Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksibicionizmi i shpifur deri në kubizëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Eksibicionizmi i shpifur deri në kubizëm
KomenteTelevizion

Eksibicionizmi i shpifur deri në kubizëm

Published: April 29, 2024
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

U përfol pafund dhe të gjithë me padurim pritëm që Gjykata Kushtetuese të shprehej për çështjen e siteve arkeologjike ose zonave të mbrojtura – u këmbëngul shumë fort nga zonja Ina Zhupa deri në kërcënime me burg – por ajo që u arrit, ishte JO nga gjykata më e lartë në vend.

Çdo dite dalin kauza, por edhe çështje në emër të interesit kombëtar, mirë-menaxhimit të taksave të qytetarëve, dhe në emër të rendit kushtetutes, në emër të gjithçkaje që quhet drejtësi por asgjë nuk përbën drejtësi. Çdo gjë që bëhet sot ka vetëm efektin e kotë zhurmë, dhe nuk ka asnjë ndikim të vërtetë në interes të parimeve, qytetarëve, kombit dhe atdheut.

- Publicitet -

Shumë e madhe fjala ‘atdhe’ në këtë rast, por duke marrë parasysh nëpërkëmbjen që i bëhet nocionit atdhe sot – rasti më i fundit është ai i servirjes së fëlliqësisë të palo të ashtuquajturit informacion për gazetarët e RAI 3.

Në vendin tonë, ne qytetarët – jo se kam ndonjë gjë me fshatarët dhe katundarët, njerëz shumë më të nderuar të popullit shqiptar këtej dhe andej kufijve, por kjo është gjuha që kanë zgjedhur figurat dhe të mençurit e kombit, në vend që të përdorin fjalën shtetasit – po të thuhet ose publikohet diçka në gjuhë të huaj, çfarëdo qoftë dhe kushdo e bëftë e quajmë pertejshëm të vërtetë dhe mbi të gjitha, ndihmë për zhvillimin kombëtar nëpërmjet nëpërkembjes dhe fëlliqësimit.

Se si lindin dhe se pse ngjallin interes të gjitha këto, ndoshta janë çështje studimi antropologjik – filozofik që kërkon përfshirjen disa mijëravjeçare të çdo shkencëtari, antropologu, filozofi, psikologu, dhe pa e parë të tepërt edhe të çdo psikiatri, sepse shpjegimi i dukurisë është pothuajse i pamundur.

Pas disa vitesh me sulme pa aspak moral, etikë dhe profesionalizëm, kunder jetës private dhe asaj familjare të kryeministrit të tanishëm – ndoshta të kryeministrit më të keq të historisë së njerëzimit, por që, me të drejtë apo të padrejtë vazhdon të votohet nga së paku 50%+1 – tani na doli edhe që vellai i njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri – me apo pa te drejtë – paska nevojë të përlyhet në aktivitete prej të cilave, mbi gjithçka shkaktohen pasoja të parikuperueshme për jetën e një qytetari, fshatari, katundari, me fjalë të tjera shtetasi shqiptar dhe të çdo kombësie e shtetësie tjetër.

Na del krejt papritur, dhe na befason të gjithëve, edhe se Kryeministri shqiptar, ka arritur marrëveshje të fshehtë në dëm të shtetit më dashamirës Europian, kundrejt Shqipërisë, me Kryeministren e djathtë italiane. Ndoshta gabimisht e djathta italiane, ka ngatërruar partneritet në Shqipëri apo Kryeministri shqiptar po i bën dëm Italisë që t’i bëjë një dëm edhe më të madh Shqipërisë?

Se kujt i intereson dhe për çfarë i intereson një sulm i tillë publik një qytetari – në dijeninë time vëllai i kryeministrit është qytetar – nuk besoj se duhet shumë mend ta gjesh. Se për çfarë i intereson dikujt që e bën diçka të tillë turpshëm, as kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar. Por ajo që është, në një nivel minimal vështirësie për t’u kuptuar dhe parë në ndikimin e vet, është efekti boomerang i gjësë, sepse, herën e shtatë që e gënjeshtra do t’i ketë rënë rreth e qark botës, e vërteta do t’i ketë veshur brekët dhe do t’ja presë udhën.

E njejta gjë ndodhi edhe sot me zonjën Zhupa dhe zotin Bungo. Të dy bashkë bënë shumë zhurmë për të zgjidhur hallet e disa punonjësve të RTSH – të cilët në të vërtetë mund të kenë shumë të drejtë në pretendimet e tyre – por, që për t’u zgjidhur këto halle, duhen të tjera rrugë dhe taktika, përveç marrëveshjes Zhupa-Bungo, për të shtuar kompetencat e Kryetarit të Keshillit Drejtues të RTSH, krahasuar me ato të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Të mjerat sa e sa media të tjera private të liçensuara nga AMA, ç’do të hiqnin po të ndryshohej ligji për mediat, dhe mjerë kush do e merrte përsipër ta bëjë një gjë të tillë. Atëherë do shihnim e c’nuk do shihnim të ndodhte me mediat në Shqipëri, me kryetarë e zëvendëskryetarë, prindër, vëllezër, motra, fëmijë, kryetarësh e zëvendësktyetarësh, zëdhenësish e deputetësh në Shqipëri.

Nëse, eksibicionizmi i turpshëm deri në kubizëm që zonja Zhupa bëri sot, dhe që zoti Bungo gjeti ngushëllim për kompetencat e tij, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cilido shtet anëtar i Bashkimit Europian, dhe vetë Demokleu, i vijnë anash qytetarëve, fshatarëve dhe katundarëve të nderuar dhe shumë denjësisht të respektuar shqiptarë, për gjenetikën dhe aktualitetin parimor me të cilën çon përpara shoqërinë më të përparuar e demokratike të historisë së njerëzimit.

Nëse eksibicionizmi i fëlliqur deri ne kubizëm i të gjithë protagonistëve me fokus mediatik, kundër një personaliteti, qytetari të thjeshtë, fshatari e katundari shumë të nderuar shqiptar do të kishte një fije të vërtete parimore kombëtare, sot në katundin tonë të madh politik, gjeografik, ekonomik dhe strategjik, do të kishin ndodhur çudirat më të dëshirueshme të zhvillimit njerëzor mbi çdo gjë tjetër që ka përjetuar historia e njerëzimit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?