Nga Migena Aleksi
Skenat që vijnë nga Rrjolli nuk janë më kronikë përplasjesh apo lotësh për prona. Ditën e djeshme, ai vend dëshmoi se kur arroganca kalon çdo kufi, përgjigjja e vetme është REZISTENCA popullore.
Protesta e madhe e banorëve dhe vendosmëria e tyre për të shkulur e shembur telat me gjemba, janë dëshmia e qartë se dinjiteti nuk mund të mbytet me dhunë shtetërore.
Kur shikon gra, pleq e fëmijë që deri dje goditeshin e sot ngrihen me një zë të vetëm përballë rrethimeve të hekurta, nuk të vjen më të pyesësh se “kush i ka letrat” e asaj cope toke.
Protesta e madhe mëmë ka nxjerrë në shesh kush ka mbetur NJERI në këtë nivel arrogance që nuk njeh turp.
Nuk skuqet polici që godet gruan, nuk skuqet ministrja nën hetim që firmosi lejen, as oligarku që mendoi se mund të ndërtonte pishina mbi jetët e një komuniteti të tërë, duke i izoluar ata pas telave me gjemba sikur të ishin të huaj në tokat ku janë rritur!
Për kryeministrin mjeran shqiptar, buldozeri i oligarkut peshon më shumë se kockat e një plaku që ka kaluar jetën në atë truall.
Por dje, banorët treguan se pesha e bashkimit dhe e të drejtës është më e rëndë se çdo mjet i rëndë korrupsioni.
Turpi i parë i kësaj historie është përdorimi i uniformës së shtetit si roje e rezorteve private apo projekteve të tyre. Policia duhet të ishte garant i paqes në përplasjen mes banorëve dhe oligarkut, por ajo sillet si forcë ekzekutuese e Bashkim Ulajt, duke rrethuar pronat me tela si të ishin kampe izolimi!
Shteti përdor si alibi faktin që shumë banorë nuk kanë dokumentacion të plotë. Po ky është një krim i dyfishtë. Është po ky shtet që për 30 vite e ka lënë qëllimisht procesin e certifikimit të pronave në një kaos total.
Kjo ka ndodhur pikërisht që sot ta ketë më lehtë t’i shpallë banorët “zaptues” në tokën e tyre dhe t’u ngrejë gardhe përpara syve.
Ata banorë po mbrojnë rrënjët e tyre. Mungesa e një letre nuk e fshin faktin që ata njerëz kanë lindur dhe janë rritur aty.
Ajo revoltë e djeshme, ku telat me gjemba ranë përtokë nën forcën e një komuniteti të bashkuar, ishte përgjigjja më legjitime ndaj këtij krimi burokratik.
Rrjolli nxjerr zbuluar edhe teatrin e shpifur politik të Tiranës. Në ekrane shahen e zihen, në tavolinat e lejeve të ndërtimit, “Rilindja” dhe “Opozita” janë në harmoni të plotë. Qeveria siguron vulat, lejet strategjike dhe forcën e policisë. Oligarkia e lidhur me politikën siguron kapitalin dhe përfiton nga trualli i “pastruar” me dhunë.
Ky bashkëpunim tregon se kur vjen puna te paratë nuk ka ngjyra partiake. Ka vetëm një kastë, në emër të interesave të së cilës populli gjakoset.
Protesta e madhe e Tiranës e ka ndryshuar narrativën. Në kontekstin e saj edhe rrjollasit treguan se nuk pranojnë të jenë thjesht viktima të radhës të kësaj kaste mender “miliarderësh’.
Ngjarjet e fundit janë një këmbanë alarmi, njëkohësisht një leksion për të gjithë. Sot janë Sazani, Zvërneci e Rrjolli, nesër është çdo cep tjetër i Shqipërisë ku një “investitor strategjik” do hedhë sytë.
KUJDES! Pas ditës së djeshme, çdo oligark dhe çdo pushtetar e mori një mesazh. Përuluni përpara kësaj force para se të jetë shumë vonë!
DITA

Respekt per shkrimin!
Pak shenime, pa i hedhur gje poshte shkrimit tuaj.
1. Oligarku eshte Familja Berisha, sa per saktesi!
Siç e shkruani dhe ju, ps pd lsi , jane bashke asnje dyshim!
2. Mijera e mijera qytetare shqiptare, ka 30 vjet qe merren neper kembe nga zyrtaret serbe te administrates antishqiptare te tiranes!
