Nga Irakli Koçollari
Botuar në DITA
Emigrimet si një fenomen që ka shoqëruar përherë humanitetin nëpër histori, natyrisht nuk kanë përjashtuar nga ligjësitë e hullive të tyre as popullsitë ilire, arbërore apo shqiptare, nga antikiteti, mesjeta dhe gjer në kohët moderne.
Njoftimet e para të dokumentuara, të largimeve masive të popullsisë arbërore nga trojet e veta, na vijnë nga krisobulat perandorake bizantine. Ato i takojnë shekullit të XII-XIII dhe bëjnë fjalë për zbritje masive të popullsisë arbërore, që banonte territoret e jugut apo qëndrore të Arbërisë, drejt zonave jugore ballkanase, Greqisë, sikundër ato të Thesalisë, më pas në anët e Atikës, Argolidhës, Qikladeve, Evripos, Moresë apo në Peloponez, Korinthi e gjetkë. (1)
Në dokumentacion bizantin jepen detaje që na bëjnë me dije se kush ishte në krye të këtyre emigrimeve, shkaqet e emigrimeve, vendet konkrete ku kjo popullsi do të vendosej, kushtet ligjore (detyrimet dhe të drejtat) që do të fitonin emigrantët e vendosur në këto anë, roli që kjo popullsi do të luante në historinë e këtyre anëve, etj. Në krisobulat perandorake evidentohen gjitashtu emrat e prijsave arbëror që ishin në krye të grupeve të mëdha emigrantore, të tillë si Buajt, Mazarekët, Lioshat, Shpatajt, Mallakasët, etj. (2)
Dokumentet bëjnë më dije gjithashtu se këto zbritje masive ishin paqsore (sigurisht në ndonjë rast edhe të dhunëshme) dhe emigrantët veçsa merrnin tokë në pronësi, në terrene të braktisura, djerrë, ata kishin detyrimin ligjor të qëndronin të gatshëm si një forcë ushtarake, me kuajt e luftës dhe armatimin e nevojshëm për të mbrojtur këto anë të Bizantit nga goditje periodike të kohës.
Sigurisht, më sipër flasim vetëm për ato lloj emigrimesh të cilat veçsa dokumentohen nga burimet arkivore, historianët e njohur bizantinë si Leonik Halkokondili, etj., (i cili shkruan se trupa të mëdha luftëtarësh shqiptare, të nisur nga Durrësi, së bashku me familjet e tyre…”), konfirmohen edhe nga burime të tjera të kohës dhe të mëvona, apo edhe dinamika e vendndodhjes të tyre aktuale. (3)
Por, të dhëna të tjera indirekte për emigrime apo praninë e popullsisë arbërore në gadishullin helenik (Greqi) gjenden edhe më herët dhe ato i takojnë shekullit të VI dhe të VII të erës sonë. Për to flet me hollësi historiani i njohur T. Johallasi, i cili u referohet historianëve bizantinë, si Halkondili apo kërkimeve dhe vlerësimeve të historianit gjerman Fallmerajer, pretendimet e të cilit vlersohen dhe mbahen në konsideatë. (4)
Dy historanë dhe studiues grekë, të periudhës mesjetare, Pullos dhe Panajotopullos argumentojnë se emigrimet e popullsisë shqiptare në territoret e Peloponezit janë të paktën që në shekullin e IX, pasi në dokumente të shumta bizantine të këtij shekulli, emri “Mani” i Peloponezit gjendet i shkruar kudo për këto territore.
Por, emri “Mani” , thonë ata, spjegohet vetëm me fjalën shqipe “man”, pra emri i drurit frutor të manit, ndërsa në gjuhën greke nuk ka asnjë kuptim. Pra, duket qartë se atë emër e kishin sjellë në këto anë shqiptarët e zbritur që më parë në këto territore. (5)
Por, në shekujt e XIV dhe XV, zbritjet e shqiptarëve në këto anë bëhen më masive dhe për pasojë më evidente, si të tilla, një numur më i madh dokumentacioni arkivor ndriçon këto emigrime, të cilët janë dhe sot e kësaj dite po kaq të pranishme dhe në po ato krahina ku shekuj më parë, përshkruhen në dokumentet historike.
- Kështu, në vitin 1189 ne gjejmë një gjeneral të famshëm shqiptar me trupat e luftëtarëve të tij, Leon Zguron të vendosur në Nafplio, nën urdhërat perandorakë të Manuel Komnenit.
- Në vitin 1349 grupe të madha shqiptarësh (nën urdhërat e perandorit bizantin Kantakuzeni) nga territoret e Arbërisë jugore, nën udhëheqjen e princave të tyre, zbresin në operacione ushtarake në manyrë masive dhe vendosen në More (Peloponez). (6)
- Në vitin 1370 formacione luftëtarësh shqiptarë në komandën e Shpatës zbresin në operacione të sukseshme ushtarake në krahinat e Akarnanisë dhe shumë prej tyre së bashku me familjet vendosen atje. (7)
- Përgjatë vieve 1373-1382, duka i Athinës Raniero Acaiuoli tërheq në aleancë dhe fton luftëtarë shqiptarë së bashku me familjet e tyre që masivisht të vendosen në Atikë, Argolidhë dhe Korinthi. (8)
- Në vitin 1380 gjenden në Dhimitriadhë dhe Thivë formacione të shumta luftëtarësh shqiptarë së bashku me familjet e tyre të vendosur në këto anë. (9)
- Në vitin 1383, Katalanasit (spanjollë) të cilët kishin në zotërim të tyre prej gati 80 vitesh dukatin e Athinës ftuan të vendosen në territoret e Atikës dhe fushën e Apsosit arbërit e fiseve Liosha, Mazreka, Mallakastra, etj, të cilët i gjejmë edhe sot të pranishëm, me këto emra, në mënyrë masive në këto territore. (10)
- Në vitin 1381 arbërorët i gjejmë të vendosur së bashku me familjet e tyre në territoret e Kontesë së Salonës, ashtu sikurse një vit më vonë, më 1382 të ftuar nga spanjollët dhe venecjanët i gjejmë të vendosur në tërë fshatrat rreth Athinës.
- Më 1388 një tjetër zbritje masive e arbërorëve vendosen përsëri në Atikë (rreth Athinës).
