Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Kjo pritet të jetë qeveria e re e Presidentit Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > EMRAT: Kjo pritet të jetë qeveria e re e Presidentit Trump
BoteLajmi i fundit

EMRAT: Kjo pritet të jetë qeveria e re e Presidentit Trump

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Tashmë që fitorja e Trump është e sigurt në qarqet e lëvizjes së tij MAGA (Make America Great Again) po përfliten emrat se kush mund të jetë pjesë e administratës së tij të re.

Presidenti e ka konsideruar kabinetin e tij të fundit në 2017 si gabimin më të madh të qeverisjes së tij. Shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Trump u grindën me Presidentin madje e kritikuan më pas atë publikisht.

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, e quajti atë fashist. Ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence nuk pranoi ta mbështeste atë. Po ashtu edhe ish-Sekretari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

- Publicitet -

“Gabimi më i madh që bëra ishte zgjedhja e disa njerëzve që nuk duhej t’i kisha zgjedhur kurrë ka,” deklaruar Trump kohët e fundit.

Tashmë Trump ka vendosur që të emëroje vetëm njerëz besnikë në poste të larta. Ndërkohë që ai nuk ka konfirmuar askënd në kabinetin e ri, disa emra janë publikuar në mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare si pretendentë të mundshëm.

Sipas “Reuters”, ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është në mes emrave të përfolur për t’u rikthyer këtë radhë si Sekretari i ri Mbrojtjes. Në qeverinë e mëparshme të Trump, Pompeo bëri presion për mbështetje të fortë për Izraelin.

Ai është gjithashtu një avokat për çlirimin e Ukrainës kur propozoi sanksione reale ndaj Rusisë dhe dërgimin e armëve për Kievin.

Richard Grenell, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani synon të jetë Sekretari i ri i Shtetit. Gjatë kësaj periudhe

Grenell ka shërbyer si një këshilltar me ndikim për politikën e jashtme në rrethin e Trump.

Ai ka vijuar që të takohet me liderë të huaj në mbështetje të ish-presidentit ndër ta edhe me kryeministrin shqiptar Rama. Më e rëndësishmja, ai thuhet se ka mbështetjen e Melania Trump. Ndër rivalët e Grenell për postin e sekretarit të ri të shtetit përmenden Marc Rubio dhe Robert O’Brien.

Koloneli i Forcave Speciale të Gardës Kombëtare në pension Mike Waltz është një emër tjetër që Trump thotë se po mendon për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, edhe pse raportet e mediave amerikane gjithashtu e konsiderojnë atë si një pretendent për Sekretarin e Shtetit.

Robert F. Kennedy Jr pritet që të drejtojë departamentin e shëndetësisë në administratën e re të Trump. Mediat amerikane kanë përmendur Howard Lutnick si një kandidat të mundshëm, për postin si Sekretar i Thesarit. Ai ka ndihmuar në promovimin e mbështetjes për Trump në Wall Street duke mbledhur më shumë se 75 milionë dollarë për fushatën e tij.

Aktualisht Lutnick po luan një rol udhëheqës në ekipin e tranzicionit të Trump drejt Shtëpisë se Bardhë. Po ashtu edhe Scott Bessent, një këshilltar kryesor ekonomik i Trump shihet si Sekretar i ri i Thesarit

Ish-Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Robert Lighthizer, i cili ishte një figurë kyçe në mandatin e parë presidencial gjithashtu është përfolur për Sekretar i ri i Thesarit tani që Trump fitoi çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

Mark Green mendohet se do të jetë Sekretar për Sigurinë Kombëtare. Mbështetësit e tij e përshkruajnë atë një besnik të Trumpit dhe një njeri i vijës së ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm.

John Ratcliffe shihet si kandidat për Prokuror i

Përgjithshëm megjithëse ai mund të marrë gjithashtu një pozicion të veçantë të Sigurisë Kombëtare ose Inteligjencës. Post për të cilin është në diskutim edhe senatori Mike Lee.

Një nga menaxheret e fushatës së Trump, Susie Wiles shihet si favoritja kryesore për të qenë shefe e re e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-drejtorja e Këshillit të Politikave të Brendshme të Trump, Brooke Rollins është gjithashtu një pretendente për këtë post. Kash Patel shihet si kandidat potencial për t’u emëruar drejtor i CIA-s.

Shefi i Tesla-s Elon Musk mendohet se do të jetë në krye të një departamenti të ri për efikasitetin e qeverisë, me detyrë auditimin e qeverisë federale dhe planifikimin e reformave, por ende nuk është e sigurte nëse ai do ta pranonte një detyrë të tillë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    November 6, 2024 at 7:31 pm

    Fitorja e Trump per kombin shqiptar eshte Ziii..por emerimi i sekserit serbofyl te binjakeve antishqiptare Edi Rama-Vucic,,Grenelli, sekretar Shteti,,eshte zi e me Ziii. Ky eshte edhe kumbari i pushtimit te Sazanit dhe Zvernecit..Bjeri m`top Edi Rama se maskarait i ecen bixhozi.

    Reply
  • demo says:
    November 7, 2024 at 8:27 am

    Te gjithe mund te kene ndonje pakenaqesi ndaj qeverrisjes Biden,por vetem cifuti Netanjahi nuk mund te ankohet.
    Ky qe i pari qe pershendeti Trapin per karshillek.Bota rrumbullaket rrotulloheet,o cifut.Edhe Ay Zelenski qe ka marre jo miljarda por Triljarda nga Qverria Bidenit.
    Ky Planetari Jone ka mbetur si ishull pa Ambasador.Te shohim a do ta sajdise Trapi me ambasador?
    Ka 1 vit qe eshte emeruar Ambasadori,por nuk deshiron te vije ne Tirane.Vetem Afro-aziatiket,pranojne te vijne.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 7, 2024 at 9:04 am

    I mjeri DEMO,i ziu DEMO(anonimati) që e ka zënë meraku për EDI RAMËN-armilun nr.1 të Non Gratës-Tmerr i KOMBIT:
    -E.Rama ka kënë i preferuari i SHBA-BIDEN,si urë lidhëse Ballkan-BE-
    SHBA.
    -E.Rama do të jetë përsëri i PREFERUARI i DASH-Trump..! Pasi Ai di të NOTOI MIRË edhe në ujërat e TURBULLTA.
    -Me SPAK,GJKKO e iniciuar nga ADMINISTRATA TRAMP do spastrohet politika Shqipëtare 34 vjeçare deri 2029,pasi DREJTËSIA E KAPUR NGA SB 92 KA KËN DHE DO TË JETË NË KOMA NGA TMERRI BERISHIST.!
    -FLM DITA.

    Reply
  • demo says:
    November 7, 2024 at 9:17 am

    Shef Ethemi.Edi Rama nuk ka nevoje te notoje,se e kalon detin ne kembe.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 7, 2024 at 10:28 am

    Me kete kabinet qe flitet, e qe jane te gjithe Hebrenje me dy nenshtetesi Amerikane dhe Izraelite, duke filluar nga Pompeo e Grenell, Trump po e mban premtimin e dhene. Make Izrael Great again dhe Jeruzalemin kryeqytetin e Globit. Kohe te erreta na presin te gjitheve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?