Njerez me vendim gjykate prej dhjetera vitesh, nuk pajisen me Çertifikate Pronesie por tallen ne menyren me antishqiptare te mundshme!
Desha te shtoj dy fjale per Prostituten Kombetare sali!
Me 1992 e shpalli apo e shpallen Perfaqesues te Pronareve e te Perndjekurve. Zbatoi ligjin famekeq 7501 !
Mbushi administraten me rustem gjata, maxhun peka, azem, tritan, motrat vokshi!
Migenè !!! Shiko ne Google Earth dhe ne fotot e gardhi te Ulajt…janë mbi..ranë. dmth ne Breg të Detit – në PRONË PUBLIKE dhe ku nuk lejohen ndertime.. si dhe ne Zvërnec Letrat jane fallco. Edi i jep ULajt 147 Ha = me 1,470.000 metra katrore… kur nuk ka te drejte dhe atu nuk mund te ndertohet.
Znj/Znjsh. Aleksi problemi po pershkallezohet dhe po behet me fondamental dhe jetik. Po u merret fshatarit toka bujqesore, kullota, ne nje rast qe degjova ne Durres flitet per shtepine e banimit.
Perse po shkon deri ketu. Dua te bej nje paralele te nje thenie te nje pastori gjerman Martin Niemöller “……. Then they came for me—and there was no one left to speak for me” . Plotesisht i bindur se e kupton konteksin.
Jemi gati te rrihemi me vellane per nje gardh, Jemi aq popull indiferent dhe frikacak te protestojme per nje padrejtesi. Perlitet per milion te vjedhura dhe akush nuk ngre zerin.
Tolero tolero cdo presesh tjeter.
Sigurisht, ky nuk eshte shteti i popullit por shteti i oligarkise, i hajnave, trafikanteve te droges, femrave dhe korrupsionit. Ajo qe po ndodh ne Rrjoll eshte prova me bindese ( per ata qe kane mend ) se fjala ” demokraci ” qe i perseritet popullit shqiptar prej 36 vitesh eshte thjeshte nje mashtrim. Le te jetojne budallenjte me llokmat e mashtrimit !
RESPEKTE pafund pêr BANORÈT e RRJOLLIT !
Kjo qenka e rrjedhur
I rrjedhuri satëme
Te shkerdheft hajduti tokave motren
Se mbase te vijn mend
Qelbesir e politiqenve
ouuuu, trim i madh zotrote
kokrra e injorantit ti dhe kjo shkruesja
kjo pune zgjidhet ne gjykate
jo duke u rrahur njeri me tjetrin me stilin e Saliqenit
po ju jeni drumepre
stil daleboje fshehja pas Saliut. Nuk ua blen kush pordhet e medha vetem pse ju te PiSit bojatisni fytyrat. Pas fasades, brendesia juaj prej katili nxin sterre.
AKOMA SE KUPTON EDVIN RAMA PROBLEMIN E MADH SOCIAL WE KRIJON PAKETA E MALEVE?APO KUJTON SE ME GJUHEN E FORCES DO TE SHTYPE TE PAPERKRAHURT!KJO NUK SJELLE ZHVILLIM .LERI TE NEGOCOJNE PER PRONAT E TYRE ME FIRMEN,KUR DIJET WE WELLIMI I FURMES ESHTE TE SIGUROJE TE ARDHURA PERSONALE DUKE SHTYPUR NE MENURE TE PAMESHIRSHEME ME NDIHMEN E SHTETIT PALEN ME TE PAMBROJTUR.HIWNI DORE NGA PRAKTIKA E FORCES.AJO NUK SJELLE POZITIVITETE PERVECSE DHIMBJE DHE PROBLEME TE MEDHA SOCIALE.POR NJEKOHESISHT HIW DORE PUSHTET NGA PAKETA E MALEVE.BANORET JANE AUTOKTONE DHE KANE LEGJIMITETIN ABDOLUT MBI PRONEN.SALIU SHKATERROJE PERFUNDIMISHT PRONEN E VJETER DHE SHIHNI SOT SA I GABUAR ISHTE.POR EDVIN RAMA ME PAKETEN E MALEVE DO TI JAPE DOREN E FUNDIT GJAKATARE KETIJ PROBLEMI.EDHE NJEHERE HIWNI DORE DHE FIRMAT TE LARGOHEN NGA PAKETA E MALEVE SE INVESTOJNE PARA TE HUMBURA.
