Një artikull i National Geographic flet për një zbulim të rrallë në nëntokën e Bulqizës: gaz hidrogjen i pastër – një burim energjie ky i rinovueshëm “i aftë për të transformuar botën”, – shkruan media prestigjoze.
Komentet janë të shumta por shumë lexues janë skeptikë. “Edhe po të jetë, nuk do ta gëzojnë shqiptarët” – shkruan njëri prej tyre.
Ky mosbesim buron nga shfrytëzimi abuziv i pasurive natyrore të vendit këto 30 vitet e fundit. Në të vërtetë Shqipëria nuk është e varfër. Ajo është e vjedhur.
Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë. Kemi naftë, krom, bitum, dhe bakër. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, kemi më shumë pasuri natyrore për frymë seç kanë grekët, turqit, italianët dhe gjermanët.
Po ta kthenim në pará pasurinë natyrore një familje me katër persona do të përfitonte rreth 54 mijë $. Me një fjalë, vetëm prej pasurisë natyrore nuk do kishte asnjë familje të pastrehë.
Dhe të mendosh që pasuria natyrore zë vetëm 24% të pasurisë kombëtare. Shqipëria ka dalje në dy dete, ka 300 km vijë bregdetare, ishuj, tokë pjellore dhe klimë mesdhetare. Kemi rezervën ujore më të madhe në Evropë dhe kemi 300 ditë me diell, të cilat në kohën e energjisë së rinovueshme janë një pasuri e jashtëzakonshme.
Kemi gjithashtu një nga popullsitë më të reja në Evropë, dhe një shoqëri me një ambicje të jashtëzakonshme për edukim dhe avancim profesional. Për këtë mjafton të shohësh trendin emigrator dhe përqindjen e studentëve që shkojnë për të studiuar jashtë.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë. Rrogat në Shqipëri janë më të ultat në rajon, duke mbetur pas edhe fqinjve si Maqedonia, që kanë një rrogë mesatare dy herë më të lartë se ne.
Dhe (jo pa mllef) lind pyetja: Si ka mundësi?
Ne jemi të varfër për shkak të politikanëve të korruptuar që na kanë qeverisur, por edhe prej politikave të gabuara që janë ndjekur. Një prej tyre është privatizimi i pasurisë publike dhe lënia e saj nën administrimin e privatëve.
Megjithëse privatizimi i pronës publike mori hov në fillim të viteve 2000, kjo politikë filloi të ndiqej menjëherë pas rënies së sistemit monist, ku ndërmarrjet shtetërore, uzinat dhe fabrikat u shkatërruan fillimisht dhe më pas u privatizuan për një copë bukë.
Në Shqipëri debati publik i asaj kohe u thjeshtua në dogmën shtet keq, privat mirë. Ndërsa në vendet e tjera të ish bllokut Lindor, privatizimi u legjitimua pak a shumë me argumentet e mëposhtme:
1. Shteti është i korruptuar dhe administratorët shtetërorë janë të paaftë. Prandaj, pasuria publike po u la në dorë të shtetit do keqadministrohet dhe në vend që të nxjerrë fitim, do kthehet në barrë për buxhetin e shtetit.
2. Shteti është i varfër dhe nuk ka mundësi që të bëjë investimet e nevojshme për të rritur rentabilitetin e këtyre ndërmarrjeve. Ndërsa privati ka mundësi që të investojë.
3. Privatët përmes administrimit më efektiv të pasurisë publik i sjellin më shumë para buxhetit të shtetit (me taksa e tatime), dhe ndihmojnë shoqërinë, përmes punësimeve dhe investimeve në komunitet.
4. Shteti, duke u lehtësuar nga administrimi, por edhe duke mos qënë palë në treg, ka mundësi që të kontrollojë tregun duke luajtur rolin e arbitrit. Kështu, shteti do i ketë duart e lira të sigurojë që kompanitë private nuk i sjellin dëme shoqërisë.
Le t’i testojmë një e nga një këto katër pretendime:
Për i përket argumentit të parë, nuk ka dyshim që shteti shqiptar është i korruptuar. Në hartën e Transparency International Shqipëria është me ngjyrë të kuqe, duke u renditur mes vëndeve më të korruptuara në botë. E megjithatë privatizimi nuk e zgjidh këtë problem, pasi një shtet i korruptuar edhe privatizimin e bën të korruptuar, duke dëmtuar interesin publik.
