Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT dhe SKEMA: Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT dhe SKEMA: Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia
KronikeLajmi i fundit

EMRAT dhe SKEMA: Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni ku shfrytëzoheshin seksualisht vajza të huaja.

Raportohet se aktiviteti drejtohej nga një 47-vjeçare, e cila jeton në Kolumbi.

Mësohet se janë lëshuar 11 masa sigurie ku në pranga janë vendosur 8 tutorë, si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e rrjetit të prostitucionit.

- Publicitet -

Ndërkohë janë proceduar penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine që shfrytëzoheshin si punonjëse seksi.

Raportohet drejtuesja e rrjetit 47-vjeçarja me iniciale G. R., drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me 39-vjeçarin me inciale E. S..

Ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja 47-vjeçarja dhe 39-vjeçari bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane, si edhe me Elona Muraj dhe punonjësen e Policisë, Anisa Braha për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Emrat:

Esmerald Sulollari

Elona Muraj

Yuly Gomez

Liliana Valencia

Nicol Benitez

Stefania Marin

Nicole Bertel

Anisa Braha

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;

-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;

-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • labi says:
    March 21, 2025 at 12:10 pm

    Pallatet e Tirones jane plot,pse kot ka shku qiraja aq shtrenjte,palloshi thote Shqiperia turistike.

    Reply
  • Po says:
    March 21, 2025 at 12:28 pm

    O po leren te lir prostuticionin or tej se ske gje te keqe ça mos jan budallenj Gjermane dhe Hollandezet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?