- Në vitet 1380-1407, nën mbështetjen e Princit Teodor Paleologu të Bizantit, vendosen në zonën e Argosit dhe të Arkadisë grupe të mëdha familjesh dhe luftëtarësh arbëror. Mes tyre që kishin zbritur në More, në vitin 1405, ishin edhe rreth 10 000 arbërorë që pak vite më parë ishin ndeshur me forcat e fiorntinasit Karl Toko në Akarrnani. (11)
- Në vitin 1402, venidikasit të cilit kishin në zotërimin e tyre ishullin e Eubesë, me vendim të Senatit venedikas kishte ftuar forca të mëdha luftëtarësh shqiptarë së bashku me familjet e tyre për ti pasur aleatë në konfliktet e tyre kundër katalanëve dhe napolitanëve. (12)
Sidoqoftë, kjo popullsi emigratore kaq masive, shtegëtuar dhe vendosur përgjatë shekujve të XII, XIV dhe më tej, në këto anë, veçsa ndryshoi dhe begatoi vendet djerë dhe të braktisura prej kohësh, krijoi në të njëjtën kohë balanca të reja etnike. Regjistrat Kadastralë Osmanë qartësojnë se në regjistrimin e popullsisë, në mesin e shekullit të XVI, dominanca maxhoritare i takon popullsisë arbërore në raport me atë greke.
Nga një regjistrim dhe evidentim i vendbanimeve, fshatrave dhe qëndrave të tjera urbane të banuara nga popullsia abërore, apo arvanite (siç thirret kjo popullsi sot, në Greqinë moderne), prej Bashkimit Europian, gjenden 678 fshatra.
Por, afrimi i invazionit osman drejt territoreve ballkanase, në fundin e shekullit të XIV dhe fillimin e shekullit të XV u dha një rrjedhë tjetër historisë së popullsisë arbërore të këtyre anëve.
Pa folur gjatë për fushatat e përgjakshme që ndërmorën forcat osmane në fundin e shekullit të XIV dhe fillimin e shekullit të XV në territoret helenike, duhet të përmëndim faktin se popullsia arvanite në këto anë ishte forca kryesore e rrezistencës antiosmane.
Me qindra beteja zhvilloi kjo popullsi, e vetme apo në aleancë me venedikasit (të cilët kishin shumë zotërime bregdetare në Peloponez, Atikë, brigjet Joniane apo ato të Egjeut), aq sa kur Venecjanët nënshkruan Traktatin e Paqes me Turqit, në Prill të vitit 1479, këta të fundit u kërkuan venecjanëve “të largojnë me çdo kusht shqiptarët nga zotërimet e tyre… pasi gjithçka tjetër mes palëve mund të zgjidhej…” (13)
Pas një qëndrese gati gjysëm shekullore, të përgjakshme dhe heroike, ndërsa venecjanët ishin tërhequr nga të gjitha bazat dhe zotërimet e tyre në brigjet helenike, përfundimisht në fillimin e vitit 1461, turqit ishin bërë zotër të të gjitha territoreve të Peloponezit dhe të Greqisë kontinentale në tërësi, me përjashtim të Methonit (siç njihet Modena), Koronit, Monemvasisë dhe Argolidhës. (14)
RIEMIGRIMET E ARBËRORËVE NGA GREQIA NË TERRITORET E ITALISË
Në rrethana tepër të rënda kur hakmarrja osmane vërshonte me krime të papara ndaj popullsisë arbërore kishte qëndruar heroikuisht në këto anë, grupe të masive të kësaj popullsie detyrohen të riemigrojnë nga territoret greke në drejtim të Gadishullit Apenin dhe vendosen në hapsirat Venecjane, në territoret jugore italike, Kalabri në mënyrë masive, në Siçili, por edhe në Italinë qëndrore.
Arkivi i Napolit dhe ai i Venedikut kanë një dokumentacion të pafund për emigrimet, emigrantët dhe vendosjen e arbërve në këto anë. Ky dokumentacion na bën me dije për praninë e reparteve dhe luftëtarëve shqiptarë apo stratiotëve siç thirreshin ato kohë, në aleanca me venecjanët apo mbretërinë e Napolit, në frontet e luftrave dhe konfliktet mes republikave apo mbretërve latinë, madje edhe përtej kufijve të Italisë, nëpër Europë sikundër në frontet e betejave në Franca, Gjermani, Spanjë, Hollandë, Danimarkë dhe gjer në territoret e Lindjes së largët, ku stratiotët shqiptarë u dalluan për aftësitë e tyre të rralla luftarake dhe që jo rrallë vendosën fatet e betejave ku ata qenë të pranishëm.
Emrat e stratitëve shqiptarë dhe të komandantëve të tyre janë në krye të kronikave të luftës të shekujve të XV, XVI dhe XVII. Mes tyre shquhen komandantët e njohur, si rrallë prijsa të tjerë ushtarakë, ato të Mërkur Buas (Gjenerali më i dekoruar në mesjetën europiane), Gjergj Basta, (strategu i fronteve, mbi 86 beteja të fituara, dhe autori i Manualeve të organizimit të luftimeve…) (15)
Petro Buas (Portret i Belinit dhe afresku i tij në kishën katetrale në qëndër të Vjenës), Meksa Buziqit, Krokodil Kladhës, e shumë të tjerëve. Këto valë të mëdha riemigratore në territoret italiane gjenden edhe sot e kësaj dite, sikurse dihet në këto anë.
Pra, duhet thënë se ngulmimet arbreshe në Itali nuk i takojnë vetëm emigrimeve masive të popullsisë shqiptare nga territoret e Shqipërisë, pas vdekjes së Skënderbeut, por një pjesë e madhe e këtyre emigrimeve dhe vendbanimeve të krijuara në tokën italiane i takon popullsisë arbërore që u largua nga Moreja (Peloponezi) apo territoret kontinentale helenike dhe vendosur në këto anë. (Prandaj edhe kënga “Moj e bukura More… …” kujton vendbanimet e tyre në Peloponez)
Sigurisht, ende edhe sot e kësaj dite nuk është bërë një identifikim i specifikuar, se nga cilat emigrime u krijua një fshat apo tjetri në Kalabri, Siçili dhe më gjërë. Por, ka mjaft elementë sinjifikativë që mund të ofrojnë mundësitë e origjinës së emigrantëve që krijuan këto vendbanime.
