Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eliminatoret/ Fitojnë Franca, Anglia, Zvicra dhe Turqia, Ukraina përmbys Maqedoninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eliminatoret/ Fitojnë Franca, Anglia, Zvicra dhe Turqia, Ukraina përmbys Maqedoninë
AktualitetSport

Eliminatoret/ Fitojnë Franca, Anglia, Zvicra dhe Turqia, Ukraina përmbys Maqedoninë

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

Franca nuk gabon në ndeshjen e Grupit B në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, teksa mposhti në transfertë me shifrat 0-3 Gjibraltarin. “Gjelat”, ashtu siç edhe pritej e zgjidhën ndeshjen shpejt duke gjetur golin që në minutën e tretë me anë të Olivier Giroud, i cili shfrytëzoi një pasim të Coman. Në fundin e pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me anë të Kylian Mbappe që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë, vendasit përkeqësuan shifrat me Moulhi që gaboi duke shkaktuar autogol në minutën e 78.

Pas kësaj fitoreje, Franca mbetet në vendin e parë të Grupit B me 9 pikë të plota pas tre ndeshjesh të luajtura ndërsa në vendin e dytë renditet Greqia me 6 pikë që nga ana e saj mposhti në shtëpi Irlandën me rezultatin 2-1. Në këtë grup aktualisht vetëm vendi i tretë për Holandën që pas dy ndeshjesh ka dy pikë.

Sakaq, as Anglia nuk gaboi në transfertë duke mposhtur Maltën me shifrat 0-3. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, “Tre Luanët” e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë teksa zhbllokuan rezultatin pas një autogoli të Apap në minutën e tetë. 20 minuta më pas ishte Trent Alexander-Arnold që dyfishoi rezultatin ndërsa në të 31-tën, Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, pati vend edhe për një gol të Callum Wilson që realizoi me anë të një penalltie në minutën e 84. Pas kësaj fitoreje, Anglia ruan vendin e parë me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të para ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e dytë me 4 pikë.

- Publicitet -

Këta të fundit shpërdoruan një avantazh prej dy golash me Ukrainën dhe u mposhtën me shifrat 2-3, teksa në listën e golashënuesve ishte edhe Enis Bardhi. Por, në fraksionin e dytë, ukrainasit u zgjuan dhe përmbysën shifrat teksa aktualisht, mbjnë vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Në ndeshjet e tjera, Zvicra fitoi në transfertë përballë Andorrës me shifrat 1-2, Izraeli fitoi në transfertë me Bjellorusinë 1-2, Danimarka barazoi 1-1 me Irlandën e Veriut, Turqia fitoi me Letoninë 1-2, Kazakistani fitoi në transfertë 0-3 ndaj San Marinos si dhe Armenia mposhti në transfertë Uellsin me shifrat 2-4.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë rezultat të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?