Znj. Aleksi !1 Ulaj ka qene dhe i Edit qysh kur Edi u be Kryetar i Tiranës është i te dyve. Keto 13 vite Te korruptuar jane Edvinsat si Familje, Qiveri e Parti ne çdo qelize te vendit Saliu është PROFITER si gjithë Oligarkët,,,
Turpi ,uaaa sa turp u rrafen rrafi popullin e vet!
Cilin popull? Ai qe ngrihet veriu kunder jugut, ai qe ndertoi deri m‘sot pa leje sa deshi apo ai qe shkatrroi shkolla ,uzina e fabrika ,ai qe hedh plena cep e m‘cep, qe preu pyje e ullishte!
Popull leshi! Gazetar popullor! Uaa e derrmut qeverrin me ket shkrim !
Sa lek ishte sufllaqja sot vllajo?
He me te lumt leh si zagar per t mbrojt hajdutet
O “Liu” debili, pergjigju a jane te verteta ato qe thote “Popull i pagabueshem”. apo jo, ju mbeti ne goje sufllaqja se ate keni bere vete….
Binduni, kush prej e perdhos pronen private pa marveshje ortakerie me pronaret dhe komunitetin e zones per pronen shtetrore, nje fund i turpshem e pa kthim i pret, keto bastard qe nga t’pa breke qe i la dita e milioner i ngrysi nata. Askush s’do kete force qe t’i mbroj. Para fuqis e ndershmeris popullore, ata mbeten askushi, vecse nje enderr e keqe e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dit e vite.
Nese je lindur dhe ritur ne te njejtin vend, nuk eshte e thene se ai vend te perket ty, nuk jetojme ne komunizem, shteti kapitalist njeh vetem letrat.
Kush ti jep letrat?
Ku jeton ti?
Nuk ka letra po nuk ishe kriminel ose deputet apo anasjelltas!
Shqiptaret jane me vendim gjykate ne xhep prej dhjetera vitesh por Qeverrria ( ps pd lsi), nuk i pajisin me Çertifikate Pasurie!
E kupton cfare shkruan more kafshe: “Nese je lindur dhe ritur ne te njejtin vend, nuk eshte e thene se ai vend te perket ty”.
Ngrehu perzeri gjermanet/turqit/bullgaret, cilin komb te te pelqeje ty, nga vendi ku jetojne. Cohu, beji gati ca letra me mjeshterite tuaja kapitaliste, dhe shko para popullit te atij kombi tregojua letrat e u thuaj toka juaj me perket mua, s’ka problem se ata jane lindur e rritur ne ato kufij.
Monster buzequmeshte e Rames more vrastare te jetes
Turp
Po keta e kan ngren turpin me buk
Respekt per shkrimin
Cudi akoma gazetarja mendon se eshte oligarku Berishes,lejet i jep e firmos Rama,gjithe Lezha e Shkodra e di qe ai resort eshte i Tom Doshit e Edi Rames,Ulaj ehte thjesht zari tyre.
Zonja Aleksi e beson me te vertete kete qe po thote. Po. Sepse eshte nje kategori e tere socialistesh qe besojne tek “fajin e ka Saliu”. E besojne me te vertete. Prandaj e thoshte Rama dikur; them dikur, sepse tani nuk e thote me, ngaqe eshte diskretituar si ingredient propagande. Pra, Rama dhe socialistet e tij, ata atje larte, ata qe bejne paudhesira, qe vjedhin dhe bejne propagande per te mbulur hajduterine e tyre, nuk e perdorin me; megjithate, per ironi, per ironine e ironive, efekti i saj eshte i pacenueshem ne socialistet poshte; keta vazhdojne ende te besojne ne te.
Me keqardhje, por pa ligesi sidoqofte, ia kam vene ne dukje zonjes Aleksi se eshte pak si shume naive. Ja lexojeni titullin e shkrimit; kontradikta ne te eshte kaq naive, kaq femijerore.
Edhe njehere ka te tjere qe e bejne kete me qellim, jo se jane naive; por nuk eshte ky rasti; zonja e beson me te vertete.
Berisha ka pasur “oligarke” dikur kur ishte ne pushtet; e megjithate, edhe ne ate kohe “oligarket” ishin te ndare, disa me te e disa me Ramen; ashtu sic ishin ndare edhe mediat e medha; dmth, gjysem per gjysem.
Sot, eshte situate krejt tjeter. Rama ia ka marre te gjithe oligarket Berishes; te gjithe paperjashtim; edhe kete per te cilen shkruan zonja Aleksi.
Eshte kaq e thjeshte, kaq e kuptueshme, kaq e qarte, sa edhe nje femije shkolle e kupton; dhe pikerisht per kete eshte edhe per te te ardhur keq.