Pra, për të arritur në konkluzione të saktë, në identifikumin e origjinës së teritorrit prej nga zbritën banorët që formuan katundet arbëreshe të Italisë jugore dhe Sicilisë, lipset të analizohen me kujdes:
- Mbiemrat e banorëve
- Gjuha e banorëve të katundit arbëresh, dialekti i tyre.
- Zakonet, traditat, ritet, dasmat, morti.
- Folklori, këngët e vjetra, mitet dhe legjendat (Kënga e Doruntinës, tek arvanitët nuk njihet)
- Kostumet e grave dhe të burrave.
- Figurat popullore, emrat e tyre.
- Arkivat italiane, që kanë dokumentuar mbritjen dhe dhurimin e tokave, aktet kadastralë.
- Dokumentet e vllamënive apo esnafëve të qyteteve të ndryshme, si në Venecia…
- Njohja e vendbanimeve të braktisura në teritoret e Shqipërisë, të cilat ruhen si mbiemra tek arbëreshët.
- Toponimia shqiptare në tërësi.
- Analizat shkencore të ADN-së sot ofrojnë mundësi shumë të mëdha, por edhe ato duhet të konfrontohen me të dhënat historike, që njoftojnë lëvizjet e populllisve, kohët dhe shkaqet e tyre.
Duke iu referur mbiemrave të arbëreshëve apo edhe arvanitëve ne mund të identifikojmë krahinat ku ata banonin. Të tillë në Greqi apo tek arbëreshët në Itali gjejmë me mbiemra: Fishta, Bilishti, Muriqi, Gjerbsi, në Peloponez afër Patrës, është fshat. Kuçi, Golemi, Pikermi, Likursi, etj.
Në dokumentat bizantine dhe ato venecjane gjejmë: Paolos Bossato (Pal Bushati), Guillelmus Blenisti (Gulielm Bilishti ose Blenishti), Petrus Kuçi (Petro Kuçi), Demetrius Chimara (Dhimitër Himara), Johanes Pikernes (Gjon Piqerasi) edhe sot vendasit e thërrasin fshatin e tyre Piqerm, Petrus Plesca (Petro Plesha), katund i braktisur në Zagorie.
Tek arbëreshët gjejmë, Mark Avloniti (Mark Vlonjati), Vasili Likurso (Vasil Lëkursi), Gjergj Gerbesi (Gjerbsi), mbiemrat Lala (Lala), Suli (Suljoti), Barchi (Barçi), Damisi (Damsi), Golemi, Këmbëthekra (fshat në rrethin e Korçës), etj.
Në radhët e popullsisë arbëreshe ne gjejmë gjithashtu edhe një numur të madh familjesh të cilat mbajnë për mbiemër ato të familjeve të mëdha e të njohura fisnike shqiptare të mesjetës, të cilat njihen si të tilla dhe shfaqen në mënyrë periodike në dokumentet e kohës, që nga koha e zbritjes së tyre në brigjet latine. Kështu, në radhet e dokumenteve që i përkasin epokës së largimit, apo edhe të ngulmimeve të hershme arbëreshe e gjer sot ne gjejmë emra të njohur si:
Bafa, Barbati, Barçi (Barci), Becci (Beci), Belluschi (Belushi), Blesi (ai që ble), Blusi (ai që bluan, Blushi), Candreva (Kandreva), Carnesi (Karnesi), Cernovichi (Cernoviqi, fisnik shqiptar i malit të zi që emigroi në Itali), Cucci (Kuçi, ose Kuqi), Damisi (Damsi), Dara, Dosrsa, Duchagini (Dukagjini, mbiemër i familjes të njohur fisnike arbërore), Golemi, Helmi (E gjejmë edhe Helmsi, ndoshta nga Skrapari), Helmsi, Kastrioti, Lala (Mbiemër i përhapur në Myzeqe, Lushnjë, Tiranë dhe në Peloponez në Greqi). Lalioti (Mbiemër që gjendet tek arvanitët e Peloponezit), Licursi (Likursi), Lopesi (Lopësi), Liossa (Liosha ose Losha princ shqiptar i mesjetës prej Çamërie).
Lucci (Luçi mbiemër i njohur në Labëri), Manesi (Maneshi ose Manësi, mbiemër i përhapur në rrethet e Dibrës, kujto gjenerali i Skënderbeut, Korcës dhe Kolonjës)
Marchian, Masaracchia (Mazaraka ose Mazreka – në rrethin e Korçës dhe në Çamëri dhe ruhet njëkohësisht si mbiemër në Argolidhë e Peloponez – Greqi, Masi (Masi ose Mazi ruhet si mbiemër në Shkodër dhe në Atikë dhe Kalabri)
Masci (Maski, Mashki ose Mashi, ruhet në Eube dhe në Kalabri) Mates (Matesi, Matësi, Mati – emër krahine), Matranga (Mataranga ka ende sot në Korçë) Morati, Muriki (Muriqi gjendet në Shkodër por edhe në Atikë-Greqi)
Musachi (Muzaka ka ende sot në Lushnjë dhe Berat) Petta (Peta), Rada (Ka ende sot në Devoll-Korçë, Kolonjë, Kalabri) Reres (Është mbiemri i gjeneralit të Skënderbeut që shkoi për ndihmë latinëve me dymijë kalorës, nuk dimë nga çvend i Arbërisë ishin Reret)
Ribecco, Schiro (Skiro ose Shkiro) Skura (Skura ose Zgura ruhet ende sot si mbiemër në rrethet e Tiranës, Korçës, Beratit, Kuçovës, në Beoti-Greqi dhe Kalabri) Kudesi (Kudhësi- fshat ne krahinën e Himarës, ruhet si mbiemër në Kalabri dhe Vila Badesa), Smilari, etj.
Sipër janë vetëm një pjesë e vogël e një pune të madhe që duhet bërë për të ndriçuar shumë të panjohura të historisë të popullit tonë, të dinamikave, lëvizjeve, migrimeve dhe emigrimeve, kontributeve që kjo popullsi dha në arealin Europian e më gjërë, të vlerave dhe arsyeve që kjo popullsi mbijetoi dhe mbijeton prej mëse pesë shekujsh, me tipare të pasuruara por qartësisht identifikuese dhe krenare për origjinën e saj.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Nje informacion shum i dobishem. Shqiptaret dhe Greket del se kane qene integruar
me njeri tjetrin ne shekuj.
