Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Efektet negative të zhvlerësimit të euros/ Eksportuesit humbën 35 mln euro në 6 muaj, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e vende të punës.
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Efektet negative të zhvlerësimit të euros/ Eksportuesit humbën 35 mln euro në 6 muaj, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e vende të punës.
Ekonomi

Efektet negative të zhvlerësimit të euros/ Eksportuesit humbën 35 mln euro në 6 muaj, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e vende të punës.

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Në studimin “Mbi Nevojën e Adaptimit të Strukturës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë” të hartuar nga anëtarë të Zyrës së Unifikuar të Bizneseve Eksporteve (ZUBE) vlerësohet se humbjet nga zhvlerësimi i euros të eksportuesit për janar-qershor 2023 arritën në 34,8 milionë euro.

“Kjo tendencë tregon për humbjet e vazhdueshme të eksportuesve shqiptarë të shkaktuar nga ndryshimet në kursin e këmbimit, duke ndikuar pasoja të tjera negative socio-ekonomike, duke filluar që nga likuiditeti më i ulët i tyre për t’u furnizuar, reduktim në numrin e punonjësve, e përkthyer kjo në efekte të tjera zinxhir, si ulja e konsumit, ulja e investimeve, etj”, theksohet në studim.

Ndër sektorët me humbjet më të lartë nga kursi i këmbimit vlerësohen sektori i veshjeve dhe këpucëve me fuqi punëtore, sipas studimit, prej 200,000 të punësuarish.

- Publicitet -

Nga analiza e kryer nga ZUBE vlerësohet se për shkak të vështirësive të krijuara nga kursi i këmbimit për të ruajtur qëndrueshmërinë e aktivitetit ndërmarrjet e fasonerive mund të shkurtojnë numrin e punonjësve.

“Nëse në analizë do të marrim pagën minimale si referencë (karakterizuar ky sektor), mund të bëhen vlerësime konkrete edhe të numrit të punonjësve që duhet të shkurtojnë këto biznese, vetëm për shkak të vështirësive të krijuara nga kursi i këmbimit në mënyrë që të mbajnë treguesit makroekonomik të tyre të qëndrueshëm”, citohet në studim.

Në mbështetje të eksportuesve, në studim rekomandohen marrja e një sërë masash nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera shtetërore që nga skemat në mbështetje të eksportuesve deri te ndërhyrjet e BSH-së që mund të zbatojë një politikë të përshtatshme të kursit të këmbimit për të ruajtur një vlerë konkurruese të monedhës.

Të premten, shoqatat e eksportuesve i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkonin marrjen e masave për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë kompanitë prodhuese për eksport nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?