Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
Lajmi i fundit

Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”

Published: June 7, 2026
Shpërndaje

Nga Elira Kadriu

Sot u mbajt dita e tetë e protestës qytetare, e cila nisi fillimisht kundër ndërtimeve në Peizazhin e Mbrojtur Pishë–Poro–Nartë, ndërsa tashmë ka marrë karakter më të gjerë kombëtar.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të marshuar drejt Kryeministrisë. Kërkesat kryesore mbetën të njëjta: anulimi i projektit në zonën e mbrojtur, dorëheqja e qeverisë dhe shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

- Publicitet -

Përmes humorit, ironisë dhe thirrjeve të përsëritura për një “Shqipëri të re”, protestuesit artikuluan jo vetëm kundërshtimin ndaj projektit në Zvërnec, por edhe një pakënaqësi më të gjerë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi.

“Ta bëjmë këtë luftë për gjyshërit dhe gjyshet tona. 550 mijë pensionistë shqiptarë marrin më pak se 200 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha gazetari Klevi Muka gjatë fjalës së tij.

Protesta u shoqërua vazhdimisht nga thirrja “Shqipëri e re”, e cila është kthyer në një nga sloganet kryesore të ditëve të fundit.

“Një Shqipëri e tillë na ka sjellë në këtë pakënaqësi të përbashkët të gjithëve që jemi këtu, dhe pikërisht për këtë duam një Shqipëri të re”, u shpreh Fatos Lubonja.

Një vend të veçantë në protestë zunë edhe të rinjtë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në shpërndarjen e mesazheve, videove, meme-ve dhe thirrjeve për pjesëmarrje.

“Ky brez i TikTok-ut, i internetit, i Instagram-it dhe i Snapchat-it, ju kërkojmë falje përulësisht që ju kemi kritikuar deri më sot. Jeni brezi më i mirë që e zgjuat edhe një herë Shqipërinë nga gjumi”, tha Flora Baba.

Paralelisht me Tiranën, protesta dhe organizime në mbështetje të kauzës janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Shkodra dhe Korça, si dhe në disa kryeqendra evropiane, përfshirë Vjenën dhe Londrën.

Rama dhe “lufta hibride”

Ndërsa fillimisht bëri thirrje për dialog, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestës në ditët e fundit.

Gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në Elbasan, Rama kritikoi blogerët dhe influencuesit që kanë marrë pjesë në protesta, duke thënë se ata “nuk japin një euro taksë shtetit dhe popullit shqiptar”.

Megjithatë, në shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Italinë, influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes që gjenerojnë të ardhura janë të detyruar të deklarojnë fitimet dhe t’i nënshtrohen tatimit si profesionet e tjera të pavarura. Italia, për shembull, nuk ka vendosur një taksë të veçantë për blogerët apo influencuesit, por ka përshtatur legjislacionin ekzistues fiskal për të përfshirë të ardhurat e tyre.

Kritikat e kryeministrit ndaj kësaj kategorie u lexuan në shesh si reagim ndaj rolit që rrjetet sociale kanë pasur në rritjen e protestës dhe shpërndarjen e pamjeve nga terreni. Në thelb, nëse ka mungesë rregullimi apo kontrolli fiskal mbi këtë sektor, përgjegjësia mbetet te shteti, jo te qytetarët që shprehin qëndrimet e tyre politike.

Rama ka kontestuar gjithashtu numrin e protestuesve. Ai deklaroi se pjesëmarrja kishte rënë në rreth 2 mijë qytetarë, ndërsa në ditën më masive, sipas tij, nuk kishte kaluar 8 mijë. Megjithatë, pamjet nga droni dhe fotot nga sheshi tregojnë një pjesëmarrje të lartë dhe të qëndrueshme gjatë ditëve të protestës.

Në retorikën e tij të fundit, kryeministri e ka paraqitur protestën edhe si pjesë të një “lufte hibride”, duke iu referuar ndikimeve të jashtme që, sipas tij, synojnë të ndalojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Për mediat e huaja, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivar, Rama tha se ajo që po ndodh në Tiranë nuk lidhet vetëm me ambientalistët.