Pse Greket e sotem, qe kane nje perqindje jo te vogel “Gjaku Shqipetaresh”
vazhdojne akoma te mbajne ligjin e lyftes, e kane pretendime territoriale?
Kam mendimin se idea e “Ballkani Perendimor” mund te shndrohet ne “Ballkanin: Perendimor- Jugor” ne te miren e popullatave perkatese te kesaj zone.
A jane greket e sotshem pasardhes te grekeve te vjeter? Me rezulton se ato jane 50% te tille.
Qe ne fillimet e shekullit 19-te, disa vende Europjane te mahnitura nga kultura e Greqis se vjeter, i dhane Greqise nje mbeshtetje te jashtezakoneshme, por ne te vertete, ato jane nje perzjerrje me Ilirianet e Jugut, Arberit, Maqedonasve jo sllave, etj.
Duke e konsideruar veten e tyre se jane, 100% pasardhes te grekerve te vjeter, ato u distancuan nga 50% i para ardhesve te tyre dhe ndjejne nje superioritet te pa justifikushem, qe ne fund te fundit eshte kundra mundesise per te ringjalle nje imazh te vertete te jane pasardhesit e Homerit, Platonit, Arisotelit,
Aleksandrit te madh, Pirros te Epirit,……. Nje integrim i Ballkanit perendimor e jugor, besoj se eshte me premtuse.
Faleminderit prof. Irakli qe sjell ne vemendje fakte te tilla historike , qe pa dyshim rrisin ndjeshmerine e popullsise shqiptare( jo te qeverritareve ). Problemi eshte se ndersa ne Itali ky komunitet eshte i organizuar dhe njihet nga qeverria perkatese , problemi eshte me greqine, ku arvanitasit jo vetem qe nuk jane te organizuar, por ne shume raste e mohojne origjinen e tyre.
Greqia nuk eshte nje vazhdimesi ne Jug te Frances, por eshte ne jug te Shqiperise dhe Maqedonise te Veriut.
Greqia eshte pjesa jugore e Ballkanit. Nuk mund te jete e integruar, ne kuptimin e vertete te kesaj fjale me Europen, ne se nuk integrohesh ne fillim me Ballkanin. Por kjo nuk nenkupton se Integrimi Ballkanik do e fuse Shqiperin ne Greqi dhe anasjelltas. Te dyja do jene shtete te pavarur, qe ne te njejten kohe do jene te integruara me shtetet e tjera te zones perkatese dhe me tej ne Europe, ku primare sic e kuptoj, eshte tregu i perbashket Europjen, dhe ku secili shtet desheron te ruaj nje “hapsire intime, personale, kombetare”.
Nje integrim i pershtateshem eshte ne te miren e perbashket dhe pengon penetrimin e fuqive, jashte zones Euro-Atlantike, per qellime politike me afat te gjate. Nga historia kemi mesuar se Perandoria Bizantine kishte degjenuruar per shkak te nje niveli te jashtezakoneshm korrupsjoni inkluduar ate moral. Shtetet e Ballkanit ishin ne luftra te vazhduara me njeri tjetrin dhe me Konstandinopoje. Ishte pikerisht Konstandinopoja qe i kerkoj ndihme Osmaneve, ne luften e tyre me Serbet dhe Bullgaret. Osmanet u ndjene te nderuar dhe te gatshem te ndihmojne, por me vone kuptuan se Perandoria Bizantine nuk ishte ajo qe ato kishin menduar dhe ndodhen ato qe i dime te gjithe.
Kane qene keto luftra Ballkanike qe para 700 – 800 vitesh qe krijuan kushtet e pershtateshme per Osmanet te sundojne Ballkanin. Pra Greket duhet te kene nxjerre mesime nga gabimet, fajet a po pangopesija e para ardhesve te tyre ne Perandorin Bizantine.
Bota po ndryshon shum shpejt. Fuqi te reja te medha po krijohen ne zona te tjera te Globit, te cilat mund te kene orekse shum te medha qe do i kuptojme me vone. Greket jane ne vitet para okupimit te Greqis nga Perandoria Romake. Romaket i trajtuan me shum respekt Greket, i lane nje autonomi te pranushme. Nuk i rrembyen pasurite e tryre dhe nuk i kthyen ne skllever. Por ato nuk e kuptuan se bota kishte ndryshuar dhe pesuan fatkeqesi te medha, dhe tregjet e Romes u mbushen me skllever Greke.
Besoj se ka ardhur koha qe te gjithe “Ne Ballkanasit”, por edhe te tjera jasht Ballkanit, te rojme pa “endera te semura” te cilat jane nje pengese e madhe drejt integrimit brenda zones Euro-Atlantike, e per tu mbrojtur nga rreziqet pertej horizontit. Nuk mund te shpetojme me manipulime, triblime, improvisime, me venien e njerit, kundra tjetrit, por duhet nje strategji e qarte, larg pamese, per te gjithe vendet e zones Euro-Atlantike, qe te mos falimentojme si Perandoria Romake e Lindjes, e te fundosemi ne nje erresire qe eshte akoma e pa perceptushme.
Me ne fund nje shkrim shume interesant ndricove nje pjese te rendesishme te mesjetes e cila shpjegon shume qarte levizjet arberore dhe rolin e venecianeve dhe qyteteve shtete italo-spanjolle ne mesdhe
Vetem se ne Greqi nuk kane qene aq shume “emigrime”, sepse kane qene levizje te lira te te njejtit popull ne kete zone. Ka shkrime qe tregojne levizjen nga Morea per ne Itali edhe ne shekullin 12 te Arberve, qe tregon se ata kane qene aty perseri para kesaj kohe qe i vendos Kocollari, ndaj keta qe ndajne vetem keto levizje te Arberve ne kete kohe duhet te bejne kerkime me te kujdesshme sesi i bejne lidhjet.
Dakort me Marion, Autori, me dashje apo pa dashje trumpeton tezen greke se shqiptaret jane te ardhur ne Greqi nga lart, dhe nuk jane ballkanas.
Sipas tezes greke, shqiptaret i prune turqit ne Shqiperi, dhe nga Shqiperia u shperndane ne Greqi.
Autoret e ketyre “zbulimeve” duhet te kene kujdes dhe te mos merren vetem me copa detajesh dhe citimesh
Ato nuk jane histori. Teresia e fakteve, perfshi dhe citimet, perfshi dhe emrat e vendeve, toponimet, dhe per me teper gjuha shqipe, i vendosin shqiptaret ne Ballkan shume me heret se te tjeret.
