Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E rrisnin me llamba, 7 të arrestuar, mes tyre tre punonjës të OSHEE për “tunelin e drogës” në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E rrisnin me llamba, 7 të arrestuar, mes tyre tre punonjës të OSHEE për “tunelin e drogës” në Tiranë
KronikeLajmi i fundit

E rrisnin me llamba, 7 të arrestuar, mes tyre tre punonjës të OSHEE për “tunelin e drogës” në Tiranë

Published: October 11, 2024
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike me anë të llampave, në një godinë që kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Krahas këtyre është shpallur në kërkim një shtetas tjetër dhe është proceduar penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Shtetasit Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala dhe S. K., në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

- Publicitet -

Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Nga njoftimi i Policisë bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit:

– Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

– Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

– Ervis Pashollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Elton Cenaliu, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasi S. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
  • Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
  • Kupa e Botës 2026 emetoi karbon sa gjithë Shqipëria në një vit
  • .
  • Revoltë në Përrenjas, kundër bashkimit me Librazhdin: Nis firmosja e një peticioni

Komentet e Fundit

  1. K R on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  2. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Kristaq Dervishi on ZYRTARE: Keir Starmer i jep lamtumirën Downing Street, Andy Burnham bëhet kryeministri i ri
  4. 1 on I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë
  5. Vlora 97 on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?