Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: U ekzekutua nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u gjet i varrosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRI: U ekzekutua nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u gjet i varrosur
AktualitetKronike

EMRI: U ekzekutua nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u gjet i varrosur

Published: 26 Qershor, 2025
Shpërndaje

Është zbuluar identiteti i 26-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Rivaldo Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit.

Ndërkohë ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis.

- Publicitet -

60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rivaldo Rusin, trupin e të cilit më pas e fshehu, si dhe plagosi rëndë një tjetër.

Dinamika e shkëmbimit të zjarrit, kush qëlloi i pari dhe cila ishte sekuenca e të shtënave nuk dihen ende.

Gjithashtu është e paqartë nëse biznesmeni veproi vetëm apo u ndihmua nga dikush në fshehjen e trupit të hajdutit të vrarë.

Të dhënat e para mund të vijnë nga autopsia mbi trupin e 26-vjeçarit Rivaldo Rusi.

Hajduti tjetër i plagosur gjatë grabitjes nga 60-vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli, u arrestua.

Hetuesit kanë zbuluar se ai është me precedentë kriminal dhe ishte në arrati për vepra penale të kryera në Toskanë.

Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, shqiptari do të merret në pyetje për të treguar versionin e tij të asaj që ndodhi mbrëmjen e së dielës në vilën e biznesmenit.

Ishte vetë sipërmarrësi, Aurelio Valiante, i cili zbuloi vendin ku e kishte fshehur trupin e Rivaldo Rusit.

Ai e gjeti veten të rrethuar në shtëpinë e tij nga rreth 50 shqiptarë nga provinca e Casertës, përfshirë të afërm dhe miq të të riut të vdekur dhe të plagosur, të cilët donin hakmarrje.

Biznesmeni u paraqit në Prokurori me avokatin e tij, Antonello Natale. Gjatë marrjes në pyetje, pranoi se e kishte qëlluar 26-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij.

Aurelio Valiante, ndërsa hajduti tjetër qëndronte në tokë i plagosur rëndë, dyshohet se e transportoi trupin e shqiptarit me një fuçi vere, të vendosur në makinë.

Disa kilometra larg shtëpisë së tij, në një zonë të izoluar në fshatin San Severino di Centola, ai hapi një gropë dhe varrosi trupin e 26-vjeçarit.

Dhe pikërisht në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin. Në ato momente në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

“Ai bëri një gabim”, thanë ato, duke shtuar “Por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.”

Sipërmarrësi tani po hetohet për vrasje, lëndime të rënda trupore dhe fshehje të një kufome.

Por situata mund të ndryshojë më tej kur dinamika e ngjarjes të bëhet e qartë.

Hetuesit duhet të përcaktojnë nëse hajdutët u goditën përpara, gjatë një përleshjeje apo ndërsa përpiqeshin të iknin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama mbledh sot deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtorët e Bashkisë
  • Tension pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea
  • Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  • 14 korrik 2025
  • Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  2. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  3. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  5. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?