Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38.2 vjet në vitin 2022, duke u renditur bashkë me Kosovën në mesin e vendeve me popullata me të reja se shtetet e tjera të Europës, sipas të dhënave të Eurostat, por në dy dekadat e fundit vendi ynë është mplakur me ritmet më të larta.

Në vitin 2002 mosha mediane e Shqiptarëve ( vlera që ndan gjysmën më të vjetër nga gjysma më e re e popullsisë) ishte 27.6 vjeç. Përgjatë dy dekadave 2002-2022 shihet se popullsia e Shqipërisë është plakur me 10.6 vite norma më e lartë nga të gjithë vendet e Europës, e cila gjatë kësaj periudhe është plakur me vetëm 4.7 vite.

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç në 1 janar 2023. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte më e vjetër se 44.5 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re. Mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013, kur ishte 42.2 vjeç, ndërsa popullsia e Shqipërisë për të njëjtën periudhe është plakur me 4.5 vite ritme dy herë më të lartë se mesatarja e Europës.

- Publicitet -

Më 1 janar 2023, në të gjithë anëtarët e BE-së, mosha mesatare varionte midis 38.4 vjeç në Qipro dhe 48.4 vjeç në Itali. Midis 2013 dhe 2023, mosha mesatare u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë, ku u ul (përkatësisht -0,4 dhe -0,1 vjeç), dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare mbeti e pandryshuar.

Në pesë vende të BE-së, mosha mesatare e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesatare në Portugali u rrit me 4.4 vjet, më së shumti ndër vendet e BE-së. Pasuan Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Italia, duke shënuar rritje prej 4.0 vitesh dhe Shqipëria me 4.5 vite.

Vendi Europian me popullsinë më të re në moshë është Kosova me moshe mediane 31.1 vite me 2022, Azerbajxhani me 33.8 vite, Islanda me 36.7 vite dhe Shqipëria me 38.2 vite në të njëjtin nivel më Gjeorgjinë.

Në krahun tjetër Italia është shteti me popullsinë më të plakur të Europës me moshe mendiane 48 vite, me tej si shteti më i plakur i Europës vjen Portugalia me 48.8 vite, Greqia me 46.1 vite, Gjermania me 45.8 vite.

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022.

Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Nje shqiptar says:
    February 15, 2024 at 12:36 pm

    Qeveria te vendos, nga lindja deri ne moshen 16 vjeç, nje page per femijet qe lindin. Kjo do te ishte ndihma per familjet dhe per shtimin e popullesise.

    Reply
  • demo says:
    February 15, 2024 at 1:05 pm

    Kur te dorzoje Mandatin e kryeministrit z.Edvin,ne Shqiperi do kene mbetur vetem 780 mije pensionista.

    Reply
  • mali says:
    February 15, 2024 at 2:30 pm

    Po ky Rexhep Qosja akoma vazhdon te perdore dinarin serb ?Si akademik ku eshte lufta e tij per te keputur vargonjte e skllaverise serbe?Njeriu vleresohet nga veprat dhe jo nga emri.

    Reply
  • Arben says:
    February 15, 2024 at 6:47 pm

    Mos fshini komentet, ne po na vjen blinken

    Reply
  • Gjakova says:
    February 15, 2024 at 8:13 pm

    ARDHEU NE RREZIK
    KOHA NUK PRET
    HASMI TRADHETIA
    BERI PUNEN E VET

    JEMI PAK PER TU NDARE
    NDAJ DUHET BASHKIM
    POSHTE TE GJITHE PARTITE
    RROFTE ATDHEU IM

    KRAH I FORTE KOSOVA
    ALBIN LEGJENDARI
    O BURRA GUXIM
    NUK MPOSHTET SHQIPTARI

    Reply
  • !!? says:
    February 15, 2024 at 8:37 pm

    Një korigjim, Shqipëria nuk po plaket por është plakur dhe ……po vdes bashkë me 700 000 pensionistët që nuk kanë emigruar dhe që u ka ngelur me pensionet mizerabël të emigrojnë edhe ata së shpejti por…. në atë botë dhe

    kusari kombçfarosës Edi Rama me bandën e një grushti kusarësh patronazhistë të sojit Taulant Balla, Belinda Balluku e kompani të jetojnë si princër e princesha në Shqipërin që ka vdekur për shqipëtarët dëbuar me dhunën e llahtarshme të kusarisë në emigrim si lypsarë mirqënjeje në rrugët e botës ose në botën e nëndheshme si pensionistë.

    Mjer shqipëtarët që kanë ngelur pa emigruar ose që nuk kanë bërë dorzimet nga kjo botë se çdo të heqin nga kusari i marrosur tani që miku i tij, (mik”në kuptimin anglisht” si termi i përdorur për McGonigalin e FBI) mister Blinken e quajti si kryeministrin e liderin model në glob.

    Nesër prisni që, i frymzuar nga suksesi i vizitës historike të Blinken …….pam, pam, pam…….të firmos për ndonjë djegës tjetër mbeturinash si ai i Tiranës, bashkë me 17 firmat e Belindrave të tij, ndonjë PPP tjetër si ajo e çek apit që mutin e shurrën e bën me alkimin e kusaris në miljona për trastën e kusaris për dinastin Rama, ndonjë konçension tjetër si ai i rrugës së kombit me traun magjik që ulet e ngrihet duke pjell miljona për shtetin dmth Edi Ramën se ai, vetëm ai është shteti ynë, ndonjë taks të re si ajo e sigurimit të banesave nga tërmeti që do të rjep edhe xhepat e emigrantëve që nuk banojnë në to, ngritjen e çmimit të ujit të pijshëm që me përqëndrimin e ujsjellsave në dorën e qeveris dmth Edi Ramës, se ai vetëm ai është qeveria, ai do të bëhet pronar real i ujit që na fal natyra ………dhe

    spastrimi etnik i Shqipëris do të përfundoj së shpejti plotësisht me sukses dhe Edi Rama do ta meritoj jo vetëm nofkën Pashiq pagëzuar nga kumbari gjerman por edhe Zerva i Shqipëris, e ka hak të jetë Edi Ram-Pashiq-Zerva, armiku më i madh dhe më efikas gjer më sot i kombit shqipëtar që po punon pa u penduar dhe pa u ndalur, me metoda më të djallëzuara dhe më të sofistikuara për të fshir nga historia dhe gjeografia e botës kombin shqipëtar.

    Reply
  • capi says:
    February 15, 2024 at 8:54 pm

    Po te jete i vertet ky numri i popullsise, do hap shume problem. Si do e justifikoje planin e shurres ai PPP e check -up. Se sa per votimet e nxjerrim dhe 120%. Kur e beri Sala ne 96, pse te mos e bejne socialistat ne 2024

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Jeta on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  3. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?