Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Kush është vrasësi shqiptar me pagesë që u zbulua nga ‘SKY ECC’ në Belgjikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRI: Kush është vrasësi shqiptar me pagesë që u zbulua nga ‘SKY ECC’ në Belgjikë
KronikeLajmi i fundit

EMRI: Kush është vrasësi shqiptar me pagesë që u zbulua nga ‘SKY ECC’ në Belgjikë

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever në Belgjikë u trondit nga të shtënat, pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë.

Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem, ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë.

Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë.

- Publicitet -

Ndërsa pas vdekjes së tij, në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata. Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër shtëpitë e të dyshuarve.

Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.

Teksa ka përfunduar gjykimi për grupin e drogës, një tjetër proces ka filluar në Belgjikë. Bëhet fjalë për autorin e vrasjes së pronarit të picerisë. Ai është një vrasës shqiptar me pagesë i quajtur Afrim Mema, 40 vjec.

Afrim Mema prej kapjes është në burg, në pritje të gjykimit. Mema pranoi se ishte punësuar si atentator për të vrarë viktimën.

Paraditen e së mërkurës para Gjykatës së Leuven Assize u mbajt seanca e dytë paraprake për të. Gjatë seancës u diskutua shumë për përdorimin e të dhënave të “Sky ECC” gjatë gjykimit. Në fakt Mema ishte arrestuar para se të dilnin në skenë bisedat e “Sky ECC”.

Prokurori i Përgjithshëm Ben Pieters ishte i bindur me një “deklaratë të guximshme”: “Fshijeni atë nga tavolina, ne në fakt nuk kemi nevojë për atë informacion. I akuzuari tashmë ka bërë rrëfime”.

Më herët në dosje, seanca duhej të shtyhej për katër muaj, pasi mbrojtja kishte dorëzuar në momentin e fundit 267 faqe konkluzione, përfshirë edhe për “Sky ECC”.

Palët e tjera donin kohë për ta shqyrtuar atë. Pavarësisht deklaratës së Pieters, mbrojtja vazhdoi me një argument dy-orësh kundër mesazheve të dërguara dhe të përgjuara përmes “Sky ECC”.

Sipas avokatëve Kris Luyckx dhe Joke Bleys, këto janë marrë në mënyrë të paligjshme. Mbrojtja gjithashtu donte të përjashtonte një pjesë, përkatësisht raportin e psikiatrit gjyqësor Ignaas Lindemans.

Ai e kishte zhvilluar hetimin e tij ndaj të akuzuarit Mema në anglisht, pasi ai nuk flet holandisht apo frëngjisht dhe asistohet në të gjitha procedurat nga një përkthyes anglisht.

Megjithatë, sipas Ligjit të Gjuhës, mbrojtja ngriti pyetje në lidhje me nivelin e gjuhës angleze të ekspertit.

Po ashtu, u bë e ditur se tre dëshmitarët e thirrur, të cilët ndodhen në burg në Mbretërinë e Bashkuar, do të merren në pyetje me video. Më 19 janar, kryetari Peter Hartoch do të marrë një vendim mbi të dhënat nga “Sky ECC” dhe listat e dëshmitarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?