Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Enigma 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Enigma 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit
KryesoreKurioziteteLajmi i fundit

Enigma 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Ekzistencën hipotetike të disa paraardhësve të shqiptarëve të sotëm në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan) – një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani – fillimisht e ka përmendur skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).

Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta mund të jenë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë.

Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon, ku u martuan me gra vendase. Mendohet se kjo është arsyeja pse gjuha e tyre quhet burrashka (ndoshta “gjuha e burrave”), sepse gratë flisnin gjuhën tjetër.

Shumë toponime duken rudimente të shqipes. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundë midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe, ndërsa lart në male është një fis i madh që quhet Kalash, ngjashmëria e të cilëve me tipare europiane të lë me gojë hapur.

Kalashët skalisin në portat e tyre dy brirë dhie, burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë shalëvare, ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë kamishë.

Pavarësisht këtyre ngjashmërive të pazakonta gjuhësore, banorët thonë se të parët e tyre kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh dhe ndaj e lidhin origjinën me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 01 shtator 2026
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?