“Armiq të vendit, të cilët i njohim, të gjithë ata që e dinë historinë tonë i njohin ata, iranianët, të cilët janë angazhuar në sulme kibernetike kundër nesh qysh prej një kohe të gjatë dhe që na kanë bërë kaq shumë dëme sa na kanë detyruar që t’i nxirrnim nga vendi, janë pjesë e kësaj për të nxitur narrativën se projekti nuk është ajo që thuhet”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se rritja e llogarive dhe aktivitetit në mjedisin digjital, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për një sulm hibrid.

“Së pari duhet të kemi projektin dhe pastaj ta shohim projektin e pastaj ta diskutojmë projektin. Por nuk diskutojmë dot diçka që nuk ekziston”, vijoi Rama.

Kjo retorikë u ironizua sot në protestë me thirrjen: “O Edvin, o idiot, çfarë agjentash jemi sot!”, si përgjigje ndaj përpjekjeve për ta lidhur protestën herë me grekët, herë me iranianët apo me ndikime të tjera të jashtme.

Citizens ka dokumentuar më parë raste kur imazhe dhe video të gjeneruara me inteligjencë artificiale janë shpërndarë në rrjete sociale dhe media tradicionale për të përforcuar narrativa dezinformuese rreth protestës.

Zhvillim apo vendimmarrje pa transparencë?

Teksa mijëra qytetarë prej tetë ditësh kanë mbushur sheshet, kryeministri Rama ka vijuar të mbrojë idenë e zhvillimit turistik në zonë, duke sjellë shembuj nga vende të tjera si Bahamas, Camargue në Francë, Ria Formosa në Portugali apo Katari, ku sipas tij natyra dhe ndërtimi bashkëjetojnë.

Ai e ka cilësuar kundërshtimin e projektit si një “budallallëk që ka mbajtur peng Shqipërinë”.

Por protestuesit dhe përfaqësues të organizatave mjedisore kanë theksuar se nuk janë kundër zhvillimit apo turizmit. Sipas tyre, kundërshtimi lidhet me mungesën e transparencës, nisjen e punimeve pa informacion të plotë publik, mungesën e një projekti të bërë publik dhe paqartësitë mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Shpërthimi i protestave erdhi pas publikimit të videove ku punonjës të sigurisë private dhunuan dhe tërhoqën zvarrë një banor të Zvërnecit, i cili protestonte kundër rrethimit të zonës dhe nisjes së punimeve pa njoftim apo tabelë informuese.

Pas protestave të njëpasnjëshme, gardhi rrethues u hoq, por ende ka pak informacion publik mbi planet zhvillimore për zonën.

Pamja e ditës së tetë tregoi se protesta për Zvërnecin po tejkalon kufijtë e një kauze të vetme mjedisore. Në shesh janë mbledhur histori, shqetësime dhe pakënaqësi të ndryshme, por me një emërues të përbashkët: ndjesinë se zëri i qytetarëve është dëgjuar pak ose aspak në vendimmarrje.

Citizens Channel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Phoenix says:
    June 7, 2026 at 8:50 pm

    Kam nje ndjesi, dhe qofsha gabim. Mos valle duan te bejne rrokaden e Partise dhe pushtetit midis Brekushes se Surrelit dhe Lali Fikut? Me duket se po luajne poker gjithe Shqiptaret me keto ” Protesta “. Shqiperia ka 35 vite qe eshte shitur e gjitha dhe cudia e madhe eshte se u kujtuan te gjithe tani te na ndrocojne me sebepin e Zvernecin. Sidomos ky Tarifa. Te shohim se ku do ta nxjerrin koken keta Pisat. Nuk me duket dicka e shendetshme. Te shohim.

    Reply
  • Liria says:
    June 7, 2026 at 9:43 pm

    Nese protestuesit nuk ftojne deputetet e Partise Socialiste per bashkepunim te ndershem, nuk fitojne dot mbi Edi Ramen. Partia Socialiste e ngriti Ramen nga hici dhe vetem ajo e rrezon.

