Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, “Konkurrenca” gjobit 6 kompani fruta-perimesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, “Konkurrenca” gjobit 6 kompani fruta-perimesh
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, “Konkurrenca” gjobit 6 kompani fruta-perimesh

Published: December 17, 2025
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 6 kompani fruta perimesh pasi u konstatua se bashkërendonin çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe aplikuar shtesë mbi kosto shumë të lartë deri në 115%.

Bëhet fjalë për kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, ndaj të cilëve “Konkurrenca” ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Nga hetimet, rezultoi se fermerët përballeshin me çmime te diktuara dhe presione për uljen e çmimeve.

- Publicitet -

Po ashtu, kompanitë e gjobitura urdhërohen që të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë si edhe të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës përfundoi vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar.

Në mbledhjen e datës 26.11.2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimet nr. 1234–1239, me të cilat konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK – kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.

Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët në gjithë Shqipërinë

Hetimi i thelluar tregoi se disa grumbullues, falë fuqisë së tyre negociuese, kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me:

  • çmime të diktuara e të koordinuara,
  • dyer të mbyllura për negocim,
  • varësi të tepruar nga pak blerës,
  • presione për uljen e çmimeve,
  • dhe shlyerje të vonuara të pagesave.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë këto problematika dheforcon pozitat e fermerëve në treg, duke krijuar kushte për:

  • çmime më të drejta e më transparente,
  • konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve,
  • mundësi reale zgjedhjeje për fermerët,
  • pagesa më të sigurta dhe marrëdhënie më të balancuara kontraktuale,
  • frenimin e skemave të koordinuara që dëmtonin të gjithë tregun kombëtar.

Për më tepër, megjithëse gjobiten 6 ndërmarrje, efekti i vendimit shtrihet në të gjithë tregun kombëtar, sepse:

  • sjell qartësi mbi praktikat e ndaluara,
  • vendos standarde të reja për transparencën e çmimeve,
  • synon disiplinimin e tregut të fruta-perimeve,
  • dhe nxit konkurrencën e ndershme për të gjithë aktorët.

Kjo është një ndërhyrje strukturore me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor dhe një sinjal i qartë se Autoriteti i Konkurrencës mbron interesat e fermerëve, një kategori që shpesh përballet me pabarazi të theksuar në negociata.

Detyrime dhe masa korrigjuese për grumbulluesit

Komisioni ka urdhëruar ndërmarrjet e gjobitura që:

  • të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë,
  • të jenë subjekt monitorimi për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Këto masa synojnë rritjen e transparencës dhe krijimin e një tregu më të drejtë për fermerët.

Rekomandime për Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Me vendimin nr. 1240, Komisioni i Konkurrencës ka adresuar institucionet përgjegjëse me rekomandime të rëndësishme për reformimin e tregut, përfshirë:

  • minimizimin e informalitetit në gjithë zinxhirin e tregtimit,
  • hartimin e një baze të re ligjore në përputhje me standardet e BE,
  • krijimin e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore),
  • vendosjen e kontratave të detyrueshme dhe të standardizuara,
  • dhe bashkëpunimin për transpozimin e Direktivës së BE për praktikat tregtare të padrejta (UTP).

Nëpërmjet këtyre vendimeve, Autoriteti i Konkurrencës vijon përmbushjen e misionit të tij për të garantuar konkurrencë të lirë dhe të ndershme, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e fermerëve, rritjen e transparencës dhe funksionimin më të drejtë të tregut agro-ushqimor në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • iriqi says:
    December 17, 2025 at 2:02 pm

    Mirë ka bërë autoriteti i konkurrencës, Megjithëse është 35 vjet me vonesë. Pikërisht më 1990 në një treg fruta – perimesh një grua po shiste mollë me një çmim të arsyeshëm. Papritur pranë saj u afrua një shitës tjetër që iu drejtua me ton kërcënues:” Do e ngresh çmimin ti, api si e ke hallin? Çunat këtu janë”! Pa ç’pa gruaja u detyrua t’i barazonte edhe ajo çmimet me ato të tregtarëve mafiozë. Tani një pyetje kam unë: 115 për qind më duket pak si shumë. Mos është 15 për qind?! Se me Kristal janë shumica sot në Shqipëri!

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    December 17, 2025 at 2:28 pm

    Zhurmë per te thene se “po punojme” ne si Autoritet i konkurences…. Thjeshte demagogji, propagande per te justifikuar praktiken krejtesisht te kundert te shtetit si rregullator. Ne nje situate te tille ka qene Turqia para 30 e ca vitesh. Shteti caktoi tarifë 20 perqind mbi çmimin e prodhuesit per grumbulluesit dhe 20 perqind mbi çmimet e grumbulluest per shitesit me pakice. Gjithsesi rruget dhe zgjidhjet jane te shumta per ti dhene fund abuzimit me skandaloz ne Europe me çmimet, por nuk nuk mund behet nga nje shtet e pushtet qe e ka ne ADN kulturen e abuzimit. Ky eshte problemi I madh.

    Reply
  • Pjeter says:
    December 17, 2025 at 3:43 pm

    Kordinoheshin…? Automatiksht, atje ku ka shteti ligjor hiqen licencat dhe pasojne gnobat, madje dhe burgu po i demoncive!

    Reply
  • Chris says:
    December 17, 2025 at 4:06 pm

    Krijimi i çmimeve on line dhe te afishuara ne tregjet e shumices eshte kryer shume vite me pare dhe u hoq nga Ministria e Bujqesise. Produktet kryesore bujqesore ne tere tregjet kryedore te vendit raportoheshin on line dhe mund te shiheshin nga tere te interesuarit sikunder jepeshin edhe nga emisionet e bujqesise perfshi TVSH dhe Top Channel.
    Transparenca fillon aty per bujkun…

    Reply
  • demo says:
    December 17, 2025 at 5:19 pm

    Jemi ne prag te Vitit te Ri,Tregtaret ngrejne cmimet. Konkurrenca edhe me fort t`u bini qenave,se na rropen.

    Reply
  • demo says:
    December 17, 2025 at 5:22 pm

    Me cmimet qe imponojne tregtaret e shumices,,edhe 100 000 lekshi Edi Rames do na veje per dhjame qeni.

    Reply
  • Arratisur says:
    December 18, 2025 at 5:46 am

    Oligopol grosistesh , trusti lulelakres, Arturo Ui

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 18, 2025 at 6:06 am

    Tregetaret moterqira te mutistanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?