Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E vështirë arritja e një armëpushimi të ri me Hamasin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > E vështirë arritja e një armëpushimi të ri me Hamasin
Bote

E vështirë arritja e një armëpushimi të ri me Hamasin

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Izraeli dhe Hamasi nuk janë ende të gatshëm të rikthehen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar për një armëpushim. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Izraeli po përpiqet të ulë numrin e viktimave në radhët e civilëve ndërsa vazhdon ofensivën ushtarake në Gazë.

Pasi Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Gazë ndaj objektivave të Hamasit, disa familje palestineze u mblodhën të dielën në spitalin “Martirët e Al-Aqsas” në Deir al-Balah, për të mbajtur zi për viktimat më të fundit nga ofensiva ushtarake. Ndërsa shumë luteshin për të vdekurit dhe të tjerë vazhduan të largohen, Shtetet e Bashkuara konfirmuan se Izraeli po reagon pas thirrjeve amerikane për të ulur viktimat në radhët e civilëve.

“Publikuan në internet një hartë të vendeve ku njerëzit mund të shkojnë për të shmangur luftimet. Nuk ekzistojnë shumë ushtri moderne që do ta bënin këtë. Pra, të tregojnë paraprakisht se ku do të godasin. Kështu që po përpiqen”, – tha John Kirby, i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

- Publicitet -

Por, Izraeli dhe Hamasi hezitojnë të negociojnë për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve të tjera. “Dështuan bisedimet pasi Hamasi nuk donte të paraqiste lista të reja me emrat e grave dhe fëmijëve, që ne e dimë se i mbajnë peng. Nuk donte t’ia paraqiste Izraelit për shqyrtim dhe për t’i shkëmbyer”, tha zoti Kirby.

Në një artikull të publikuar rishtazi në gazetën The New York Times thuhet se Izraeli kishte patur dijeni paraprakisht dhe se nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur planeve të Hamasit për të bërë sulmet e 7 tetorit. Pikëpyetjet që ngre artikulli duhet sidoqoftë të marrin përgjigje në një kohë tjetër, thotë ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer.

“Pas luftës do të kemi një hetim serioz. Është shumë e rëndësishme që gjatë luftës të bashkojmë të gjitha forcat për të arritur objektivin e përbashkët për të eliminuar kapacitetet ushtarake të Hamasit, për t’i dhënë fund regjimit të tij në Gazë dhe për t’u siguruar se Gaza nuk do përbëjë më rrezik për Izraelin, si dhe për të rikthyer pengjet”, tha ai.

Zoti Dermer mendon se shkatërrimi i Hamasit do t’i hapë derën paqes rajonale. “Në kontekstin e paqes rajonale duhet të gjejmë mënyrën se si të shkojmë përfundimisht drejt një marrëveshjeje politike me palestinezët”, tha ai.

Ai shtoi se ndërkaq Izraeli është dakort me Shtetet e Bashkuara për nevojën për të ulur numrin e viktimave në radhët e civilëve në Gazë dhe për të shtuar ndihmat humanitare.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?