Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Energjia e pastër, alternativa kryesore për mbështetjen e ndryshimeve klimatike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Energjia e pastër, alternativa kryesore për mbështetjen e ndryshimeve klimatike
Bote

Energjia e pastër, alternativa kryesore për mbështetjen e ndryshimeve klimatike

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Deri në fund të shtatorit, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i energjisë në Kinë qëndruan në vendin e parë të botës përkatësisht , duke zënë mbi gjysmën e tregut global. Sot kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike i Kinës zë afro gjysmën e vëllimit të përgjithshëm global, mbi gjysma e makinave me energji të re në shkallë globale po qarkullojnë në Kinë dhe 1/4 e sipërfaqes së tokës së gjelbër të shtuar në mbarë botën është në Kinë.

Nëpërmjet këtyre të dhënave statistikore e kuptojmë me lehtësi përse kontributi i Kinës ka tërhequr vëmendjen e palëve të ndryshme që marrin pjesë në Konferencën e 28-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimin Klimatik (COP28), që është duke u zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Organizata Metereologjike Botërore mbajti një raport në ceremoninë e hapjes të COP28-s, ku deklaroi se 2023-shi është viti më i nxehtë i regjistruar në historinë e njerëzimit. Në sfondin e sfidave serioze, COP28 dëshiron t’i nxitë të gjithë të kryejnë veprime më efektive për të ulur përdorimin e energjisë fosile dhe lëshimin e gazit serrë.

Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina ka luajtur një rol kyç në nxitjen e arritjes dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Parisit dhe ka bërë përpjekje për të arritur objektivat e vet afatgjatë. Kina i ka kthyer masat e përballimit të ndryshimit të klimës në një strategji kombëtare.

Deri në vitin 2022, vëllimi i dioksidit të karbonit të lëshuar në Kinë u ul me 51 % në krahasim me vitin 2005 dhe konsumi i energjisë jofosile zë tashmë 17.5 % të konsumit të përgjithshëm të energjisë. Në 10 vjetët e fundit, Kina realizoi një rritje ekonomike mesatare prej 6.2 % në vit, duke mbajtur një rritje vjetore të konsumit të energjisë mesatare prej vetëm 3%.

Në të njëjtën kohë, Kina ka nxitur aktivisht qeverisjen globale të klimës, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë ndaj vendeve në zhvillim nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug. Deri në fund të qershorit të këtij viti, Kina nënshkroi 46 marrëveshje bashkëpunimi për sa i përket problemit të ndryshimit të klimës me 39 vende në zhvillim nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug shkruan CMG.

Në fakt, Kina është një vend në zhvillim, me popullsi të madhe, burime energjetike relativisht të pakta, që përballon shumë vështirësi dhe sfida në procesin e transformimit të gjelbër dhe inovacionit. Kina ka kaluar nëpër procesin e industrializimit në vetëm disa dhjetëra vjet, ndërsa vendeve të zhvilluara u janë dashur shekuj.

Kina do të arrijë uljen më të madhe të intensitetit të lëshimit të karbonit në botë dhe do të realizojë brenda kohës më të shkurtër në histori objektivin e kalimit nga kulmi i lëshimit të karbonit në asnjanësimin e tij. Këto detyra kanë vështirësi të jashtëzakonshme dhe kanë nevojë për përpjekje të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimeve të fundit, në katër ditët e para pas hapjes së COP28-s, janë premtuar mbi 57 miliardë dollarë investime për programin klimatik nga qeveritë, ndërmarrjet dhe investitorët e vendeve të ndryshme.

p.c. / dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?