Po mire o per kete po votojme NE,qe te behet ndarje e drejte 50 me 50 e Oligarkeve? Berisha paska qene i drejte,Ky eshte i zhdrejte ne vjedhjen e Tokave,pronave,parave te Shtetit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Banore te Rrjollit dhe vullnetare nga te 4 anet e Shqiprise!Ju lumte!Sot ja ndreqet samarin Shtetit dhe oligarkut Bashkim Ulaj.Neser edhe me shume. Hidhjani makinerete ne gremine dhe mbroni Pronen tuaj,si nga horrat e Berishes,qe u bene oligarke me pasurine e Popullit,si Bashkim Ulaj dhe Rezart Taci,si kunder Oligarkeve te Rames.
Sali Berisha del çdo ditë nëpër televizione. Flet me orë. Analizon, akuzon, mallkon, paralajmëron. Ka mendim për çdo çështje të këtij vendi. Për drejtësinë, për qeverinë, për ambasadorët, për ekonominë, për mediat. Por për Rrjollin nuk thotë asnjë fjalë.
Në Rrjoll banorët përballen me policinë për tokat e tyre. Në Rrjoll ndërton Bashkim Ulaj. Në Rrjoll shteti përdor forcën për të hapur rrugën e një resorti privat. Dhe Sali Berisha hesht.
PTU QELBANIK
Për mua “puna e letrave” është më e rëndësishmja. A i ke letrat për atë tokë që pretendon?! Aleksi thotë se nuk ua kanë dhënë. Ndërsa unë di që të gjithë banorët e Rrjollit i kanë me letra tokat e tyre që i mbjellin dhe i korrin dhe për të cilat paguajnë edhe taksat përkatëse. Nuk do të thotë që meqë ti banon në rrëzë të pyllit apo kodrës edhe pylli dhe kodra janë të tuat! A është bërë mirë apo është bërë keq që këto toka pa pronar, ose shtetërore i janë dhënë një oligarku, unë nuk mund të them se është bërë mirë apo keq. Nën regjimin e Berishës dhe Ramës gjithë pasuritë kombëtare u janë falur oligarkëve. Kështu qënka kapitalizmi; Dhe kështu u krijoka edhe borgjezia! Keq komunizmi, keq kapitalizmi.
O Shoqe skelare, njerzia kane hall te rrojne per vete, jo te rrojne Oligarket.
Ulajt te qerrohet sa me pare dhe te lene popullin rehat ne shtepi te vet.
Te qerrohen maskarenjte e Rames sa me pare dhe te lene Durrsaket ne shtepite e tyre,
Kete pune do vene ta bejne qytet me qytet, fshat me fshat
Ku u kihet bese ketyre maskarenjve?
E vertet! Cdo pellembe hapesire toke/ujerash qe ende sot eshte publike, male fusha pllaja cmban territori, por dhe brenda qyteteve e fshatrave cdo hapesire ende publike mbetur aty, neser do e shihni rrethuar me kangjella 4 metra larta nga oligarku dhe do paguani takse per rrugen ku kaloni. Kapitalizma e banditit Rama do sjelle Mure Ndarese per rrugen ku na takon te hecim perdite per te marre autobuzin urban (e privatizuar) per ne kliniken e lagjes (te shitur te privati) per ne shkollat e kalamajve (nese do kete akoma) per te bere pazar ne tregjet e monopolizuara nga oligarku (nese ke ndonje kacidhe ne xhepa). Banditet ne pushtet u sherbejne banditeve me para te krimit duke na kthyer ne shekujt XVI, XVII mesjeta e bukroberise. Lexoni shqiperine e mesjetes nga Kristo Frasherin per ta kuptuar cfare e ardhme e pret popullin nga Edvin Ram satrapi.
Bravo Toto, kaq e thjeshte eshte zz. komentues! Hapni gjyq me letrat e pronave qe keni zz. demostrataxhinj,
drejtojuni SPAK-ut, qe thuhet se populli i beson! Ndersa ju Zonja Aleksi shkoni ne Rrjoll dhe botoni
fotot e dokumentacionit te pronesise te 2-3 pronareve te Tokes qe u ka zene oligarku. Kjo eshte gazetari e besueshme!
Loni
Grabitja e tokave e/o trojeve nga oligarket e PD-se e te PS-se (transgjinoret politike … … …, ¨businessman-e¨
‘Piter-Paniste’, prej 35 vjetesh po pasurohen vetem me biberon-in e Qeverise e te Buxhetit te Shtetit,
po realizohet deri me dhune e brutalitet nga forcat e Policise se Shtetit,
njesoj si ne Kinen Komuniste !