Një shembull ilustrues i kësaj mund të jetë privatizimi i rafinerisë së përpunimit të naftës, e cila u shit për 110 milion $, ndërkohë që vetëm rezerva nafte në depozitë kishte rreth 90 milion $. Pastaj u shit për skrap dhe aktualisht nuk kemi mundësi përpunim nafte.
Për më tepër, privatizimi nuk lejon ndëshkimin e politikanëve të korruptuar. Kur qeveria është e paaftë për të menaxhuar pronën publike, dhe administratorët shtetëror janë të korruptuar, kjo qeveri duhet të paguajë pasojat duke humbur zgjedhjet, ndërsa nëpunësit e korruptuar duke shkuar në burg. Në këtë rast, pasuria e vjedhur konfiskohet dhe i rikthehet publikut.
Ndërsa kur këta administratorë të paaftë dhe të korruptuar transferojnë pasurinë nga publiku tek privati, ata shpërblehen përmes korrupsionit. Jo vetëm kaq, por tashmë shteti angazhohet për të mbrojtur pronën e tyre « private », që deri dje na përkiste të gjithëve.
Argumenti i dytë, se shteti nuk ka para për të bërë investime bëhet qesharak, kur shikon se kush i ka privatizuar këto pasuri. Në fakt, shteti ka gjithmonë më shumë mundësi të investojë se sa privatët.
E para, sepse për shkak të ekonomisë së shkallës, shteti, duke patur monopolin, ka kosto më të ulta fikse, se sa dhjetra kompani që konkurojnë me njëra tjetrën.
E dyta, shteti, duke qënë i përjetshëm, mund t’ia lejojë vetes të bëjë investime që e kanë rikthimin afatgjatë. Ndërsa privatit i duhet të mbijetojë në treg dhe të jetë sa më fleksibël duke iu përshtatur nevojave të momentit, prandaj e ka të vështirë të bëjë investime që e kanë rikthimin disa dekada më vonë.
E treta, shteti, duke patur garanci më të mëdha ripagimi, jo vetëm që e ka më të lehtë për të marrë kredi se sa një privat, por përfiton edhe norma interesi shumë më të ulta.
Për këtë, shikoni se çfarë ka ndodhur me privatizimin e minierave të kromit. Prej disa vitesh janë dhënë dhjetra liçenca shfrytëzimi të galerive nëpër miniera, duke e bërë proçesin shumë më pak rentabël seç ka qënë edhe para viteve ‘90.
Këto kompani, për shkak të vështirësisë për të marrë kredi, kostove të mëdha fikse, dhe interesit afatshkurtër për CASH, nuk kanë bërë pothuajse asnjë investim thelbësor. Në momentin që flasim, nëpër minierat e kromit ende shfrytëzohen investimet dhe zbulimet e bëra në vitet ’80 nga regjimi i shkuar.
Prej dekadash nuk janë eksploruar burime të reja dhe ende punohet mbi hartat e dikurshme. Ndërkohë që mungesa e investimit për furra pjekjeje ka bërë që shumë prej tyre në vend që ferrokromit, i cili është më i kërkuar në treg dhe ka një çmim shumë më të lartë, arrijnë të eksportojnë vetëm krom të papërpunuar.
Argumenti i tretë, që kompanitë private duke qënë më efiçente kanë mundësi t’i sjellin përfitime shoqërisë ngjan më shumë me premtimet elektorale se sa me realitetin. E vërteta është se edhe nëse këta privatë janë më efiçent, janë për veten e tyre dhe jo për publikun. Në vende me korrupsion të lartë si Shqipëria, ato fshehin fitimin përmes një mijë e një manikacioneve, si rritja artificialisht e shpenzimeve apo regjistrimit nëpër streha fiskale jashtë vendit.
Po të shohësh bilancet financiare të këtyre kampionëve tanë, do shohësh se në mos të gjithë, pjesa më e madhe e tyre, deklarojnë se punojnë për pasion, se fitime nuk nxjerrin. Duke të bërë të dyshosh nëse janë vërtet të paaftë apo të korruptuar, por që nuk të lënë pikë dyshimi se për publikun nuk janë hiç më mirë se sa shteti.
Shembulli më ilustruesi kësaj është sërish privatizimi i rafinerisë së naftës, e cila përpara privatizimit deklaronte deri në 16 milion $ fitime. Pra derdhte në buxhetin e shtetit 16 million $ në vit. Po pas privatizimit ? Rreth 300 million $ detyrime të papaguara ndaj shtetit dhe 400 million $ borxhe ndaj bankave dhe privatëve. Ndërsa punëtorët, janë me ndihmë ekonomike sepse u bë kohë që janë hedhur në rrugë.