I vendosin ne gjithe Kontinentin Evropian
Irakli!
Aristidh Kola i ndjerë shkruante se vllehtë në Greqi janë më xhelozët për arvanitët dhe rolin e tyre vendimtar në themelimin e Greqisë të re!
Vllehtë si puna jote Irakli Sigurimi….
Nejse!
Meqë ti do të rrekesh të zbulosh ca të vërteta si do t’i përgjigjeshe kësaj :
Në Greqinë e sotme ka shumë toponime që janë shqip,që tregon se arvanitët ishin banorët e parë në atë vend që i vunë edhe emrin.
Po në Shqipëri që ke toponime sllave,greke,turke dhe ndoshta në gjuhë të tjera kush ka banuar!?
Ore, mos ndoshta kemi ndërruar vëndet ne ,grekët janë këtu dhe shqiptarët atje???
Arvanitët e treguan me vepra se anuan nga feja, besa, përpara kombit,mos u mundo të na mbushësh mëndjen për tjetër gjë as ti dhe as aradha e “historianëve në kohën e lirë” që kanë mbushur mediat shqiptare këto vitet e fundit..
Enver Hoxha thotë diku që
” arvanitët vërtetë janë gjaku ynë,por ata nuk bënë asgjë për Shqipërinë,po ç’kishin e sakrifikuan për Greqinë”!
Më duket se këtu ka të drejtë.
Patriot është ai që sakrifikon për vendin e vet,atdheun e të parëve,jo ai që flet të njëjtën gjuhë me mua….
Nuk e kuptoj perse kruheni kaq shume ju akademike te Skender Gjinushit lidhur me trojet shqiptare ne greqi.Vete pashalleku I Ali Pashes iu jep pergjigje cilat ishin troje shqiptare.Ali Pashe Tepelena(Asllan I Shqiperise) zoteronte vetem trojet shqiptare qe e mori nga qeveria turke.
Irakli, shqiptaret (arberit) nuk kane nisur levizjet dhe vendosjet e tyre ne trojet e Greqise se sotme ne shekullin e 12 e kendej. Te pakten, Jorgo Maruga, ne shkrimet e veta ne vitet ‘70, I shpie deri ne shekullin e 10, deri sa greket e helmuan, njelloj si Aristidh Kolen. Dhe ata kaq dinin.
Tjetra eshte se keto nuk Jane te panjohura.
Dhe kryesorja dhe mbi te gjitha eshte se ARVANITET jane autoktone ne ato troje qe sot quhet greqi. Kjo eshte me e pakta qe mund te thuhet dhe kjo sot, eshte e vertetuar shkencerisht. Ka edhe historiane-arkeolog grek, qe jo vetem e pohojne kete, por shkojne edhe me thelle.
Duhet te dish se popullsia e sotme greke, me perjashtim te ARVANITASVE, eshte nje amalgam i ardhur ne ato troje pas shek te 4-6 te eres se re bashke ne gjuhen “koine” te perpunuar nga perandoret ilire, qe nga Kostandini i Madh e Justiniani I Madh, mbi bazen e dialektit te Atikes (nga 12 dialekte-gjuhe qe kishte gadishulli ilirik (dhe jo gadishulli helenik, siç thua ti, gje qe ska egzistuar ndonjehere). Ky popull qe u dynd ne jug te gadishullit Ilirik, ishin armene, turkmene, siriane, egjiptas, sllave, evgjite, vllehe etj. , gjithçka, por jo “greke”. Kjo dihet, eshte e dokumentuar ne dokumentet e Bizantit dhe studjues te mirefillte, serioze dhe madje gjeni (njeri prej tyre), kane zbuluar e zbulojne sot duke deshmuar para gjithe opinionit medioker shqiptar dhe atij boteror se ku gjenden rrenjet e shqiptareve (ilireve) dhe te gjuhes se tyre, qe eshte diamanti me i madh dhe me
I çmuar i popujve indo-europiane (ose “gjuheve te bardha”).
Duke trumbetuar shekullin e 12, 13, 14, 15, per levizjet drejt jugut te shqiptareve (qe ka ndodhur, pa dyshim, por si pjese e levizjeve te pa rreshtura te shqiptareve dhe te popujve te tjere), me dashje ose pa dashje çon uje ne tezat greke dhe serbe per shqiptaret.
Urrejtja e çfrenuar, e pa fund dhe qe ska per te rreshtur kurre e grekeve ndaj shqiptareve, i ka rrenjet pikerisht tek fakti se ata Jane ardhacake dhe kete gje duan t’ja u veshin shqiptareve per t’i denigruar, lene ne hije ose çfarosur dhe pervetesuar kulturen dhe trashegimine e lashte, me te cilen nuk kane lidhje.
Kaq sa per kete ditiramb mbi migrimet e arberve, te cilet u perzune nga trojet e tyre te sterlashta nga te ashtuquajturit greke!
Kini ndonje arsye apo urdher qe nuk botoni komentin Tim?!
Pak si e cunguar si burim
Bizanti nuk dokumentoi thjeshte levizjen arberore por ftoi arberoret ne greqi per ta mbrojtur nga dyndja sllave dhe normal si kembim moren territore por nuk kuptoj pse profesori nuk e permend nje gje te tille
Ne ate kohe mortaja e zeze kishte bere kerdine ne greqi dhe sllavet avanconin pa shume pengesa
Nje e vertete eshte e pamohushme qe te qartesosh historine shqiptaro greke pa krijuar debat politik eshte e pa mundur kjo sepse greqia fsheh cdo etni jo greke gje qe e ben ate nje shtet te dobet dhe si rrjedhoje perher agresiv
Dhe europa pranon nje greqi qe nuk njeh te drejtat e njeriut per arsye qe vetem ajo mund ti thote por ne skemi pse te lexojme 10 shekuj me pare
mjafton emigrantet e sotem qe ka 20 vjet atje te na thone si i quajne femijet e tyre ne pasaporte dhe si i kane emrat ne shkollat greke fjale te tjera jan fukarallek
Z.Papi na dha nje informacion te dobishem:
Del se “Greket e Konstandinopojes” paskan ftuar Arberit,
Per te mbrojtur territoret e Perandoris Bizantine nga sulmet
e Serbeve, apo Sllaveve te Jugut.
