Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksperti i gjeopolitikës: Kosova ta krijojë Asociacionin, alternativa tjetër është ndryshimi i kufijve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Eksperti i gjeopolitikës: Kosova ta krijojë Asociacionin, alternativa tjetër është ndryshimi i kufijve!
Kosovë

Eksperti i gjeopolitikës: Kosova ta krijojë Asociacionin, alternativa tjetër është ndryshimi i kufijve!

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Eksperti i gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, James Ker-Lindsay ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është mënyra më pak e dhimbshme që Kosova të arrijë një marrëveshje me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lindsay tha se alternativa e Asociacionit është vetëm ndryshimi i kufijve etnikë mes dy vendeve. Ai shtoi se nëse Kosova nuk do një ndryshim kufijsh atëherë duhet t’u japë serbëve autonomi të plotë.

“Alternativa, dhe do të jem vërtet i sinqertë, është ndryshimi i kufijve etnikë, për të cilin është folur. Nëse Kosova nuk dëshiron ta pranojë këtë, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëjë është të thotë se do t’i ruajmë kufijtë, por do t’u japim serbëve autonomi kuptimplotë.

- Publicitet -

Dhe në këtë pikë më duhet të them se gjithnjë flitet se do të krijohet një tjetër Republikë Serbe. Kjo është e pakuptimtë. Republika Serbe është një model shumë i veçantë i autonomisë që u krijua në një situatë shumë të ndryshme ku serbët ishin një përqindje mjaft e madhe e popullsisë në Bosnje dhe u bë për të ndaluar një luftë shumë brutale.

Askush, nuk flet për Republikë Serbe në Kosovë”- u shpreh ai. Sa i takon planit franko-gjerman për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi, eksperti nuk e konsideroi këtë si një propozim historik, duke shkuar më tej sa e përcakton si zhgënjyes. Ai shtoi se BE është shumë i zënë me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë dhe prandaj dëshiron të japë përshtypjen e gjetjes së një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor.

“Kushdo që e përshkruan këtë si një mundësi historike, dua të them që nuk është. Është fare qartë një leukoplast. Nuk po e zgjidh problemin themelor dhe është shumë, shumë zhgënjyes. E di që Bashkimi Evropian i ka duart e zëna me Ukrainën dhe e di se kjo është arsyeja pse dëshiron të përpiqet të bëjë disa ose të japë përshtypjen e një lëvizjeje për Serbinë dhe Kosovën.

Por, a është me të vërtetë kjo më e mira që mund të arrijmë pas 15 vitesh? Dhjetë vjet më parë, Marrëveshja e Brukselit ishte shumë më e avancuar. Kjo nuk është duke ofruar asgjë me sa mund të shoh. Dhe mendoj se për të arritur një marrëveshje do të duhet trysni, pa dyshim” deklaroi Lindsey.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MASAT E REJA: Nga ulja e TVSH për ushqimet dhe naftën te taksat e rritura për dividentin, vilat në bregdet dhe ujin e pishinave
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit

Komentet e Fundit

  1. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  2. demo on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  3. Durrsaku on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Remo on Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?