Argumenti i katërt mbi fuqizimin e shtetit si regullator në treg, duke kontrolluar privatin, është gjithashtu një fiasko. E vërteta është se privatizimi i pasurisë publike e dobëson edhe më tepër shtetin duke ia kufizuar mundësinë kontrolluese të tregut. Për këtë do mjaftonte të ndjekësh kronikën e zezë në zonat ku ka miniera për të parë se si sapo kaloi administrimi në duart e privatëve, u përfshinë në to grupet kriminale, dhe tashmë jo tatimorët por as policia nuk i kontrollon dot më.
Por le ta lëmë mënjanë këtë për një moment dhe më lër të të japim dy shembuj:
E para, aq e vështirë ka qënë për shtetin që të tatonte fitimet e konçesionarëve, sa u detyrua të kthehej tek strategjia e rentës minerare, që përdorej qindra vite më parë kur shteti nuk kishte as fuqi dhe as nerva të kontrollonte tregun. Pra shteti në vend që të tatojë vetëm fitimin e këtyre koncesionarëve, iu thotë « më jepni mua një të dhjetën e naftës apo kromit që nxirrni nga toka, dhe pastaj n’daç fitoni n’daç jo ».
Gjë që, nëse ata vërtet do ishin duke punuar pa fitim, do i kishte çuar në faliment, por që nuk ka ndodhur sepse ata i ruan Zoti.
Shembulli i dytë është ansambli i vajtimit publik që jep shfaqje të herë pas hershmë në Elbasan. Të këputet shpirti kur i shikon me kryetar bashkie, me deputetë zone, me ministra dhe inspektoriate që i luten privatit të mos ndosë ajrin se po vret qytetarët. Mirëpo privati nuk dëgjon nga ai vesh, sepse i bie më lirë të blejë një politikan se sa një filtër ajri.
« Mirë mo, mirë, po çfarë do bëjmë ? » është përgjigja kur diskutojmë për këto tema.
Nga sa u parashtrua më sipër, vjen natyrshëm përgjigja se zgjidhja është t’ia rikthejmë pasurinë e përbashkët publikut. Burimet natyrore të Shqipërisë janë pronë e çdo shqiptari dhe duhet të mbeten pronë e çdo shqiptari. Prandaj si fillim kontratat konçesionare të bëra si pasojë e korrupsionit apo që nuk kanë bërë investimet e parashikuara duhet të anullohen dhe pasuritë natyrore të rikthehen nën administrimin e shtetit.
Së dyti, duhet krijuar një fond shtetëror prej administrimit të pasurisë natyrore, duke ndjekur modelin e Norvegjisë, e cila me të ardhurat e naftës ka krijuar fondin më të madh shtetëror në botë. Eshtë me rëndësi që publiku ta ndjejë në mënyrë direkte fitimin nga shfrytëzimi i pasurisë së përbashkët, prandaj në fund të vitit dividenti i këtij fondi duhet të shpërndahet për çdo shqiptar.
Është gjithashtu e rëndësishme, që punëtorët e këtyre sektorëve dhe banorët e zonave përreth të përfitojnë direkt nga shfrytëzimi i pasurisë natyrore. Është e tmerrshme që në zonat më të pasura në Shqipëri jetojnë familjet më të varfra në vend.
Fatkeqësisht, deri më sot përgjegjësia sociale e konçesionarëve ka qënë pothuajse zero, duke mos ndërtuar as edhe një rrugë, kopsht apo shkollë për banorët përreth. Sikur mos mjaftonte kjo, madje i kanë shembur edhe shtëpitë apo shfrytëzuar fëmijët për puë të rënda fizike.
E nëse ende dikujt i kall datën idea që pasuritë natyrore të menaxhohen nga shteti, po i kujtojmë se privatizimet na kanë sjellë një kosto shumë të madhe sociale, duke nisur që nga rritja e pabarazisë, e cila sipas Forumit Ekonomik Botëror është gjithmonë e në rritje në Shqipëri.
Është e papranueshme që 3 % e popullsisë kanë të depozituara në banka më tepër para se 97% tjetër.
E sikur kjo të mos mjaftonte, politika të tilla nuk kanë sjellë as zhvillim eknomik. Është e tmerrshme që 30 vjet më vonë të jemi në këtë situatë. Teksa minisitri i ekonomisë mburrej pak muaj më parë se Shqipëria ka një rritje ekonomike 4.2 %, në vitin ’89, vetëm një vit përpara rënies së diktaturës, kur shqiptarët nuk kishin bukë të hanin, e zgjoheshin në 5 të mëngjesit për të shkuar në rradhën e qumështit, rritja ekonomike ishte 10%.