Por edhe me pare ka pasur shume rajone te Greqise qe banoheshin
Nga Fiset Jugore te Ilirise, dhe Maqedonasit, qe ne kohen e Aristotelit,
ku qyteza apo fshati ku lindi Ai ndodhej ne nje nga keto rajone.
Gazeta Dita ka mundesi te japesh te plote “kenget e Milosaos” dhe t’iu mbyllesh gojen akademikeve te Skender Gjinushit?”o e bukura Morene…..”
Beni testin e geneve dhe do te shohesh rrenjet. Me kete test greket dalin jashte loje sepse I con ata ne egjypt.
Greke ne Greqi jane vetem pasardhesit e 2-3 miljon grekeve refugjate qe solli Ataturku ne Greqi ne 1923 ne shkembim te 160 mije came muslimane dhe 1 vmiljon shqiptare muslimane Epirote(si Faik konica) dhe te shperndare ne gjithe Greqine .
Ne perandorine Bizantine greket nuk kane bere faje,se ishin te pafuqishem dhe te paperfillshem.
Vazhdimisht,qe nga dyndhjet sllave ne shek,VII e deri para pushtimit turk,Shqioptaret trima dhe luftetare jane ftuar nga princat latine,katalane,Franceze,gjermane Venecjane te vendoseshin ne tokat e tyre per ti mbrojtur nga sulmet bullgare dhe serbe.Edhe perandori bizantin Mihal Paleologu(me te cilin themelohet dynastia perandorake Paleologu,nga Azia vogel,ndoshta Armene) ftoi shqiptaret te vendoseshin ne Greqi per ti pasur ushtare kunder princit gjerman Wihelm Vilehaurden.greket i beri te fuqishem PERANDORIA TURKO-OSMANE. Sulltan Mehmeti II me nene greke,firmosi Fermanin qe i njehte Kishes greke te Stambollit Sovranitetin mbi gjithe kishat e popullsive kristiane te pushtuara,.
Ne Perandorine Bizantine kishat Armene,Gjeorgjiane,Ruse,Vllahe,Bullgare,Serbe,Siriane,Ethiopjane,Egjyptjane,Algjeriane ,kishin Peshkopatat e tyre te Pavaruura.Sulltanet turq i dhane Patrikanes se Stambollit jo vetem Administrimin Fetar te Popujve te krishtere por edhe Administrimin Material Fizik.
Jane Turqit qe shqiptaret,Vllahet,maqedonasit,bullgaret e krishtere I QUAJTEN GREKE,.
Mbi kete bolbe turke u ngriten pretendimet 200 vjecare te megalloidhese,.
Pa pasur akoma shtetin e tyre qe jua dhuruan shqiptaret,,greket e Patrikanes Stambollit i kerkuan Sulltanit te shkaterronte Patrikanen Bullgaree-Vllaho-Shqiptare te Ohrit,.
Sot greket ju molloisnin vllaheve qe Voskopojen e dogjen shqiptaret.
po bedela vetem shqiptaret jane bedela,,po pashai i manastirit dhe dhespoti Manaswtirit cfare roli paten?
Dita jep hapesire per artikullin e 2000 e ca te historise te gjenezes tende .Eshte turp sepse greket jane me te vonet ne keto troje dhe shesin pordhe .Ne kemi dokument material si ne Lin te pogradecit dhe keto qe na jep te drejten e nje popullsise autetentike.Perse I a keni mbyllur gojen zj.Eleni Kocaqi? Apo se po lufton te ngacmoje krenarine e kombit tone mbi ate grek qe po na cajne bythen .Juve Zj.Dita ju kujt I sherbeni shqiperise apo greqise apo serbise? Ndajeni shapin nga sheqeri.Bejuni luftetare te shqiptarizmes ne se do te mbetesh Gazette e nderuar ne shekuj ashtu si po flet ti per gazetat e viteve qe sollen pavaresine.
Mali. te me falesh se mund te kem dhe pasaktesi, se nuk jam historian nga profesioni. Po ata te Lin nuk kane lidhje me linjen Ilir-Shqiptar. Ata jane shume me te hershem rreth 6,000 vjet ose dhe me heret. Mendohen se kane ardhur nga Anadolli (mos i ngaterro me turqit e sotem). popullsia ka qene shume e paket dhe jane marre kryesisht me bujqesi. Mendohet se jane asimiluar me dyndjet e mevonshme. Kurse Iliret erdhen 2000 vjet me vone (2,700 pes) dhe mendohet se kane ardhur nga veriu, me sakte nga stepat ukraines (Yamnaya culture). Ishin te paret se bashku me greket e vjeter te cilet zbriten me ne jug. Me vone erdhen gjermanet por ata moren nga veriu dhe keltet qe moren ne perendim te evropes. Per sllavet nuk ja vlen te flasesh se kane ardhur shume me vone ne ballkan, ndoshta ata jane nje nga shkaktaret e migrimit te shqiptareve me ne jug ne greqi(Atika)
Capi, meso se iliret nuk kane ardhur as nga veriu dhe as nga stepat! Kultura e “palafiteve” eshte pararendese e kultures dhe popullit ilir, popull I cili ka jetuar ne gjithe Gadishullin Ilirik, ne Azine e Vogel me perandorine Hitite, ne Krete, ishujt e Mesdheut, e deri ne zemer te Gjermanise, ku edhe emri eshte ilir. Keto jane te vertetuara dhe vertetohen perdite nga studjues serioze dhe jo folkloriste. Tezat e ardhjes nga veriu dhe ato te stepave jane teori sllavo-ruse dhe atje, nuk ka patur kurre asnje lloj qyteterimi. Dhe kjo eshte ironike te vazhdosh te ndjekesh ende teorite e tyre te mbrapshta.
Kisha Greke e Fanarit me ate perunjesine dhe bindjen e verber nda turqve KA QENE BASHKEQEVERISESE NE pERANDORINE oSMANE.Kisha greke financohej dhe mbrohej nga qeveritaret turq edhe me shume se xhamite dhe teqete.Ne cdo kishe kishte nje shkolle greke qe paguhej nga shteti turk..Kryengritjet Arvanitase qe nga viti 1460,jane nxitur dhe mbeshtetur nga Venediku dhe Papa i Romes.Kryengritja e Fundit Arvanitase e vitit 1821 u nxit dhe financua krejtesisht nga Ali pashe Tepelena,Pas tij nderhyn fuqite e medha qe bene Truallin shqiptar-arvanitas Greqi dhe shqiptaro-arvanitasit,i bene greke.
