Ndoc Logu
Diku nga mesi i viteve ’70 të shekullit të kaluar kam lexuar një poezi të një pseudo poeti serb, kundër bashkëjetesës me ne shqiptarët. Ja disa vargje: “Edhe në ethet e vdekjes,/ derisa zemra të punojë, /do të kërkojmë, / që edhe në atë botë,/ këta njerëz, / të mos jenë fqinjët tanë…”. Nuk ka nevojë pëtr koment.
Duke kujtuar këtë thirrje gjakndjellëse, në vargje, të serbit gjakatar këtu në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, me dhimbje deri në trishtim shoh se mesazhi i kësaj thirrjeje është konkretizuar plotësisht përmbi 100 vjet rresht në të gjitha hapësirat shqipëtare,veçanërisht në Kosovë, dhe më mizorisht në Drenicën martire. Them mbi 100 vjet sepse krimet çnjerëzore, intrigat e shumëllojta, masakrat e përbindshme të serbëve ndaj popullit shqiptar kanë vazhduar, të cilat kanë qënë e vetmja mënyrë “bashkëjetese” me ne shqiptarët, siç e thotë edhe serbi më lart. Vepra e E. Durhamit “Brenga e Ballkanit” që i referohet dy dekadave të para të shekullit të kaluar, mbetet dëshmi dhe akuzë për krimet e padëgjuara të serbëve ndaj shqiptarëve. Urrejtja dhe mizoria e tyre gjithmonë kanë qenë të tmerrshme. Në ato vite kur shkruan E.Durham, serbët i piqnin në hell të gjallë shqiptarët, i futnin në gropa pa vdekur akoma, i vrisnin ngadalë duke iu shpuar trupin me thika. Hidhnin ushqime në livadhe e fëmijët e uritur turreshin për t’i marrë. Në ato çaste, serbët qëllonin me topa altilerie në grumbullin e fëmijëve. Për këto e të tjera E.Durham shkruante: “Mos qoftë e largët dita kur këta njerëz të shikohen me përbuzje, si ata zagarët e tërbuar që u duhet dhënë plumbi pa mëshirë para së të kenë kohët t’u shkaktojnë vuajtje e mjerime popujve.” (faqe 399).
Pikërisht se nuk u bë kjo që shkruante E. Durham njëqind e ca vjet më parë, në mbyllje të shekullit të kaluar, po kriminelët serbë, realizuan masakrën e radhës kundër shqipëtarëve e të tjerëve. Është tepër e çuditshme,është tronditëse tej asaj që e mendon që mund ta mendojë njeriu,është e vështirë,ose aspak e mundur të gjesh një shtet, qeveri, politikan, popull, institucione, akademi shkence, intelektual, shkrimtar, poet, artist, njerëz të thjeshtë, burra e gra, fëmijë e të rritur, nëna e baballarë, motra e gjyshe që të kenë formim e sjellje kaq kriminale, deri në asgjesim të një populli tjetër, siç është rasti i serbëve kundër shqiptarëve. Si ka mundësi që një popull i tërë të jetë i indoktrinuar, apo të jetë i infektuar me këtë virus e ndjenjë kriminale që në lindje e deri në vdekje? Madje edhe çdo brez përgjatë çdo shekulli.
***
Në vitin 1970, mbi 50 vjet më parë, në Kosovë, ishte botuar një libër dhe ilegalisht kishte ardhur në Shqipëri. Në të kishtë një letër të një nëne monstër, serbe, e cila i shkruante djalit të vet ushtar, ku midis të tjerave i thoshte : “Mos hajde në shtëpi pa na sjellë me vete një kokë shqiptari… që ta vemë në gardhin e avllisë”.
Serbët, me trupat e shqiptarëve të vdekur e të gjallë, kanë bërë gjithëfarë eksperimentesh që as mendja më kriminale zor se i shkon ndërmend. Por në luftën e fundit me shqiptarët, ajo e viteve 1998-1999, serbët, shënuan shkallën më të alertë të barbarisë, aktet më çnjerëzore dhe të krimeve të padëgjaura në histori. Kjo barbari nuk kishte si mungonte as në maskrën ndaj familjes të Adem Jasharit gjatë atyre ditë lufte të 5,6 e 7 marsit 1998. Lufta midis familjes së Adem Jasharit dhe një njësie të madhe ushtarakë të Sërbisë, i kompletuar me tëra armët përfshi edhe mjete të blinduara dhe avion;filloi në orët e para të 5 Marsit 1998, vazhdoi më datën 6 e deri në pasdrekën e 7 Marsit, rreth 60 orë pandërprerë.