Mesa duket, në këto vite nuk kemi humbur vetëm naftën dhe kromin, por edhe paratë, të cilat kushedi se në ç’llogari bankare të Panamasë prehen, dhe në ç’bodrum të resorteve kodrinore kalben.
Para se ta mbyllim, le të tregojmë si do ishte menaxhimi i këtyre burimeve nga një shtet i drejtuar prej njerëzve të ndershëm dhe të aftë, duke të dhënë vetëm tre shifra:
E para, në Shqipëri nxirret deri në 1.4 milion ton naftë në vit, ndërkohë që nevojat e tregut tonë janë 500 mijë ton. Pra, nëse do e menaxhonte shteti, me kapacitetin përpunues që kemi, dhe cilësinë e naftës që nxjerrim, do kishim mundësi të mbulonim nevojat e tregut tonë, pa qënë nevoja për të importuar naftë nga jashtë. Dhe kjo, ende pa Shpiragun
E dyta, minierat shqiptare nxjerrin rreth 100 mijë ton krom çdo vit, për të cilin, nëse do ishin menaxhuar nga shteti duke bërë investimet e duhura, do të kishim futur në buxhetin e shtetit 60 million $.
E treta, vetëm në dekadën e fundit privatët kanë nxjerrë rreth 9 million ton naftë nga rezervat tona nëntokësore.
Nëse kjo do të ishte menaxhuar nga shteti, do kishim të paktën 600 milion $ më shumë në buxhetin e shtetit. Për t’i vënë këto 660 million $ në perspektivë, po të kujtoj se i gjithë fondi për ndihmën ekonomike është 26 herë më i vogël (25 million $).
Me fjalë të tjera, vetëm nga fitimet e kromit dhe naftës ne do kishim garantuar se 26 vitet e fundit (ose të ardhshme) në Shqipëri nuk do kishte më asnjë fëmijë të varfër. Por në fakt çfarë kemi bërë?
Thjesht kemi shtuar palat në barkun e dhjamur të disa oligarkëve.
O sulejmaaan! o Sulooo!Ay Asteroidi prej hekuri nuk me mbush mendjen mua,,,Por jaaallah,,rente ay asteroidi prej floriri..Dhe te bjeri mu ne qeverri brenda diten e mbledhjes,,qe ta vdesin hajdutet dhe te vrapojme ne me kazma me varre te shkepusim ndonje cope,,pa e dhene me koncession e PPPPra..
lugen ne brest,,dhe he o burra ne Shpiragt,,se Torta me kova ne Pallatin e Kultures mbaroi.
Te pretendosh per “pasuri publike” do te thote te jetosh akoma me mendesite e sistemit socialist.Jemi ne sistem kapitalist,madje te sapofilluar,ku konsilodimi i familjeve sunduese te pasura ,Pra atyre qe i quajme oligarke,nuk Ka perfunduara akoma.Jemi ne proces te eger,ku per interessa te shtimit te pasurive nuk pyet njeri .Si thote ai “Mbreti qe qeverris dynjane ,qe Ka vene taraphane ia di kimene parase.”Dhe i merr me rradhet te gjitha shtresat e klases sunduese te oligarkeve.Nuk perulen,nuk ndalojne para asgje,mjafton…paraja.Ne kapitalizem ,shteti,Pra zoteruesi i “pasurive publike”, mbron interesat Pikerisht te tyre.Praktika e ketyre 30 viteve kete tregon.Prandaj,hiqeni nga mendja se nga keto pasuri do te perfitoje puntori,apo i varferi e pensionisti.Sigurisht ,lemoshe do te marrin,keshtu thote dhe Marksi te kapitali,por lemosha eshte per te mos vdekur Urie,per te siguruar rezerven e krahut te punes.I varferi do mbetet gjithenje i varfer.Ndryshe ,shkoni ne Sharre,eshte nje varr atje,vendosni nje buqete lule dhe ulni koken.
Mjafton të ndiqet shëmbulli Norvegjez dhe të mësohet nga ata se si menaxhohen pasuritë e kombit në të mirën e kombit…
Eshte nje lajm ketu pa te drejte komenti ,per ndertimin e nje Centrali Berthamor,,nga tre shoqeri Italiane ENI,ENEL,EDISON,me kapacitet 1500 Megawat,ne Shqiperi.