Propoganda eagresive e shtetit dhe kishes greke keto 200 vjet i kane bere popullin fanatik te greqise te besojne se jane 100% greke.Mirepo ku shkenca boterore nxorii te dhenat e ADN dollen ehe 20% Ilire.(shqiptaret jane 30% ilire).Opinioni grek u trondit.Filluan protestat shteterore kunder Instituteve te gjenetikes moderne,ne qarqet prifterore,universitore,popullore,Mirepo edhe gjenetistet AAmerikane edhe ata ruse,edhe ata kineze qe nuk kane ndonje kunj me greket ncirrnin te dhena te paraferta.Atehere Greket shkencore dhe jo shkencore heshten..U menduan pak dhe e gjeten Zgjidhjen.
EDHE ILIRET KANE QENE GREKE.
Helmeten e njohur ILIRE (NGA Dalmacia ne Arte te Mollosise ,Nga Dardania ne Prevezen e Camerise Iliret kane perdorur te njejten tip Hlmete dhe mburoje,qe tani quhen greke.
Edhe fusstanellen iliro-shqiptare ,qe shqiptaret e kishin pjese te pandare te veshjes burrerore,nga Sanxhaku ne More.I ka vizatuar Eduard Ler ne fillim shek.XIX,,edhe me shenim-Veshje shqiptare.
Por me qene se Fustanellen e mbanin edhe Arvanitet,,Greket e kane rregjistruar ne UNESCO si Pasuri etnografike greke.
Greket e vertete ne pikturat e Lear,por edhe ne fotografite e fundshek.XIX jane te veshur me BREKUSHET E EDI RAMES.Kjo eshte e verteta.
Z.tashko
Kush tha qe roma e re e kostandinit ilir ishte greke ?
Vete akademiket greke thone qe e quanin veten rumel dhe flitnin shqip dhe kjo para dy shekujsh
Un ju referova vetem asaj periudhe qe fliste zotnia
Por mund te flasim per spartanet qe e mbanin veten me prejardhje dardane
Per çudi kur u be analiza e adn ne greqi para disa vitesh te habit harta sesa gjak dardan ka akoma sot vetem ajo zone
Un e thashe edhe me siper nuk mund te shkruhet historia e rajonit pa vene ne pikpyetje gjenezen e greqise se sotme ky eshte nje nga shkaqet pse greqia nuk njeh perkatsine etnike te banoreve te saj
Ne studimet e fundit te adn greqia doli 20% turke per mua keta jane ortodoksit qe turqia i dha greqise me 1923 por kur greket pane se cfar grekerish esmer i erdhen ne dere kerkuan nje lozane te dyte por spati sukses
Prandaj nuk kam simpati per akademike qe shprehen gjysma gjel sepse kane frike se shkaktojne zemerim diku me mir myll gojen e mer rrogen
Per cfare lloj “Skiptaresh” flet o Irakli?
Mbiemri Fllokos (Floke “shqip”) i Timo-Theos (Timos) ka kuptimin e qimeve te gjata te qylimave te Pinellopit qe quhen Velenxa nga ne Verio Epirotet.
Emri i Timos ishte Timo-Theos (Nderoj Zotin greqisht) qe you ndalua nga Bajranet,Veziret,Rustemet,Mah-Mutet,Salehet,Abdullahet etj kur shkoi te konkuronte per Artet nga Avllona ne Tirane.
Vete i biri Petros Timo Flloko e ka thene ne Interceste.
Parashqevi Simaku ka emer dge mbiemer Greke.
Parashqevi eshte e Premte Greqisht.
Kurse Mbiemri Simahos (Simaku) greqisht do te thote Bashkeluftetare.
Maqi eshte Beteje.
Po ashtu edhe Mbiemrat Gikas.
Nikolaos Idhromenos (Idromeno) greqisht do te thote I Djersitur.
Anagnostet mga Dhrimadhes greqisht do te thote I Famshem Gnostos.
Prandaj o Irakli nuk fillohet Kombi ne periudhen e fundit te shperberjes se Perandorise Osmane.
Sa per Jeorgios Kastriotis ishte Epirote dhe Simboli i Perkrenares ne Vjene sic na e paraqisni eshte e Perendise Greke te Zeusit.
Po mire o dhiari i mutit, po qimja nga vjen?
Nga velenxa greke, apo nga lesht e bythes?
qime, i themi atje ke verra, lesh i themi per humor, ndersa floke i themi per ne koke,
o flokeqim
Flokum i thone latinet e vjeter, o bythqir varrezash
Apo nuk te vjen mire, o vrrome kakerdhish
ato triqiet e tua dhe maljate o malaka vrromiari
Z. Papi
Ne shekullin e shtate Perandoria Romake e Lindje e ndryshoi gjyhen nga latinisht ne greqisht.
Popullsia e Perandoris Bizantine apo P.R.L perbehej nga Greke, Ilirjane, Bullgare, Serbe,………..
Nga perandori i pare Konstandini i madh me baba ilir(Constanc) dhe nene Greke(Helena)
e ne vazdim kemi shume perandore Iliriane, apo perzierje Iliriane-Greke qe renditen ne listen e
perandoreve qe nga fillimi i perandorise dhe ne vazhdim, po keshtu perandore me origjine Greke,
edhe Bullgare dhe Sllave. Me kalimin e shekujve u shtuan perandoret me origjine Greke, por shume
gjenerale te zot te perandorise me origjine jo greke arriten te vine ne pushtet me meritat e tyre, jo me trashigimi.
Po e shkruaj per here te dyte kete informacion sepse mu fshi nga komjuteri heren e pare, ku pata shkruar emrat e te pakten dhjete perandoreve Ilire, Ilire-Greke, bile kishte Ilire/Greke/Sirjane, qe me befasuan. Kerkoni dhe do i gjeni ne Internet.
Z.Papi:
Ne ate kohe nuk kishte shtet Grek, Por nje pjese e madhe e pereandoreve te Bizantit ishin Greke.
