Në emisionin investigativ “Report” të RAI 3 u trajtua mbrëmjen e kësaj të diele marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Por gazetari Giorgio Mottola ka shkuar edhe më tej duke u ndalur në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai është ndalur edhe tek akuzat që i janë bërë Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.
“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.
Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në emisionin “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe faksimilie të lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.
Çështja e Olsi Ramës ishte në qendër të vëmendjes pak kohë më parë në vendin tonë. Ishte kreu i deputetëve të PD-së, Gazmend Bardhi ai që tha se “personi i panjohur” në laboratorin e kokainës në Xibrakë mund të ishte Olsi Rama. Ai tha se vëllai i kryeministrit nuk përmendej në këtë dosje. Vetë Olsi Rama si dhe vëllai i tij kryeministër i mohuan akuzat duke paralajmëruar një padi për shpifje në gjykatë për Bardhin.
“Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi” – citohet në reportazhin e RAI 3.
“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta.
Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.
Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.
“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë Mandoi.
j.l./ dita
Edhe pse përdoren detaje, të paktën në dukje si të besueshme, emisioni duket i sponsorizuar nga mafia e djathtë shqiptare. Prapa këtij emisioni me siguri qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërtimi e qëllimi i tij te ky dyshim shpie. Është tjetër gjë që deklaruesit nund të mos e dinë që përdoren. “Ndiq paranë”. Kërkoni në thellësi sponsirët e nëndheshëm të emisionit. Ndofta as moderatorët e askush tjetër nuk e di që po përdoren për interesat e kryemafiozit antishqiptar Sali Berisha e Ilir Meta.
E cuditshme qe detajet duken si te besueshme,
Perse valle?
Haka tekizoti… fole dhe pordhe. I poshter eshte Sali Berisha bashke me Shkerdhenin. Shume I poshter eshte Ilir Meta bashke me Monen… por Edi Rama eshte kryemonster bashke me Olsin tend te pafajshem.
Hahaaaaa keta italjont sja kan gjasuar fare per cilsine e mafies shqiptare
Do mjaftonte nje fjali
NE ITALI SHTETI KA MAFIE
NE SHQIPERI MAFIA KA SHTET
duket loje fjalesh por dallimi eshte stratosferik
Sali Berisha mbolli pemen e krimit, vjedhjes, korrupsionit… dhe vuri shtetin per te mbrojtur pushtetin e tij… Ilir Meta e vaditi dhe e rriti ate peme… Edi Rama… I voli frutat…dhe mbolli ate farre peme ne te gjithe Shqiperine…
Nuk jam dakort me keto deklarata e analize te RAI it 3.Ju italjanet duhet ti jeni mirenjohes shqiptarve dhe udheheqsave shqiptare, se kini bere ckin dashur me fukareshen Shqiperi . Na kini vrare ,mbytur e torturuar ne keto 33 vite demokraci. Shikoni punet tuaja dhe na lini ne punet tona .Kjo bote keshtu eshte .Mes ujqerve profesjonist ,sic jeni ju ,do haje dhe ujku i pa mesuar shqiptare . Ckin kerkuar nga Shqiperija kini marr. Xheloz mos u beni.Shqiptaret ,nga mungesa e demokracise i kane thene mendjen pirdhu si larte e poshte . Ju falenderojme si kanalTv qe na mesuat e hapet syte ne kete bote te trazuar dhe te eger .
E paskan shkruajtur Salikot dhe gazetari e paska lexuar
Me duket pak larg e larg lufte politike brenda politikes italiane ….te shohim reagimin., por ky emision po zhgenjen edhe vete italianet kohet e fundit
Te gjithe cuna Blloku,,Cuna te Edukuar me moralin komunist.Cuna qe duan te cajne vete ne jete.Ditka nje cope malok,,Nuk dijme Ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!plas o malok ne kat te 8,se Ermali,Olsi,Edi,mbret kane qene e mbret do jene.
O Andi,nipi Huzniut,,Po deshe te vish ne Bllok shko rregjistrohu tek mbes e Beqos,fillo pune si drejtor kantjeri.Si fillim rroga 2 tubacione kondicioneri me Euro,,Po s`te pelqeu rri thaj syte me malokun ne Opozite.