Pas 60 orësh lufte, me tre kullat e Jasharëve kishte rënë një qetësi sikur të ishin tre puse të zi ferri. Kënga simbol rezistence : “Oj Shqipni mos thuaj marova” nuk dëgjohej më. Atë e kishte kënduar komandanti Adem Jashari në kor me bashkëluftëtarët e tjerë gjatë pesë ditë e netë në rrethim. Po këtë këngë e kishte kënduar edhe Nehbi e Tahir Meha në kullën e vet të rrehtuar po nga forcat serbe më 13 Maj 1981 dhe po në Prekaz të Drenicës. Njerëzit që ishin atë ditë dëshmitarë më kanë treguar se rënia në luftë me pushtuesit serbë për lirinë e Kosovës, e Nehbi e Tahir Mehës, babë e djalë, dhe ngjarjet e tjera si ajo e studentëve të Universitetit të Prishtinës, Adem Jasharin, atëherë vetëm 26 vjeç, i kishte pritur me trishtim, por edhe me krenari të madhë e shpresë, dhe se, edhe atij iu kishte formuar bindje se rezistenca dhe lufta kundër pushtuesit serb është e vetmja rrugë për të sjellë liri në Kosovë. Në varrimin e Nehbi dhe Tahir Mehës, kishin marrë pjesë edhe Shaba, Hamza dhe Adem Jashari, të cilët u betuan para trupave të pa jetë të tyre se: “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut”. I tillë ishte bindja dhe betimi i Jasharëve. Por edhe pse e tillë ishte bindja dhe betimi i Adem Jasharit atëherë, dhe kurrë as ai nuk do t’iu shmangte sakrificave sado të rënda të ishin, nuk mund ta dinte se pas 17 vjetësh,po në pranverë,heroizmi dhe tragjedia e kullës së Mahajve do të përsëritet në tre kullat e Jasharëve, por me një ndryshim: pesë herë më të gjata në kohë dhe 28 herë më e madhe në të vrarë.
Por le të kthehemi tek kullat 25 vjet më parë.
Të tre kullat e Jasharëve, dy e tre katësh, në pasdrekën e 7 Marsit 1998, kishin mbetur si skelete të godinave shekullore sikur prisnin ekspertët e arkeologjisë për t’i studiuar. Por jo nuk ishte ashtu. Era e barutit e të gjitha predhave, e trupave që kishin filluar të dëmtohen, e gjakut si skuqte gjithçka, tregonin se, në ato kulla ishte zhvilluar një luftë e tmerrshme. Para 60 orësh, ato kulla, kishin qënë hijerënda, ku gjallëronin brenda tyre 60 jetë njerëzish të pafajshëm as ndaj shtetit, as ndonjë individi, madje as ndonjë Perëndie imagjinare. Pas 60 orësh luftimi, të tre kullat ishin kthyer në tri varreza të stërmëdha. Por edhe pse të tilla, ato ngjanin me tri male të rrahura nga shtrëngata por nuk do të zhduken kurrë. Çatitë, dyer e dritare të gjitha ishin coptuar dhe rënë përtokë. Kullat, në çdo pëllëmbë të mureve kishin gjurmët dhe të çarat nga predhat e tëra armëve, përfshi edhe topat nga mjetet e blinduara që kishin rrethuar kullat.
Në tre dyshemetë e kullave ndodheshin 56 të vrarë dhe Besarta e vogël gjallë shpëtuar në magjen e bukës, vetëm 6 vjeçe. Ajo dukej si një ëngjëll zbritur nga qielli në Ferrin e Dantes, që edhe gjeniu Dante do ta kishte të vështirë ta përshkruante këtë skenë, të pasbetejës. Në tëra shkallët e brëndshmë të kullave, në orenditë, në dysheme, në muret anësore; kudo shihje trupa njerëzish të vrarë e të coptuar,gjymtyrë, koka pa trup e organe të brendshme të njerëzve të vrarë që ishin coptuar dhe e shpërndarë në tëra hapësirat e kullave, veçanërisht tek kulla e Ademit. Gjaku skuqte gjithçka. Dyshemeja e kullës së Adem Jasharit i ngjante dyshemesë së ndonjë thertoreje. Nga 56 të vrarët, mund të jenë derdhur rreth 400 litra gjak. Rrallë mund të gjesh llogore lufte mbi tokë që të jetë derdhur më shumë gjak për metër katror se në këto kulla. Në katin e parë të kullës së Ademit, nga ana verilindore, ka një të çarë të madhe. Është çarë nga predha e një mjeti të blinduar në ditën e dytë të luftimeve të cilat shkaktoi në çast 13 të vrarë. Madje jo thjeshtë të vrarë, të gjithë të coptuar nga predhat e altilerisë.
