Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E quajti Erdoganin “mi kanalesh”, Turqia reagon ashpër ndaj zv.presidentit të Bundestagut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E quajti Erdoganin “mi kanalesh”, Turqia reagon ashpër ndaj zv.presidentit të Bundestagut
AktualitetBote

E quajti Erdoganin “mi kanalesh”, Turqia reagon ashpër ndaj zv.presidentit të Bundestagut

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Turqia ka shprehur zemërim për komentet nënçmuese të bëra nga zëvendëspresidenti i Bundestagut gjerman Wolfgang Kubicki kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ambasadori i Berlinit në Ankara u thirr për t’iu dorëzuar një notë proteste ‘e fortë’ lidhur me deklaratat, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Tanju Bilgic dënoi ‘deklaratat fyese’ të Kubickit të bëra gjatë fushatës së tij zgjedhore në Saksoninë e Poshtme, duke pretenduar se ato ishin ‘të papranueshme’ dhe se politikani ishte ‘i papërshtatshëm’ për pozicionin e tij në parlament.

- Publicitet -

Ndërsa Ministria e Jashtme nuk bëri të ditur se cilat deklarata të veçanta tërhoqën vëmendjen e Ankarasë, disa media vunë në dukje se Kubicki i referohej Erdoganit si ‘mi kanalesh’, duke e fajësuar atë për krijimin e një krize tjetër emigrantësh në Evropë.

“Deklarata të tilla të pahijshme tregojnë nivelin e tij politik dhe moral dhe zbulojnë vulgaritetin e tij”, tha Bilgic.

Kubicki ka konfirmuar për Reuters se ai në fakt i është referuar Erdoganit si ‘mi kanalesh’ ndërsa i drejtohej një mitingu gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Politikani gjerman, i cili është pjesë e Partisë Demokratike të Lirë, një nga partitë në pushtet në vend, tha se ai e bëri krahasimin ndërsa përpiqej të tërhiqte vëmendjen ndaj rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që lëvizin nga Turqia drejt Gjermanisë.

“Vala e refugjatëve përgjatë rrugës ballkanike nga Turqia po rritet përsëri, gjë që është një sfidë për politikën e jashtme dhe të brendshme gjermane”, citohet të ketë thënë ai nga Reuters.

Sipas The Guardian, Ankaraja ka lejuar mijëra refugjatë sirianë të mblidhen përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, të cilët pritet të përpiqen të kalojnë kolektivisht në BE.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    September 29, 2022 at 10:55 am

    Mbylli kufijte,Mos prano emigrante,Ata qe ke ne kampe dergoji ne Uganda te vrasin veten.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    September 29, 2022 at 11:25 am

    Ky gjermani me mbiemrin qe ka, me siguri paguhet me 300 evros nga elinaqet e janulles.

    Reply
  • Remo says:
    September 29, 2022 at 12:55 pm

    O Thane e thare qe ne rrenje , te ka share baben ky Gjermani ?

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    September 30, 2022 at 10:46 am

    Po çpate I Remo, Rami, Ramadan e ku ta di une. Une erdon se kam gjë, po ty pse te djeg, per janullen apo miçon e Taqit. Ju elinaqet nuk lini gje pa thene e share gjermanin, prandaj mos ha Thana se te mpihen dhembet e flet perçart.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?