= Para 1 jave, Gjykata e Larte i ka njohur perfundimisht pronen prej 2,1 hektare njerit prej ketyre banoreve,
FAKT i mjaftueshem qe SPAK-GJKKO te veprojne sa me shpejt e te vendosin Sekuestrimin Preventiv
ne te gjithe territorin e kantierit te oligarkut Bashkim Ulaj deri ne verifikimin e plote te dokumentave kadastrale
te ¨kalimit¨ te ketyre trojeve,
e/o njekohesisht edhe te dokuementave ne lidhje me Licencen e koncesionit me 1 euro !
( konsideruar denoncimin e banoreve pronare e sot protestues direkt ne zyrat e SPAK-GJKKO ! )
Grabitja e tokave e/o trojeve nga oligarket e PD-se e te PS-se ( transgjinoret politike, = ¨businessman-e¨
‘Piter-Paniste’, prej 35 vjetesh po pasurohen vetem me biberon-in e Qeverise e te Buxhetit te Shtetit,
po realizohet deri me dhune e brutalitet nga forcat e Policise se Shtetit,
njesoj si ne Kinen Komuniste !
= Para 1 jave, Gjykata e Larte i ka njohur perfundimisht pronen prej 2,1 hektare njerit prej ketyre banoreve,
FAKT i mjaftueshem qe SPAK-GJKKO te veprojne sa me shpejt e te vendosin Sekuestrimin Preventiv
ne te gjithe territorin e kantierit te oligarkut Bashkim Ulaj deri ne verifikimin e plote te dokumentave kadastrale
te ¨kalimit¨ te ketyre trojeve,
e/o njekohesisht edhe te dokuementave ne lidhje me Licencen e koncesionit me 1 euro !
( konsideruar denoncimin e banoreve pronare e sot protestues direkt ne zyrat e SPAK-GJKKO ! )
Kjo është si puna e Kakomesë në Sarandë. U ngritën fshatarët e Shënvasisë a të Nivicë-Bubarit kundër projektit francez për të ndërtuar një resort. Dhe ia arritën t’a pengonin. Sot Kakomeja ka mbetur një lëndinë ku natën zbresin ujqit. Sa pronarë ka ai shpat kodre? Disa apo një? Çfarë do të bëjë me të ai që e pretendon si pronë? E shumta një bujtinë. Po nga gjithë Shqipëria pse po shkojnë për protestë atje?!Nëse Ulaj, s’ka rëndësi i ç’krahu është,, do ta ngrejë rezortin, atje do të hapen dhjetëra vende pune, në radhë të parë për banorët e Rrjollit. Të dashur komentues të zemëruar, mos i gjykoni sipërmarrësit me mendësi të kohës së komunizmit. Mosmarrëveshjet për pronën zgjidhen me gjyqe, jo me dhunë, me shkatërrim të pronës private (të makinerive).
Te mos ua grabise Token Pronareve Legjitime,
por t’ua paguaje me cmimin e Tregut !
Te mos ua grabise Tokat Pronareve Legjitime !
….. duke falsifikuar te gjitha dokumentat !
Por, t’ua Bleje Rregullisht Toket/Pronat e tyre me Cmimin e Tregut !
Ceshtja e pronave dhe tokave z Mig- ena
Al -eksi ne Shqiperi eshte bere si leshte e
arapit.Po ata qe zbriten nga malet dhe
zaptuan toka dhe dete ku ne zonat e tyre
te vrasin per nje gardh .Po minoritaret qe ju dha
Saliu tokat eShqipetareve si ibehet halli
ke nonje mendim.Nuk ka te drejte njeri as
turma e egersuar te prishi gardhet e tjetrit
Po ka dokumanta te fallsifikuara e vendos
gjykata se perndryshe do ngrihen te tere
dhe nuk do leme asnje gardh gjekundi
Hartim i bukur per te qene i vertete!
Asnje fjale per rrjollasit dhe shqiptaret e tjere, qe u ngriten me dy gishtat larte e u genjyen se do hanin me “luge floriri” dhe qe kane afro 40 vjet qe na sollen kete corbe, qe kemi ne tavoline e po e hame sot.
Keshtu do te genjehen edhe kete rradhe me duket, populli eshte ai qe perdoret gjithnje. Uroj te mos jete e vertete, po le te rrojme e te shikojme.
Tung