Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Shisnin ilaçet e kimioterapisë te spitalet private, 8 të arrestuar te Onkologjiku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Shisnin ilaçet e kimioterapisë te spitalet private, 8 të arrestuar te Onkologjiku
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Shisnin ilaçet e kimioterapisë te spitalet private, 8 të arrestuar te Onkologjiku

Published: June 25, 2024
Shpërndaje

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

- Publicitet -

Me kërkese te prokurorisë gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik

  1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
  4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
  5. Halil Gashi
  6. Florian Marku

“Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”, bën me dije Prokuroria.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • SPAK says:
    June 25, 2024 at 9:12 am

    PD ka nxjere nje politikan te afte qe ta udheheqe nen Saliun! Tomor Alizoti! Budalla injorant i zgjuar berishian! Te vijne figurat thote Alizoti! Po ku tek Alizoti tek Saliu! Te largohet PS nga pushteti qe te vije Saliu prape! Zot na ruaj!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    June 25, 2024 at 9:13 am

    Ku janë institucionet e shtetit, flenë gjumë, si rastësisht ka ndodhur kjo ngjarje, këto veprojnë si një grup i strukturuar kriminal, i organizuar më mirë se institucionet shtetërore dhe veprojnë për një kohë të gjatë. Përfundimisht akuza :shpërdorim detyre (dmth, shteti nuk funksionon)

    Reply
  • rilindjotizim-sensibilizim says:
    June 25, 2024 at 9:24 am

    Or po c’behet keshtu ….nuk eshte akoma Falas ajo Shendetesia e premtuar qe ne 2013 nga Rama?

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 9:31 am

    E mo Ethem Lalaj.
    Fajin e ka Saliu.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 25, 2024 at 9:33 am

    Keta helmuan gjithe njerezit me Armen Biologjike qe e quajten Covid Vaksine, e ju ende prisni shendetesi nga keta kriminela? Vazhdoni enderroni, por te pakten zgjohuni nga gjumi, se kendezi ka kohe qe po kendon.

    Reply
  • Dursakja says:
    June 25, 2024 at 9:46 am

    Kështu mund të shkosh në Afrikë, drejt asaj rruge je i sigurt, por drejt Europës jemi shekuj larg, si mentalitet, si kulturë, si civilizim.
    Jemi të varfër shpirtërisht, nënvlerësojmë vlerat njërëzore dhe i madhi NAIM Frasheri thoshte:Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë.
    Ajo ishte një kohë e artë, me njërëz kolosë nga forca e mendimit dhe veprimit. Sa poshtë kemi rënë!

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 9:58 am

    Phoenix, kush te zgjohet nga gjumi?
    Ata qe degjojne nate per nate kukuvajken nga dritarja apo parlamenti majmun I PS-se qe aprovojne c’do gje thote pronari I kafazit te kopshtit zoologjik qe quhet parlament.

    Reply
    • Phoenix says:
      June 25, 2024 at 10:16 am

      E drejte. Kemi te bejme me qenie robotike, pa kosience, empathi e tru njerezor. Por fatmiresisht jane shume pak ata. Une e kisha per shumicen qe na rrethon, e cila ha c’do lloj tagjie qe i servirin pa u menduar.

      Reply
  • Edi says:
    June 25, 2024 at 10:00 am

    Fëndë
    Hajvan ngele o trap

    Reply
  • lyl 7x7=42 shi says:
    June 25, 2024 at 10:12 am

    shoku mali – duhet zgjuar nga gjumi ai per te cilin i ra goja Rames duke thene se “fle gjume” ai Lyli 7×7=42 ku ke besimin e ke varur ti shpresat. Zgjim te kendeshem, nese ja arrin ta zgjosh e ta ngresh nga djepi…

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 10:33 am

    E shikoni Fatos Tarifa ,shoku I Rames dhe Vucic,nje antishqiptar I lindur.
    Perse sot ky zoteri po na kujton problemin e bashkimit kombetar?
    Shikoni kush e ka fajin ,thote ky maestro I mashtrimit,Albin Kurti.
    Qellimi real I I ketyre fake intelektuale eshte te terheqe vemendjen e popullit nga deshtimet skandaloze te qeverimit 10 vjecar te Rames.
    Do te keni ,o popull ,edhe shkrime te tjera nga ky edhe nga Hansi prej gjermania ,qe te ngrene ne qiell Edi Ramen.

    Reply
  • Të vjedhim së bashku says:
    June 25, 2024 at 10:39 am

    Ku ka njeri që nuk ka vjedhur dhe nuk vjedh në këtë vënd,përveç atyre që nuk kanë mundësi për të vjedhur,por edhe ata bëjnë sekseri. Nga 97 e këtej çdo njeri i administratës shtetërore,është pasuruar duke rrjepur popullin fukara. Në çdo fushë vetëm arrestohen (dhe sa duhen arrestuar),vetëm ndërtohen burgje,dhe be na kërkon edhe kushte të mira nëpër burgje,në vënd të na këshilloj për spitalet apo rritjen e mirëqënies….ka ndonjë shifër sa të burgosur kemi pas në 50 vjet dhe sa kemi nën udhëheqjen e dhjerokracisë

    Reply
  • Phoenix says:
    June 25, 2024 at 10:43 am

    Mos e kritiko Tosin cunin e Sevos. Se Sevo ka bere trimerira te papara per clirimin e vendit, kur ishte ne rini. Si psh, kur i vodhi shulin e pushkes komandantit te Toges Partizane, se shulit te tij i ishte thyer Gjilpera. Jane familje me taban ata. Bile Tosi si nje intelektual i kompletuar, ben c’mos qe ti tregoj Thanos, ate sekretin se si bllokohen komentet te Dita. Se si i thone atij llafit te urte, vetem nje kendez kendon ne qymez.

