates – megjithese shume te paket, per shkak se socialistet kane bere gjithcka te fusnin njerezit e tyre ne te gjithe strukturen e te ashtuquajtures drejtesi e re – jane te tille digjitale; por kjo nuk duhet te perbeje shkak per dyshim, aq me pak per alarmim, sidomos tek socialistet.
    Keta, bashke me shume oficere policie, hetues, nenpunes te cdo kategorie ne administraten lokale dhe shteterore, perbejne trupen e lavderueshme te “qytetarit digjital”.
    Ne kete kohe kolere, te jesh prokuror oficer digjitall hetues digjital, gjykates prokuror digjital, madje edhe SKAP-ist digjital eshte akt revolucionar.
    Keta qytetare te pergjegjshem jane antibiotiket ndaj semudes se lige qe socialistet ia shpifen Shqiperise tone te dashur.
    Kudos per ju djema!

    Reply
  • Mjeku says:
    December 26, 2025 at 8:33 am

    Polici eshte i pranishem ne tere rastet e ekzaminimeve mjekesore te te ndaluarve a te denuarve! Kjo eshte praktike e pergjithshme e bazuar ne ligj e qe eshte zbatuar e zbatohet per kedo pa perjashtim. Se c’fare ekzaminimi “intim” paska dashur ti bejne Erion Velise e qe e paska prishur kete intimitet prania e Policit, kete vetem ky Shaban Avokati mund ta shpike!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?