Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Egjipti: Në ditën e tretë të armëpushimit pritet të lirohen 13 izraelitë e 39 palestinezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Egjipti: Në ditën e tretë të armëpushimit pritet të lirohen 13 izraelitë e 39 palestinezë
AktualitetBote

Egjipti: Në ditën e tretë të armëpushimit pritet të lirohen 13 izraelitë e 39 palestinezë

Published: November 26, 2023
Shpërndaje

Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë dhe një tjetër me 39 palestinezë që pritet të lirohen të dielën, në ditën e tretë të armëpushimit mes Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe Izraelit.

Armëpushimi katërditor mes Hamasit dhe Izraelit – i ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara – nisi të premten.

“Autoritetet egjiptiane e kanë pranuar sot një listë me të ndaluarit në Gazë, e cila përfshin 13 izraelitë, dhe një listë me palestinezët që do të lirohen nga burgjet izraelite, e cila përfshin 39 palestinezë. Ata do të këmbehen sot mes dy palëve”, tha Diaa Rashwan, shef i zyrës për media të Qeverisë egjiptiane.

- Publicitet -

Ky do të jetë grupi i tretë i pengjeve dhe të burgosurve që do të lirohen nga të dyja palët prej se nisi armëpushimi të premten.

Në përgjithësi, Hamasi i ka liruar së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë. Të gjithë janë gra dhe të mitur, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të shtunën vonë, Hamasi i liroi 17 pengje, përfshirë 13 izraelitë nga Rripi i Gazës, derisa Izraeli i liroi 39 të burgosur palestinezë.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona, pas vonesave disa orëshe, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Kjo vonesë e theksoi brishtësinë e armëpushimit, i cili e ka ndalur një luftë që e ka tronditur dhe dridhur Izraelin, ka shkaktuar shkatërrim tejet të madh në Rripin e Gazës, si dhe ka kërcënuar me përshkallëzimin e luftës në tërë rajonin.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër
  • VIDEO: Delegatët braktisin sallën teksa Netanyahu nisi fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jeni frikacakë
  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit
  • VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  • “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria të urren

Komentet e Fundit

  1. E on “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria të urren
  2. Detari on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  3. demo on “O Kriminel, o mafia”, aktivistët qëllojnë me vezë Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria të urren
  4. Zander Kemp on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. nastradini on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?