    Reply
    • ¿? says:
      June 7, 2026 at 11:44 pm

      Liri, sipas mendimit tim, ti ke te drejte kur thua se Partia Sicialiste e ngriti Ramen nga hiçi (ne fakt Edvin Ramen e pompoi ish kryetari i PS Fatos Nano, qe as para se te vdiste nuk tregoi se kush e urdheroi ta sillte Edvinin me thonj te paprera nga Parisi. I vetmi mllef qe shprehu Tosi kur Edvini ia futi), por nuk mund te ndodhe ajo qe kerkon a shpreson ti kur thua se vetem PS e rrezpn. Po PS do ta rrezonte sikur ata mender deputetet te te cilet shpreson ti te mos ishin kukllat e marionetat e agait Edvin. Fatkeqesisht, sado protesta te mbahen, Edvini nuk largohet vete po nuk e moren per zverku ta çojne ne ndonje plazh nudistesh ku akoma mund te ngazellehet duke nxjerre ndonje gje te fishkur me te cilen ben shurren.

      Reply
      • TRENI says:
        June 8, 2026 at 10:20 am

        ———————————————————————————————————

        UNË JAM SHQIPTAR MBËSHTETËS I PARTIVE TË REJA KOMBËTARE SHQIPTARE.

        ———————————————————————————————————
        TI JE ANTISHQIPTAR I TERBUAR, SKUTH GREK MASKARA I DISKRETITUAR.
        SADO NDERRON 100 MASKA SI KURVE GREKE, JE NJE (KARTE E DJEGUR).
        ———————————————————————————————————

        Reply
      • TRENI says:
        June 8, 2026 at 11:17 am

        ———————————————————————————————————
        TI JE ANTISHQIPTAR I TERBUAR, SKUTH GREK MASKARA I DISKRETITUAR.
        SADO NDERRON 100 MASKA SI KURVE GREKE, JE NJE (KARTE E DJEGUR).
        ———————————————————————————————————

        Reply
  • demo says:
    June 7, 2026 at 10:49 pm

    Ketij do t`i dalin flamingot ne enderr,.|Ketij personi do t`i behen flamingot,,shybe! Shpia ketij nuk ka per te pare me dokumentar me Flamingo.Kobra DO TU BEHEN.

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2026 at 3:08 am

    8 dite proteste moj Lajee,gjumi nuk me ze,
    Mu kane bere Fleminget Laje,porsi Hergjele,
    Me kendojne si gjela dade,zgjohem qe ne tre
    Edhe poshte zyres time,s`me lejne qe te fle..

    I kisha popull dele,,Laje deri dje.
    shkuan ne Zvernec moj Laje,u bene kope
    Ulurijne si ujqit Laje,mu ne penxhere,
    Duan te me cqyejne fare,me gjithe brekushe.

    Reply
  • nastradini says:
    June 8, 2026 at 7:18 am

    PROTESTAT KUNDER BABEZISE NE ZVERNEC JANE SHPERRTHIM I SHOQERISE CIVILE KUNDER NJE KRYEMINISTRI HAJDUT DHE FAQEZI ENVERIST, ME BABA, KILLER TE ENVERIT DHE DAJE KRIMINEL KOMUNIST QE U THA: “BUJRUM!” ARMEVE KIMIKE TE ASADIT DUKE I REKLAMUAR SI KARAMELE BAMIRESIE DHE QE SHKOI E KORRUPTOI FBI ME NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT

    Edi Rama akuzon me shume Agimin e Arte ne Greqi si organizator i protestave kunder tij “ME LIBER SHPIE” ne Tirane, por harron se:

    ME LIBER SHPIE:

    Si antikomunist denbabaden e vari ne litar KILLERI i Enverit, Kristaq Rama poetin disident Havzi Nela, me pas i preu koken dhe e groposi vertikalisht poshte nje shtylle elektrike per te fshehur si skuth krimin e tij.

    ME LIBER SHPIE:

    E akuzoi si ARMIK i Popullit Spiro Koleka dhenderin e tij Shkelqim Bumci dhe e rasi ne burg, sepse i divorcoi gocen kur e kapi duke u palluar me shoferin sigurims ne krevatin bashkeshortor.