    Reply
  • alphazeta says:
    June 25, 2024 at 11:14 am

    Mua më duket se janë dy faktorët kryesorë në këtë veprim kriminal të këtyre mjekëve. (Që bashkë me gjykatësit duhen varur të parët): E para – mungesa totale e ndërgjegjes te shumica e shqiptarëve, që për të fituar para nuk kanë krim që nuk bêjnë. Dhe e dyta – sistemi i bazuar te paraja. Ku vlerat njerëzore si humanizmi, drejtësia, solidariteti, mëshira etj etj nuk çmohen. Përkundrazi. Demokracia nuk paska qënë për shqiptarët. Ndryshe është puna te popujt e përparuar dhe të civilizuar. Por për shqiptarët, ballkanasit, turqit, afrikanët etj etj demokraci do të thotë anarshi, vjedhje, grabitje, pasurim me të gjitha mjetet, shfrytëzim të postit për përfitime personale, korrupsion deri në majat e larta të shtetit etj etj. Sot po më duket se për 90 për qind e shqiptarëve diktatura paska qënë ilaç. Kështu e paskan merituar këto qënie me dy këmbë, që vetëm ndjenja njerëzore nuk kanë. Prandaj: Poshtë demokracia. Rroftë diktatura. (Vetëm për shqiptarët!).

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 11:27 am

    Alfazeta,ben gabim qe me fut edhe mua popull ne ate tufe kriminelesh.
    Popujt e botes jane kudo njelloj.Ata duan qe me pune te ndereshme te realizojne sipas mundesise qellimet familjare.
    Ne rastn tone kemi te bejme me ate qe quhet kalbezim I pushtetit.

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 25, 2024 at 11:57 am

    Fajtoret te mos kene te drejten gjithe jeten te ushtrojne profesionin.
    -3/4 vite ne burg
    – sekuestrim prone per leket qe kane perfituar.
    – nga hundet dhe ne shtepite e tyre tju dale, me hajduterine e tyre populli thjeshte nuk eshte kuruar dot.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 25, 2024 at 12:04 pm

    TI KOMENTUES ME EMRIN “7×7=42”,L.BASHA ËSHTË ZGJUAR ME KOHË E ME VAKT DHE PO PUNON INTENSIVISHT PËR POPULLIN SHQIËËTAR!

    Reply
  • Xha jaho says:
    June 25, 2024 at 12:30 pm

    Skandali te Onkologjiku/ Një flakon 1500 euro, zbardhet dosja; si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacie.

    Pabuksa, kriminel, plehra,

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 12:32 pm

    Shqiptar,3/4 vite burg per hadutet me miliona euro te vjedhura.
    Per keta duhet denimi me burg te perjetshem sepse jane bande kriminele te vetedijshem per vrasjen e njerezve.

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 1:07 pm

    Fatos Tarifa, mos abuzo me nenin 13 te kushtetutes se Kosoves qe thote Kosova nuk bashkohet me shtete te tjera.
    Ti je nje satan e shok me satanin Edi Rama.
    Ti e di shume mire ,o plehre se perse u detyrua parlamenti kosovar te fute kete nen ne kushtetuten e Kosoves.
    Sado t’i sherbeni serbit ti dhe Rama ,ceshtja shqiptare ne ballkan eshte e vulosur nga amerika.
    Ju do t’u mbetet turpi si tradhetare .

    Reply
  • Dursakja says:
    June 25, 2024 at 1:49 pm

    Këtyre që bota i quan kriminelë tek i shtohet paga, atyre që janë të burgosur thonë që qeveria nga50euro që shpenzon në ditë thonë do t’i rritet 100,ndërsa pensionistët i orienton t’i drejtohen spitalit privat, dhe kur pensionistët shkojnë të marrin pensionin, në arkat e shpërndarjes së pensionit i thonë mbaruan paratë dhe kjo se edhe ata tashmë duan të doroviten nga pensionisti. Kjo është administrata që do ti jepet kredi me interes zero. Ja si qeveriset vendi ynë.

    Reply
  • mali says:
    June 25, 2024 at 4:48 pm

    Dursake,vertet qe te burgosurve do t’u shohet racioni?
    Kjo eshte per per te mashtruar anglezet qe japin para per te burgosurit qe sjellin nga anglia.
    Mos u bej idiote qe I burgosuri te mare para me shume se rojtari I burgut ne shqiperi.
    Te dy palet jane mafie me firmen legale te Tony Blair.

    Reply
  • Mega says:
    June 26, 2024 at 7:38 am

    Alizoti nje try me resistenca të ndezura. Berishist i thekur ( një i persekutuar pranë
    Komunistit) me çekuilibër qe një here qan e njëhere qesh. Vaj hallin..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?