Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
Politike

Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30

Published: June 30, 2026
Shpërndaje

Protesta e 30-të radhazi në Tiranë mori këtë të hënë dimension ndërkombëtar, pasi në mbështetje të protestuesve morën pjesë eurodeputetë, të cilët shprehën solidaritet me kauzën e qytetarëve shqiptarë dhe premtuan se kërkesat e tyre do të përcillen në institucionet e Bashkimit Evropian.

E para që mori fjalën ishte eurodeputetja gjermane Tineke Strik, e cila përgëzoi qytetarët për mobilizimin dhe i inkurajoi të vijojnë protestën në mbrojtje të demokracisë dhe lirive themelore.

“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi Strik.

- Publicitet -

Ajo theksoi se protestat tregojnë se qytetarët shqiptarë nuk pranojnë kufizimin e së drejtës së fjalës dhe kërkoi që qeverisja të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo pakicën e njerëzve të pasur”, u shpreh eurodeputetja.

Mbështetje për protestuesit shprehu edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila e përqendroi fjalën e saj te mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i standardeve evropiane.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamingot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do ta përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do të themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje”, deklaroi Paulus.

Sipas saj, nëse Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë ligjin dhe të dëgjojë qytetarët.

“Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian, atëherë qeveria duhet të ndryshojë ligjin dhe të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe jo për të mirën e shqiptarëve”, tha ajo.

Në fund të fjalës së saj, Paulus bëri edhe një deklaratë që tërhoqi vëmendje, duke thënë se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama për të mos mbështetur një amendament në Parlamentin Evropian.

“Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament, sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu. Vijoni betejën tuaj, do të bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre”, deklaroi eurodeputetja.

Screenshot

Në protestë mori pjesë edhe eurodeputetja greke Vula Tsetsi, e cila tha se protesta 30-ditore ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.

“Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe zgjerimin në BE”, u shpreh ajo.

Tsetsi deklaroi se procesi i integrimit evropian nuk mund të ecë përpara nëse nuk respektohet zëri i qytetarëve.

“Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, tha eurodeputetja.

Në përfundim të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje edhe socialdemokratëve evropianë të reagojnë ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

“Duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë, sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE”, përfundoi Tsetsi.

Mbështetjes së eurodeputetëve për protestuesit para Kryeministrisë iu bashkua edhe eurodeputetja Anna Strolenberg, e cila deklaroi se kauza e qytetarëve shqiptarë është e lidhur ngushtë me vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Në fjalën e saj, Strolenberg vlerësoi mobilizimin e protestuesve dhe theksoi se mbrojtja e natyrës, lufta kundër korrupsionit dhe kërkesa për transparencë e demokraci janë parime që përputhen me standardet evropiane.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë!”, deklaroi eurodeputetja.

Në fund të fjalës së saj, Strolenberg iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje të marrë parasysh kërkesat e qytetarëve dhe të ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”, u shpreh eurodeputetja.

Eurodeputetja italiane Christina Guarda iu bashkua po ashtu protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku shprehu mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë dhe vlerësoi angazhimin e tyre në mbrojtje të natyrës, të drejtave dhe demokracisë.

Në fjalën e saj, Guarda falënderoi protestuesit, duke thënë se ata i kanë dhënë një shembull Evropës për mbrojtjen e tokës dhe të drejtave themelore.

“Na keni mësuar kaq shumë, na keni mësuar të mbrojmë tokën, e të jetuarit mirë në tokën tonë, na keni mësuar bukurinë e të mbrojturit të drejtat tona, të drejtën njerëzore, të mos konsumohemi nga politika e korruptuar”, u shpreh eurodeputetja.

Ajo falënderoi gjithashtu diasporën shqiptare në Itali dhe në vende të tjera të Evropës për mbështetjen që, sipas saj, po i jep protestës.

“Dua t’ju falënderoj ju dhe diasporën shqiptare në Itali. Faleminderit diasporës në të gjithë Evropën që po proteston për ju”, tha Guarda.

Në vijim të fjalës së saj, eurodeputetja iu referua një episodi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke deklaruar se integrimi evropian nuk arrihet përmes nënshtrimit, por duke respektuar dinjitetin e vendit.

“Kam një imazh, kryeministrin duke iu përulur kryeministres sime. Nuk hyhet në Evropë duke u përulur, duke i shërbyer askujt. Hyhet me kokën lart, duke e ditur se e meriton. Jam me ju, Shqipëri”, deklaroi Guarda.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vlora 97 says:
    June 30, 2026 at 5:46 am

    Bravo

    Reply
  • X says:
    June 30, 2026 at 6:34 am

    Si ka mundesi nje kryeminister te hartoj nje projekt gjigand per fushat malet dhe detin e vendit te tij ta permbledh anglisht ne nje botim te cilin e ndan me 60 arkitekt te botes dhe populli qe banon keto troje TË MOS DIJË ASGJË?????

    CILI SHPIRT SKLLAVI MUND TE PRANOJ NJE POSHTERIM TE TILLË??.

    O RAM BYTHA

    DO PERFUNDOSH AQ KEQ SA NUK TA PRET MENDJA O QELBESIR

    Reply
  • realisti says:
    June 30, 2026 at 9:38 am

    E more X!! Aty jane projektet,ca te realizuara dhe ca po realizohen e te tjera do te realizohen. Shifini,lexojini,nuk ju ka ndaluar kush! Apo jeni analfabet!! Qorri me i madh eshte ai qe nuk don me pa dhe shurdhi me i madh eshte ai qe nuk don me ndigju. Hapni syte,hapni veshet! Por ju nuk doni sepse sa mire qe i hapni syte kater dhe veshet sa te elefantit per Iranin,per vorioepiriotesit,per ekstremistet islamike,per Albinin,per ata zgjebsat qe thone se e bejme vete Shqiperine e per te gjithe ata qe nuk ja duan te miren Shqiperise!!!

    Reply
    • K R says:
      June 30, 2026 at 11:30 am

      Ik o idiot
      Jan vetem nje grusht pasanikesh hajdut qe duan te shpronesojn shqiptaret ne zonat e lakmuara te bregdetit

      Irani greqia e leshi te genjejn ty dhe debilat si ty

      Shif ca po ndodh n terren jo fjalimet e shurrës s shurrelit

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?