    ME LIBER SHPIE:

    E shpalli ARMIK te Kllases Edi Rama komisarin e Antikrimit Dritan Zagani, qe guxoi te tregonte me gisht Kapobanden e Habilajve te droges, Saje Qorri, ministri beniamin i Edi Rames, po keshtu edhe me komisarin e policise se Fushkrujes Emiliano Nuhu, te cillit gangsteri Taulant Balla i vuri patllaken ne koke

    ME LIBER SHPIE:

    E akuzoi Edi Rama nga emisioni TV, kryetarin fitues te Bashkise se Himares, Fredi Beleri me fjalet brutale RONXHO-PONXHO dhe urdheroi SPAK-OTURAKUN e tij me kriminelin Arben Kraja dhe me plot me hetues te Enverit per te sajuar akuza te reme me deshmitare te paguar dhe per ta rasur ne burg me GJKKO e krimineles Irena Gjoka, njesoj si Drejtesia e Putinit ne Rusi.

    ME LIBER SHPIE:

    E akuzove dhe e rase ne burg deputetin Ervin Salianji o FAQEZIU enverist Edi Rama vetem sepse tregoi me gisht vellane DROGAXHI te hetuesit te Enverit, Fatmir Xhafa qe livadhiste i lir ne Dhqypni kur ishte i denuar per krime dhe droge ne Itali.

    KU KE FTYRE TI O FAQEZIU ENVERIST TE FLASESH PER LIBER SHPIE?

    Reply
    • TRENI says:
      June 8, 2026 at 10:55 am

      ——————————————————————————————————————————

      PRONAT NE RRJOLL, NE ZVERNEC ….. EDHE NË GJITHË SHQIPËRINË, JANË ÇËSHTJE SHQIPTARE.

      ——————————————————————————————————————————
      (Ti je antishqiptar i terbuar, grek maskara i diskretituar, nastradinaqis grekofonaqis maskaraqis).
      ——————————————————————————————————————————

      Reply
  • Nje hallexhi qe vete e di... says:
    June 8, 2026 at 10:14 am

    E kam ndjekur vazhdimisht kete gazete, por sot qe lexova fjalimin e Fatos Tarifes dhe nuk kishte vend per ta komentuar do ta mbyll fare ne rrjetin e internetit qe çfaqet/ Kush ke ti qe ben thirrje ? Kush je ti qe jep rekomandime? Ke perfaqeson ti Fatos Tarifa sot qe kur ishe ambasador ne Amerike vodhe parate e shqiptareve dhe te degraduan qe andej? Shqiperia do ta kete te veshitre te eci perpara me keta njerez, me keto media dhe me shume me kete drejtesiqe duhet pushkatura per shkaterrimin ekonomik qe po i sjell: gjykojne partizanin per pallatet e sali berishes qe ndryshoi ligjet dhe tallen me investime marramendese shqiptare si çeshtje Sazanit apo me shume Aeroporti Vlores ! Skandal qe duhet te shpaguhet nga ata gjyqtar kriminela !Nuk duhet te presim diten, por duhet te zbardhim naten e erret qe na kane mbuluar syte. Diten e mire gazeta Dita dhe vazhdo misionin sipas ekonomise tregut, jo ndryshe.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 8, 2026 at 11:15 am

    Intelektuali
    Ne situaten e re te krijuar nga protestat masive te te rinjve shqiptare, ne radhe te pare te studenteve, nje nga kerkesat e tyre kryesore eshte doreheqja e kryeministrit. Kjo me kujton nje situate te ngjashme te krijuar ne France ne vitin 1968 kur ndodhen atje protestat masive te studenteve, ne pergjigje te te cilave presidenti i shquar Francez Charles de Gaulle dha menjehere doreheqjen e parevokushme dhe ai ka mbetur sot ne historine e Frances nje nga njerezit me te shquar te shekullit 20.
    Le te sherbej ky shembull historik per kryeministrin Edi Rama qe te veproje ne kete menyre duke dhene doreheqjen e kerkuar nga protestuesit e vendin tone.