Ne shekullin e 12-te perandoret dhe administrata e Bizantit u zoterua e drejtua nga Greket dhe feja
e tyre ishte Ortodoksia Kristiane. Perandori Herakliti, ne shekullin e 7-te e ndryshoi gjuhen zyrtare nga Latine ne Greke, sepse pjese e madhe e popullates ne territoret e mesdheut lindor flisnin Greqisht. Pas renies se Perandoris Romake Perendimore, Helenizimi i pjeses lindore te Perandoris Romake u fuqizua shum. Popullata e Perandorise Bizantine ishte Greke, Ilirjane, Bullgare, Sllave etj. Ka patur shume perandore me origjine Greke, por edhe mjaft te tjere te dale nga elita e ushtrise me origjine Iliriane, Bullgare, Slave,…., deri tek Armenia.
Perandori Kostandini i Madh, e kishte
baban Ilirian(Constatius) dhe nenen Greke(Helena)
Ne vazdim:
Constans I: Ilirian/Greek/Syrjan
Constantius II: Ilirian/Greek/Syrjan
Julian “THe Apostate” Ilirian/ Greek/Syrian
Jovian: Ilirian
Valentinian I Ilirian
Justinian IIl ilirian
Justin II Ilirian
Anastasius I Ilirian
Phokas Ilirian/Thrakas
…………………………………………………………………………………………………………………………….
Nga viti 306 deri 610 kemi: 18 perandore kane qene Iliriane dhe Thrakas
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Peridha 610 -1071: Kane dominuar perandoret me origjine Armene. (47% Perandore Armene)
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Periudha 1081 – 1453 Dominohet nga Greket: Komnenos, Angelos, Laskaris, Palaiologos,
Michael VII Doukas, Alexios V, ….. (91% Greke)
Kjo mund të quhet imigrim, dmth lëvizje e popullsisë brënda të njëjtit teritor me të majtën popullsi, lëvizja në këtë periudhë përkon me dyndjet e sllavëve në territoret Shqiptare.
Duke e lexuar kete studim teper interesant te ketij autori, qe meriton nje respekt te veçante, nuk mund te mos shtrohet kjo pyetje: a s’eshte turp per shkencen e Histrorise shqiptare, qe keto njoftime na paraqiten per here te pare per t’u njoftuar me to me nje vonese kaq te gjate?!
No coment!
O Zoti Erdogan, Nikolaos Idhromenos e mori këtë mbiemër pasi u djersit shumë kur të qiu të tëmë!!
Tasho.Perandoria romake e Lindjes,as eshte zoteruar,as eshte drejtuar nga greket.
Krahas gjuhes dhe kultures romake,eshte perdorur gjuha dhe kultuara greke,po aq sa perdoret sot ne shqiperi amerikanada anglishte,ne te folur dhe kulture . Sa ka pasur Perandoria Romake perandore greke,aq ka pasur edhe perandoria e Lindjes(Byzantine.300 vjetet e pare te kesaj perandorie jane zoteruar nga perandore Ilire,qe nga themeluesi Kostandini i Madh,me dynastine e pasardhesve,Anastasi nga Durresi,Justini nga Dardania Ilirise dhe nipi i tij justiniani i madh.pas tij nderpritet Dynastia ilire nga nje revolte e Ushtrise dhe perandor behet nje Ushtar Got me emrin Foka(Wikipedia e quan thrak,gje qe s`eshte e vertete),,Vijojne Herakli nga Afrika veriut me dynastine e tij Heraklide.Dynastya Maqedone me Vasil Bullgarovrasesin.
Paleologet qe sunduan perandorine,duke filluar nha Mihali i Nikese,studiuesit i Vleresojne me origjine Kapadokase,nga Azia vogel,
Tani greket e sotem kane mbushur Greqine me statuja te konstantin Paleologos.
Edhe Skenderbeun Gjergj Kastriotin nga Sinja e Dibres po e quajne Jorgo Kastriotis nga Kostandinopoli.
Por sa kam qene une ne New York,aq ka qene Kastrioti ne Kostandinopol.
greket e sotem nje e dy permendin Perandorine Byzantine,Se u budalleps bota dhe po e quan perandori greke.
Greket e sotem nje e dy permendin perandorine e Aleksandrit te madh,Se u budalleps bota ta quaj perandori greke. Sepse nuk i le shejtani qe kane ne barkut,sa te zmadhohen ne territoret e ketyre perandorive,
Nuk i duhet E Verteta Historike.Ato qytet shtete te Helladhes buze Egjeut qe rrezatuan shkencat dhe kulturen ne Boten Antike dhe jane pjese e kultures boterore edhe sot.
Do beje kongres zgjedhor Edi dhe tund gishtin.
Ju tund gishtin edi assamblistave.
cfare i bie te jene assamblistat,we edi u tund gishtin?
Ende e mbani kete shkrim per arberit qe “zbriten ne token ku s’ka patur greqi?!”
Akoma ka debila si ti o Karanush qe nuk e pranojne se gerqia eshte nje pjelle inegzistente e jurope kurves
Akoma ka debila si ti o Karabush qe nuk e pranojne se gerqira eshte nje pjelle inegzistente e jurope kurves
Emigrimet e Arberorve ne greqine sotme kan filluar qe ne kohen para neolitke, nga ‘Arbana’, dhe fise te tjera, po nga ky vend kan emmigruar dhe pertej Greqise. Keto jan te dhene nga intelektualet Arberor. Enciklopedia Amerkane botim i vitit 1957, shkruan: “Iliria e Epiri ishin dy provinca Ilire-folse, ne ndarjen administrative te Perandorise Romake. Nje deklarim historik ne librin e studimeve historike te gadishllit Ballkanik i botuar nga nje grup autoresh hitorian te ‘Oxford University’ me titull;’Alexsander the Great’, shkruhet se Arkeologet Englez kan bere kerkime ne krahinen e ‘Matit’ ne Greqi, kan dale ne konkluzinin:Shqptaret kan ardhur ne Ballkan 25-shekuj Bc, ndersa Greket 16-shekuj Bc. Nese Prof. Irakliu flet per periudhen mesjetare e paramesjetare te eres son, ‘Ad’ sepse ai ka bere hulumtime per kete periudhe, une e respektoj punen e tij hitorike- shkencore, por duhet specifikuar, si vazhdim e emigrimeve. Kjo per faktin se prpaganda nacionaliste Greke shperndan ‘miell te bluar ne mulli me gure shtufi’ dhe i shperdahet Arberorve te Greqise thenia:”jeni te ardhur.’ Ne kete pike Profesori duhet te bej skiarime bindese.