Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat. Raportohet se në këtë veprimtari janë përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin vajin në rrjetet sociale.
Sipas Prokurorisë së Beratit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin baba e bir kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.
Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Në pranga ka rënë 56-vjeçari Alush Agalliu, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale D. A..
Njoftimi i Prokurorisë:
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, finalizuan operacionin policor të koduar “Oil” duke arrestuar shtetasin Alush Agalliu, 56 vjeç dhe shpallur në kërkim djalin e tij, të dy banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit Alush Agalliu dhe D. A në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur në banesën e tyre një ambient ku përgatisnin përzjerje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio.
Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i përgatisnin keto produkte në banesen e tyre dhe me pas i tregtonin te shtetas të ndryshem në të gjithë vendin nëpërmjet një poste private.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra, e dyshuar vaj kikiriku, një lap-top dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare, 2 900 000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Arrestimi erdhi pas publikimit të investigimit nga emisioni “Stop”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
j.l./ dita
Ec e bli vaj ulliri me bidona plehrash tek fshataret!
per mendimin tim …merni nje hinke die i furnizoni babe e bir me vaj nga larte dhe poshte deri sa te vene ne god te semes.
Nje pronar Fabrike Vaji ulliri ne Cerme Sektor,me thote,qe fshataret nuk e shesin kurre vajin e ullirit sapo del nga cisterna vajit Fabrikes.Duan ta dergojne njehere ne Shtepi.
Pastaj e shesin.Pa e derguar ne shtepi,nuki e shesin.
Demo mendon se vaji i supermarketit eshte me i mire? Eshte skandaloz sepse vetem vaj ulliri nuk eshte. Fshataret kane vaj te mire por ka dhe nga ata qe e perziejne. Vaji i ullirit ka nje gje te mire, ai nuk mban hile. Ata qe e njohin kete vaj, e kuptojne menjehere si ne ere dhe ne shije. Hidhi sa te duash esenca dhe ngjyroses. Po nuk e njeh vajin e ullirit, mos e bli kot.
rrace e poshter vjedhin dhe helmojne nejri tjetrin dhe pastaj fajin ja u ka greku.
Gabim demo
Un vajin e ullirit e marr ne mulli ku bluhet ulliri jam klient i perhershem dhe fshatari me therret sapo çon ullirin ne mulli pra pa e marre ne shtepi
Te sigurj zotri qe 99% e atyre qe merren me kesisoj perzirjesh vaji nuk kan asnje rrenje ulliri
Por ky rast nuk me bind fort
Ngaqe akuzat nuk jane te duhurat pra behet kontrolli dhe gjenden 1800€ dhe ngrihet akuza per mosdeklarim pasurie!!!!!
Eshte turp si akuze
Jan gjetur 3000 litra qe nuk dine se ceshte pastaj 1200 te tjera qe dyshohet qe eshte por ne fakt nuk dine asgje
dhe per kete asnje akuze?
Apo kan frike te ngrene nje akuze sepse demtohet monopolisti qe fut ne shqiperi kete mut pa emer?
Tani i kthehemi asaj fabrikes qe shet vaj me shishe me thuaj emrin e saj sa ton vaj shet ne vit dhe sa ton ullij bluan ne vit
Qe te jemi me te qarte fabrikat qe shesin vaj me shishe skan fare mulli per bluarje ulliri pra lind pyetja cfar futin ne shishe?
Sepse ullirin fshataret e çojne ne mulli dhe me pas vajin ne shtepi
Ne itali nje vaj ulliri i pa prekur kushton nga 13€ e siper dhe ka pasur nje debat gjoja kushtonte shume sepse ne market kishte dhe vaj ulliri 3.49€ por nqs do i hiqnim vleren e shishes imballazhimit dhe etiketes vaji dilte 2€ pastaj filloi nje debat i dyte ckishte ne ate shishe?
Morali vetem 4% vaj ulliri tjetra ishte vaj palme
Pra zotri demo formula dihet ka nje raport te lendes se pare qe hyn dhe produktit qe del
Une nuk blej tek fshataret ne trotuar . 1 sepse eshte mashtrim. 2 sepse eshte jo higjenike. 3 sepse eshte e padrejte . Nuk paguajne as taksa e asgje. Eshte nje turp i madh per nje vend ne evrope trotuaret mbushur me njerez qe shesin ulur ne bythe aty ku dhjet qeni e shuros macja , mes plehrash . Policia bashkiake vjen sa per sy e faqe ,edhe kur ben ndonje aksion dalin kokboshet e ju bejne video edhe i mallkojne ne rrjetet sociale. Pensionistet rrojne me 200 mij lek e nuk i vjen gjynah njeriu , per matrapezet qe bllokojne trotuaret , ndotin ambientin e i bejne llagjet te pa jetueshme ju vjen gjynah . Problem jane edhe dyqanet qe nxjerin arkat ne rruge , po e njejta gje .Jane evazoret me te medhenj e shfrytezojne hapesirat publike pa te keq njesoj si lokalet . Nje vend pa shtet ne mes te dites. Me qe ra fjala edhe me arat e reja mashtrim . Arrat e vjetra i fusin ne uje me klor qe te zbuten edhe i shesin per te reja.Sa per vaj bio ..me 5 mij lek nuk ka. 8 mij e siper ndryshe eshte mashtrim.
