Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe grekët në protesta, shkak kartat e identitetit dhe privatësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe grekët në protesta, shkak kartat e identitetit dhe privatësia
AktualitetBoteRajoni

Edhe grekët në protesta, shkak kartat e identitetit dhe privatësia

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Mbi 3 mijë persona kanë marrë pjesë në një tubim në Selanik, për të kundërshtuar kartat e reja të identitetit që do të shpërndahen në Greqi nga 25 shtatori.

Manifestuesit valëvisnin flamurin grek dhe mbanin banera kundër dokumenteve të reja, të cilat dyshohet se do të mbajnë edhe një qark që do të tregojë vendndodhjen e poseduesve. Qytetarët pretendojnë se kjo praktikë shkel të dhënat e tyre personale.

- Publicitet -

“Do të kthehemi në një shoqëri Orwellian-e. Do të kemi një dosje të madhe digjitale me të dhënat personale, jetën private, të dhënat mjekësore, punën, gjithçka. Do të shkojmë diku dhe kjo do të regjistrohet. Për mua është e papranueshme”, deklaroi një protestues për mediat greke.

Ndërkohë që një tjetër qytetar u shpreh: “Karta do të mbajë numrin e sigurimit social, pagesat e taksave dhe të dhëna të tjera. Qeveria do të mund të shtojë për nevojat e saj çfarëdo të dhënash që dëshiron. Por ne nuk do të jemi në gjendje t’i lexojmë ato pavarësisht se do ta kemi këtë kartë”.

Disa qytetarë të tjerë i cilësojnë kartat e reja biometrike si një hap drejt “skllavërimit” të qënies njerëzore. “Ata po përpiqen të imponojnë përmes kartave biometrike skllavërimin e qënies njerëzore, duke vendosur një kontroll absolut. Do të bëhemi si tek “Big Brother”, prandaj dhe po protestojmë”, tha qytetari.

Kartat e reja të identitetit do të përmbajnë të dhënat e zakonshme si emrin, emrat e prindërve, adresat, ndërsa grupi i gjakut do të jetë opsional. Kryeministri Qirjakos Micotaqis deklaroi në mbledhjen e fundit të kabinetit të tij se dokumentet në fjalë janë pjesë e një sistemi të përbashkët identifikimi evropian, që do të bëhet i detyrueshëm.

“Nuk do të flas me detaje për lajmet e rreme që disa njerëz qarkullojnë. Ata janë një pakicë e shoqërisë greke. Kartat e identitetit nuk do të kenë as qark, as kamera, as mikrofonë dhe as gjëra të tjera që mund të dëgjohen. Qytetarët nuk duhet të bien viktima të talljeve”, deklaroi Mitsotakis. Arqipeshkvi ortodoks Ieronimos ka deklaruar se Sinodi i Shenjtë i Kishës do të dalë brenda pak ditësh me një deklaratë lidhur me kartat e identitetit, për të cilat është planifikuar një tjetër protestë, fundjavën e ardhshme në kryeqytetin Athinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit
  • “Disa nga aleatët e tij më të ngushtë politikë janë vënë nën SPAK”, Rama për BBC: Protestat janë normale

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. capi on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Aldrin on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  4. demo on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  5. Aldrin on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?