Centrali Atomik do te ndertohet ne token Shqiptare.
Sipas Marreveshjes Rama-Meloni,.
Prandaj paska ardhur Meloni me pushime,Per te ndertuar Central Berthamor ne Shqiperi.
Ajo qe degjuam nga kryeministri,ishte vetem Dergimi ne Itali i Ujit te Kalter te Burimit te Bistrices me Tubacione,,por paska edhe me ziiiiiiiiiii se kaq.
Do te ndertohet nje Central Atomik dhe Kryeministri hesht,,Therret e bertet,e vishet si Bojaxhi Komunale per te terhequr vemendjen e spektatoreve ne Shpirag.
Me bir kurve qe paska qene?Vete bojaxhi,I jati skulptor,gjyshi shofer,,Po ku e mesoi Zanatin e Nallbanit,mor aman?
Nallbanet kur mbathin kuajt,u shterngojne kuajve morseta ne turi,qe quhen MEGOJZA.Dhimbja ne nocka e ben kalin te harroje dhimbjen e gozhdeve te patkojve ne thundrat.
Kete po ben Edi Rama.I kujton shqiptareve shitjen e Syrit te Kalter,i kujton Puset e Shpiragut,qe te mos u veje Mendja tek Centrali Atomik.
Me e Forta eshte se e gjithe Energjia qe do te prodhoje Bumja Berthamore me Sahat ,do te shkoje ne Itali.
Deri tani nuk ka asnje kontrate te botuar,qe i le shteg interpretimeve.
Precedenti tregon se kaloi Gazsjelesi i Azerbaxhianit,neper token Shqiptare,AS RRODHI,AS PIKOI.
Dil o z.Kryeminister pergenjeshtroje kete lajm ogurzi,,ose boto kontraten.
Tani vazhdo Ti Kritiku,se une do shkoj deri ne pazar te marr 1kg,domate..Erdha nuk vonohem.
Shumë e drejtë analiza. Bankers sot e kësaj dite “.me humbje”. As taksa nuk paguajnë
Kur kam gezim une me Balluket e mija,
zere se ka gezuar dhe mbare Shqiperia,
kur vjedh e gezon ky i imi pushtet,
edhe shqiptaret do dalin ne selamet,
se ate “c’do populli ben partia” ne e rregulluam,
ne “c’do pushteti e vjedh qeveria” e modifikuam.
Zamira eshte e njejte gje.Pune mafies.Del me I forte te gllaberoje minieren.Gazi eshte brockull qe te meret Ethemi.
Cfare hidrogjeni mer ti, jane pordhet e Enverit qe i mblidhnin antaret e Birose dhe i depozitonin poshte kromit.
Do ta ras
Jemi te varfer per shkak te vete shqiptareve
Shqiperia keshtu ka qene, keshu eshte, keshtu do te jete
Edhe Sauditët të gjithai kanë por dëshirën cdhe vullnetin për punë jo
Zoti e ka darovitur me bujari Shqypnine, por shqyptaret kane mbetur si nje fis prej kanibalesh Zulu sic i la Enveri me tollona dhe bunkere qe zgjedhin Bosin e fisit jo nga inteligjenca e trunit, por sipas permases se penisit apo “hallatin sa Blendi Fevziu shtatin” I gjithe ky shkrim kontravers eshte totalisht i gabuar me fryme te theksuar komuniste dhe vetem po te pyetesh:
PSE U RENUA SHTETI KOMUNIST I ENVERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE KUR PRODHIMI KONTROLLOHEJ TOTALISHT NGA PARTIA E PUNES DHE NUK KISHTE ASNJE KOMPANI PRIVATE PER 45 VJET ME RADHE?
Pse falimentuan dhe u shkaterruan te gjitha fabrikat dhe uzinat sovjetike njeheresh ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore dhe nuk mbeti asnje gjurme nga to? Ne Gjermanine Lindore falimentuan fabrika dhe kombinate sovjetike qe po te krahasoheshin me fabrikat gerdalla mesjetare te Enverit fanatiket komuniste te Shqypnise do te vinin kujen dhe do te shkulnin floket sepse debilet dhe dallkauket shqyptare qe duan rikthimin e ekonomise se centralizuar nga shteti nuk e kuptojne dot se:
SHTETI ESHTE NIKOQIRI ME I KEQ I PRONES PUBLIKE
dhe:
Se uzinat dhe fabrikat gerdalla te Enverit kishin falimentuar shume kohe me pare se te binte Muri i Berlinit, sepse prodhonin vetem humbje dhe asnje fitim dhe kur u hap tregu i lire dhe duhej te shisnin mallin ne konkurence me te tjeret ne tregun nderkombetar u pa qarte se nuk mund te mbijetonin, keshtu me Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, keshtu ndodhi me Kombinatin e Autotraktoreve ne Tirane, me Kombinatet e Tekstilit me plot skarco prodhimi, me konjakun qe derdhej rruges nga cilesia e dobet e shisheve dhe me kavanozat qe rridhnin rruges per faqe te zeze te industrise.
