Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Pesë ish-policët shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli, artikulli i The Sun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Pesë ish-policët shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli, artikulli i The Sun
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Pesë ish-policët shqiptarë ‘i bashkohen’ krimit në Angli, artikulli i The Sun

Published: April 7, 2025
Shpërndaje

E përditshmja britanike “The Sun” në seksionin e shkrimeve me pagesë, të cilës i referohet Top Channel publikoi një investigim se si ish oficerë të policisë shqiptare kanë hyrë në Angli ilegalisht e janë përfshirë në botën e krimit.

“The Sun” analizon përfshirjen në krime të pesë ish oficerëve të policisë shqiptare të cilët pas vajtjes në Angli u morën me drogë dhe janë dënuar.

Një burim nga komuniteti shqiptarë në Britaninë e Madhe i ka thënë The Sun se: “Ish-policët janë si flori për bandat kriminale. Njohuritë e tyre për të shmangur kapjen janë të paçmuara. Policët në Shqipëri nuk paguhen mirë dhe janë lehtësisht të manipulueshëm. Paga bazë është rreth 850 paund në muaj dhe është e vështirë për ta të ngjiten në hierarki për të pasur pagë më të lartë. Ka korrupsion në çdo nivel dhe kjo ka zgjatur për shumë vite.”

Artikulli investigues i The Sun, përkthyer nga Top Channel: 

- Publicitet -

Shqiptarët sundojnë tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paund në vit me dorë të hekurt dhe shfaqin pa turp pasuritë e fituara nga krimi. Tani gangsterët shqiptarë po rekrutojnë edhe ish-policë të korruptuar nga vendi i tyre për t’i bashkuar në rrjetet e tyre kriminale.

Shqiptarët kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave të fundit, pasi kanë formuar aleanca me kartelet e drogës nga Amerika Latine.

Dhe ish-efektivë nga Shqipëria janë kapur duke shitur drogë dhe duke ruajtur ferma kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se ish-policët janë “flori” për mafiozët shqiptarë në Angli për shkak të njohurive të tyre të brendshme mbi mënyrat sesi policia punon për të kapur trafikantët e mëdhenj.

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, i tha The Sun se ish-policët veprojnë si “këshilltarë” të bandave. Ai tha: “Ka raste ku ish-efektivët janë përjashtuar nga puna për sjellje abuzive, korrupsion apo lidhje me grupe kriminale. Ata kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me botën e krimit për të gjetur mundësi të reja dhe janë bërë pjesë kyçe e bandave. Disa grupe besojnë se njohuritë e tyre për taktikat e policisë do t’i ndihmojnë të shmangin kapjen nga policia britanike. Nga disa përgjime të agjencive ligjzbatuese shqiptare kuptohet se ata janë bërë instruktorët dhe këshilltarët më të rëndësishëm të kriminelëve“.

Në dhjetor të kaluar, ish-polici shqiptar Igli Ajazi u kap me anëtarë të një grupi të madh kriminal ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar me vizë për të studiuar kriminologji në Universitetin Roehampton në Londër.

Ajazi, që kishte punuar si polic në Shqipëri nga 2019 deri në 2022, u tha policëve që e arrestuan se ishte në një “pushim nga karriera”.

Ai u kap kur policia në Swansea ndaloi një makinë të lidhur me një klan shqiptar droge me bazë në Londër.
Telefoni i 28-vjeçarit zbuloi mesazhe për një operacion të madh kultivimi kanabisi në kryeqytet si dhe video të tmerrshme të abuzimit me fëmijë, që ai pretendoi se ishin të lidhura me punën e tij të mëparshme.

Ajazi u dënua me 20 muaj burg me kusht për dy vjet, u dërgua në një kurs rehabilitimi dhe u urdhërua të bëjë 180 orë punë në komunitet.

Ish-polici dhe adhuruesi i futbollit Admir Hidri,25 vjeç, pagoi shtrenjtë për përfshirjen me gangsterët pasi u hodh nga dritarja e një shtëpie ku kultivohej kanabis dhe theu shtyllën kurrizore. Hidri, nga Failsworth në Manchester, i tha gjykatës se ishte futur në krim pasi kishte marrë borxh nga një figurë e botës së errët për të financuar kurimin e nënës së tij të sëmurë në Shqipëri.

Ai tha se ishte detyruar të shlyente borxhin duke udhëtuar në Britani për të ruajtur një shtëpi në Failsworth, ku u gjetën bimë kanabisi me vlerë 70 mijë paund, shkruan TCH. Hidri u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg, pavarësisht pretendimeve të tij se kishte frikë për jetën dhe kishte thyer dy rruaza kurrizore kur u hodh nga dritarja gjatë bastisjes së policisë.
N

jë tjetër ish-polic tentoi të qëndrojë në Britani pas një dënimi me tre vjet për qëllim shpërndarjeje të kokainës. Klisman Sykajapeloi kundër deportimit në Shqipëri në vitin 2022, pasi ishte futur ilegalisht në MB 11 vite më parë, ishte dëbuar, por ishte kthyer sërish në 2018.

Ai u kap në flagrancë kur policia britanike bastisi banesën e tij në Nottingham në 2015 dhe gjeti kokainë të fshehur në sobë. Sykaj pretendoi se kishte punuar për Interpolin, por më vonë e pranoi të vërtetën. Pas dëbimit dhe vuajtjes së dënimit, ai punoi si polic në Shqipëri, ku me ironi, transportonte të burgosur.

U kthye sërish në Britani dhe u kap me dokumente të falsifikuara italiane. Ai kërkoi të qëndronte, duke pretenduar se ishte ndjekur nga gangsterët, por kërkesa iu refuzua.

Në prill të vitit të kaluar, Igli Duka, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për kultivimin e qindra bimëve të kanabisit në një njësi industriale në West Lothian. Ai pretendoi se një gangster i njohur, të cilin e kishte arrestuar më parë në vendin e tij, e kishte shantazhuar për të punuar si “kopshtar” në fermën e drogës.

Një i pestë, ish-polic, punonte në fshehtësi për të infiltruar mafian shqiptare, por pretendon se u përfshi në shpërndarje droge pasi identiteti i tij u zbulua. Maurisio Malaj, 30 vjeç, u dënua me dy vjet burg me kusht, pasi u kap duke shitur kokainë bosëve të krimit në Londër.

Në vitin 2021, avokati i tij tha se ai u largua nga Shqipëria për në MB pasi njerëz të fortë të krimit i dogjën makinën babait të tij. Tani bandat shqiptare të drogës janë bërë sinonim me videot ekstravagante në rrjetet sociale, ku shfaqen me bizhuteri, para dhe makina luksoze. Ata përfitojnë nga kërkesa e madhe për kokainë, me rreth 2.5 milionë përdorues në Britani, duke e bërë këtë vendin më problematik në Europë për konsum kokainë, dhe të dytin në botë pas SHBA.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • fteri says:
    April 7, 2025 at 12:49 pm

    Kur nuk i p;rkrah shteti i shfrytzon krimi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?