Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për aktivitet kriminal.
Sipas informacioneve paraprake, personat nën hetim dyshohet se janë përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave në shuma të konsiderueshme, veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Burime paraprake bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet në disa zona, ndërsa forcat ligjzbatuese po vijojnë ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.
Operacioni mbetet në vijim dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin më shumë detaje në orët në vijim lidhur me numrin e personave të arrestuar, masat e sigurisë të zbatuara dhe provat e siguruara gjatë hetimeve.
“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.
Janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë biznesmeni i njohur Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Në kërkim gjithashtu është dhe Orgec Birçaj.SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që operon në zonën e Kamzës.
j.l./ dita

Po so do ja beni se Artur Shehu eshte me azil politik ne USA
VI, mos u merakos, se SPAK me parate e USA eshte ngritur, e gjejne vete ata arsyen 🙂