Edhe ata që e blejnë me atë çmim për vaj bio, e duan edhe vetë mashtrimin.
Me koston e shërbimeve mbledhjes, fabrika e çdo gjë, pa 800 lek litri më mirë mbaje hidhe poshtë, se të tallin me djersën tënde.
Ppp,Shume pak mullinj Fabrika vaji(fabrika fshatrash me kapacitet te ulet),shesin vaj me shishe te ambalazhuar me Etiketa dhe certifikuar nga AKU.Te gjithe punojne me pagese nga sasia ullirit qe bluajne,ose e marrin hakun me vaj ulliri,qe e shesin tek kliente si puna ime,qe marr cdo vit te e njejta fabrike 20 litra me bidona plastike .
tek fshataret ne rruge me bidona coca cola nuk marr kurre.
Po ja fusni kot me cmimet e vajit te ullirit extra virgin olive oil ne Bote, ketu ne California USA nuk gjen olive oil me pak se $50/l, cmimi varet nga menyra e mbledhjes se ullirit, per vajrat prestigjoze ulliri zgjidhet koker per koker dhe ka te vulosur ne etikete vendin e origjines, ne prese nuk duhet te kete dege apo gjethe dhe ulliri i papjekur ne peme ose ulliri jeshil i jep aciditet vajit mbi normat e lejuara 1-2%, vaji cilesor varet nga lloji i ullirit dhe qe duhet te jete mbledhur nga nje rajon apo vend me rrenje ullinjsh, shpesh mashtruesit (kryesisht italiane) perdorin mbledhjen e vajrave te prodhuara nga pika te ndryshme te Botes dhe shenojne ne etikete vetem ku eshte kryer mbushja ne shishe , pastaj duhet qe presimi te kryhet ne te ftohte dhe te mos perdoren procese termike apo kimikate, kjo metode eshte e lejuar ne shume vende per gatim dhe eshte vaj nga bersite e ullirit qe mbeten pas presimit dhe ky perseri quhet vaj ulliri dhe prodhuesi ka te drejten ta shenoje ne etiketen e tij me sqarimet plotesuese per teknollogjine e perftimit te tij dhe ky eshte vaji i ullirit me i lire ne treg,
PERZIERJA E VAJIT TE ULLIRIT ME VAJRA TE TJERA TE LIRA SI VAJI I PALMES ESHTE VEPER KRIMINALE DHE DETYRE E SHTETIT PER TA PARANDALUAR
Kur intelektuali postoi do kohe me pare cmimet e vajrave prestigjoze extra virgin olive oil te ne SHBA qe fillonin nga mijra $ per nje liter per milioniere dhe bilioniere, pati shume komentues dru me pre ne kete forum qe u gajasen me cmimet qe postoi intelektuali duke qeshur me fjalet: “Po c’na the o intelektual ketu ne vendin e komunizmit enverist vaji i ulllirit eshte $3/l ne SHBA kapitaliste te tregut te lire eshte nga $100/l per barktharret pensioniste proletare deri ne $3000/l per barkderrat zengjine bilioniere,
QYSH KESHTU?
Epo hani vajin U BU BU te palmes si sapunin per djathe atehere, sepse prodhuesi shqyptar nuk eshte budalle qe ta shese vajin e ullirit per $3/l kur ja kerkojne si frengu pulen te gjitha kompanite e kozmetikes ne Bote dhe kjo me ben te postoj nje histori mashtrimi do kohe me pare me vajin e lulediellit qe hynte nga Greqia qe autoritetet greke e zbuluan se ishte vaj makine i distiluar dhe qe shqyptaret e kishin kollofitur per vite me radhe, kreu i ketij madhtrimi ishte nje biznesmen shqyptaro-grek kusho i Vangjel Tavov te LSI qe Edi Rama e hodhi me parashyten e SPAK dhe GJKKO ne karriken e kryetarit te Bashkise se Himares,
prandaj:
JU BEFTE MIRE VAJI RILINDAS I ULLIRIT!
dhe:
Nje keshille shoqerore miqsore:
Lerini llogjet pa buke ne gazeten DITA per nje ceshtje kaq jetike per shendetin e popullates dhe futni ne frigorifer nje dhishe me vaj ulliri per disa ore dhe po nuk ngriu dhe u be si gjize, ta dini se:
PO HANI SAPUNIN PER DJATHE