    Reply
  • TRENI says:
    June 8, 2026 at 11:50 am

    ——————————————————————————————————————————————-

    PRONAT NE RRJOLL, NE HIMARE, NE ZVERNEC, ……. NË TË GJITHË SHQIPËRINË, JANË ÇËSHTJE SHQIPTARE.

    ——————————————————————————————————————————————-
    ► Ardhacaket greke ne Dropull na urdherojne ketu ne Shqiperi duhet te Zbatojme ligjin 7501.
    ► Shqiptaret homogjene greke me Vetinteres Himare na urdherojne duhet te Mos zbatojme ligjin 7501.
    ► Shqiptaret Vllehe homogjene greke me Vetinteres Zvernec na urdherojne Qeveria te dale mbi Gjykatat.
    ——————————————————————————————————————————————-

    Reply
  • Intelektuali says:
    June 8, 2026 at 12:06 pm

    INTELEKTUALI
    Ne situaten e krijuar nga protestat massive te diteve te fundit te te rinjve dhe studenteve te vendit tone, eshte doreheqja e kryeministrit Edi Rama. Kjo me kujton nje situate te ngjashme te ndodhur ne France ne protestat masive te studenteve ne vitin 1968, ne pergjigje te cilave presidenti Charles de Gaulle dha doreheqjen e parevokushme, duke mbetur nje nga njerezit me te shquar ne historine e Frances te shekullit 20.
    Le te sherbej ky shembull edhe per kryeministrit Edi Rama qe te jape sa me shpejt doreheqjen.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 8, 2026 at 12:08 pm

    ……………

    Reply
  • bardhylcipi says:
    June 8, 2026 at 12:10 pm

    Mmm mmm mmm m

    Reply
  • Bureto says:
    June 8, 2026 at 1:22 pm

    Nastradin, më duket mua apo je tëpkë, ai qoftëlargu medemek mender Sa-lehu? E di pse e kam këtë konstatim se të gjitha çka shkruan k kemi dëgjuar ne dhjete gotë nga goja epprbindlshit “non graya”, të kuptohemi i tillë jo vetëm i amerikanëve dhe britanikëve, por më shumë për vetë shqiptarët. Ne që jetojmë këtu i njohim mirë Berishën dhe Ramën., po po aq dimë të bëjmë dhe dallimin midis tyre. Do pyesësh zotrote cili është ky: Po ja, i pari është vrasës, kurse i dyti jo! Ndërsa vrasës (xhelat) ishte Enveri, idhulli i Salehut, kurrësesi nuk ishte i tillë artisti Kristaq Rama. Ah po, të dy janë të korruptuar dhe ‘hajdutë’ se ashtu themi ne, por ne nuk jemi gjykatë. Këtu, përsëri kemi një dallim. I pari është i tillë (sanksionohet dhe për korrupsion madhor thotë DASH-i amerikan), dhe si i tillë është duke u gjykuar në GJKKO. Për të dytin, pra për Ramën, nuk ka ende ndonjë akuzë. A është, nuk e vë dorën në zjarr. Mu për këtë, për të davaritur dyshimin, të isha unë k/m në vend të Ramës, kisha dhënë dorëheqjen dhe i hapja rrugën drejtësisë. Nuk do bëhej kiameti. Ka plot potenciale PS, për një kryeministër tjetër. Por dhe këtu unë mendoj se qenia kryeministër nuk e pengon dot SPAK-un ta hetojë. Rasti i Veliajt dhe Ballukut, të dy në detyra të larta, bile potencualisht si pasardhës të tij e konfirmojnë, pa përmendur këtu precedentët si ish kryeministrin italian Kraksi apo atë kroat Sanader. Ka plot zgjidhje! Lëvizja e sotme, protestat pra, le të jenë një shtysë për të shkuar tek ‘zgjidhja politike’, por kjo vetëm në të mirë të vendit. E theksoj këtë, “në të mirë të vendit”, sepse….larg qoftë, mund të ndodhë dhe ndonjë përkeqësim, sidomos tani në pikën e sezonit turistik dhe në prag të antarësimit në BE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?