NE TE GJITHA VENDET E ZHVILLUARA SEKTORI SHTETEROR PERBEN VETEM 3-4 % TE SEKTORIT PRIVAT
prandaj:
Hidheni ne HALE kete shkrim arkaik komunist debilesh qe kerkon te ktheje kontrollin e shtetit ne ekonomi
Shum e vertete ! Mer shum buje Edi deklaroi se ne tetor te 2023 priteshin te dhenat perfundimtare per rezerven masive te naftes nga kompania e cila po shpon ne zonen e Shpiragut. Por c’ndodhi ? Kompania, por edhe Edi, jo vetem qe nuk konfirmuan te dhenat per rezerven e naftes, por edhe nuk dolen te kerkonin falje pse nuk e bene kete !? Nderkohe qe kompania prej muajsh vazhdon dhe shfrytezon dhe vjedhe kete burim te rendesishem energjie ne menyre te heshtur e te pakontrolluar nga shteti shqiptar,. Deshmitaret okular ne kete zone, thone se ne menyre tinezare dhe naten, vene e vijne cisternat e naftes te cilat transportojne arin e nentokes shqiptare, pa i paguar as’nje harac shtetit shqiptar. Keshtu u veprua edhe per zonen naftembajtese te zones se Patos-Marinzes. Edhe pse ka pothuaj 20 vjete qe shfrytezohet ne menyre barbare nga te huajt, shtetit shqiptar i kane dhene vetem ndonje therrime per ti mbyllur gojen dhe kjo pune ka per te vazhduar deri sa ta thajne fare kete zone dhe kur te vije koha qe sipas kontrates kjo zone ti diorezohet shtetit shqiptar ne kete zone nuk do te kete mbetur pike nafte. Dikur thuhej ! Se nese zbulohet ky vendburim i rendesishem i naftes ne kete zone, ne Shpirag, kjo per Shqiperine do te ishte clirimi i dyte! Po me c’po shohim zbulimi i ketyre rezervave te konsiderushme minerare sot, jo qe nuk eshte clirim i dyte, por pa frike fare dhe me plotgojen mund te themi se ky eshte pushtimi i dyte i Shqiperise.
ME KOT LODHNI VETEN
KENI PARE ATE CAKALLIN
QE I RRI MBI KOKE RAMUSHIT
SORROSI BINJAK ME DJALLIN
PAK NGA PAK DO GLLABEROJ
GJITHE VISARET E VATANIT
NEPERMJET RAME MAVRISE
SHEMBELTYRA E SHEJTANIT
PRANDAJ BOLL ME LLAFE
ME LOT NUK MERRET PUSHTETI
ASHTU SIC KAPITALISTI
NUK PJRDH KURRE SE VUAN MILETI
Gabimet në privatizim pas vitit 1990 dihen që u bënë me dashje ose pa dashje, ose hileqarët shfrytzuan paditurinë e tjerëve. U privatizuan edhe monopolet, të cilat duhet të jenë publike, duke krijuar paradokse. Si mundet që metroja dhe autobuzat e Bostonit të jenë publike dhe autobuzat urbanë në Tiranë të jenë private?! Shëmbuj të tillë ka plot dhe është turp që operojnë edhe pas 34 vitesh duke thyer rregullat e ekonomisë së tregut, sikur nuk ka ekonomistë Shqipëria. Akoma nuk kuptohet që firmat publike nuk i drejton Kryeministri, apo Kryetari i Bashkisë, por i drejton një Drejtor që nuk është pronar dhe Bashkia mund të investojë nga taksat e përgjithshme, pra mundësitë janë më të mëdha se sa një pronar që shikon vetëm xhepin e vet.
Cerciz.Fjalia e fundit tend I ve kapakun gjese .
Komentet per humanizem jane brockulla.Paraja,paraja,paraja eshte force levizese e shoqerise.
Shqiptari eshte i trashe !!!!