Pas pesë ditë e netë luftimesh, çdo gjë ishte kthyer e pajetë. Vetëm gjaku që skuqte gjithçka,siç tregojnë njerëzit që erdhën pas masakrës,lëviste nga një pellg në një tjetër drejt përroit aty pranë që përshkon tërë Prekazin e mbarë Drenicën për t’iu bashkuar lumenjve shekullorë të gjakut të shqiptarëve për lirinë e vendit nga pushtuesit. Për këtë arsye, vija që gjarpëronte gjaku drejt përroit deri tek vendvarrimi i këtyre dëshorëve i është vënë emri “Rruga e Gjakut”. E në këtë ambient të mbushur me trupa të pajetë dëshmorësh, me gjak e lavdi, dëgjoheshin vetëm britmat e korbave që lëviznin drejt kullave të Jasharëve pa asnjë shënjë jete, por të mbushura plot me gjak të derdhur lirie nga ata dëshmorë me përmasa heronjsh si në legjenda. Këtu dhe nga ky gjak i derdhur për lirinë e Kosovës ishte shkruar heroizmi dhe krenaria kombëtare në shkallën më të lartë të vetëdijes përgjatë tërë shekullit të fundit. Kriminelët serbë që kishin kryer atë masakër, edhe pasi të 56-te ishin të vdekur, afroheshin ngadalë drejt kullave të armatosur, të mbrojtur e të trembur se, në çdo sekondë mund të gjenin vdekjen. Adem Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së, kishin vite që ishin bërë tmerri i forcave serbe. Angazhimi i Adem Jasharit në aksionet e luftës antiserbe prej 17 vjetësh, që nga Maji i vitit 1981, lufta dhe akti final i Adem Jasharit dhe i familjes së tij, për aq sa do të ekzistojnë toka dhe populli shqiptar, do të jetë tronditës. Serbët, gjatë atyre pesë ditë e netëve luftë, kishin përcjellë në arkivole, jo pak, por – siç na thanë – plot 78 oficerë, ushtarë e policë të vrarë e disa herë më shumë të plagosur e të gjymtuar.
Por problemi më i madh i serbëve, nuk ishin të vrarët në tre kullat e Jasharjave. As i të vrarëve e të plagosurve nga radhët e veta. Problem dhe tmerri i serbëve ishte Adem Jashari. A ishte vrarë, apo kishte çarë rrethimin e mund të shfaqej nga çasti në çast me mitroloz në dorë. Dhe e vetmja qenie e gjallë nga të 57 të tre kullave kishin mbetur vetëm Besarta edhe ajo e përgjakur e gjitha, duke prekur nënën e babën, motër e vëlla, tërë të vrarët: a mos ka ndonjë shënjë jete. E para që kishte dalluar Besarta në atë ferr me të vdekur e të përçudnuar, ishte nëna e vet, e cila ishte e para që u vra që në ditën e parë të luftës,duke zbritur municion nga kati i tretë i kullës për në katin e parë ku luftohej. Serbët e terhiqnin zvarrë Besartën sa tek një i vrarë, sa tek një tjetër duke e pyetur: Cili është ky e cili është ky tjetri. Po Adem Jashari cili është? Po ç’mund të thoshte Besarta vetëm 6 vjeçe, pas tërë asaj që kishte përjetuar dhe po shihte me sy? Më pas, serbët, e morën vajzën e vogël, ashtu të përgjakur dhe e dërgojnë në kodrën atje sipër ku ishte komanda dhe fabrika e municioneve, nga ku kishte filluar operacioni nga sipër kullave të Jasharëve, gjoja për ta marrë në pyetje. Ndoshta më saktë do të themi: serbët më shumë ishin të interesuar të dinin se çfarë mban mend ky fëmijë?
Ushtria fashiste serbe, pasi u sigurua se nuk kishte asnjë gjallë, e për fat të zi të tyre, asnjë rrezik, kur u siguruan se edhe komandanti Adem Jashari ishte vrarë, i grumbulluan të gjithë të vdekurit në një livadh afër kullës së Ademit. Më pas i ngarkojnë në kamiona, si mall rifuxho dhe i dërgojnë diku në Prishtinë, gjoja për identifikim dhe ekspertizë. Pasi i masakrojnë përsëri të vdekur, duke iu coptuar kokat dhe gjymtyrët që të mos njiheshin se cilët ishin, terroristët e Millosheviçit, po me kamiona i sjellin përsëri në Prekaz, duke i hedhur në afërsi të kullave, grumbull në një livadh. Është e papërballueshme nga ana emocionale, është më e rëndë se pesha e maleve, është tepër e vështirë ta kuptosh e ta shpjegosh këtë sjellje të kriminelëve pushtues serbë, me të vrarët e vet shqiptarë.
Sjellja e serbëve me 56 viktimat e veta të pafajshme, nuk e gjen në asnjë vend të botës; as në mizoritë e ndonjë përballjeje ushtarake.
***
Hordhitë serbe, pasi i kishin vrarë, nga tre kullat e Jasharëve, kishin nxjerrë 56 të vrarë nga vetë ata dhe Besartën e gjallë, pra 57 gjithsej. Njerëzit që janë marrë me rregullimin dhe varrimin e tyre tregojnë se: kur i sistemojnë dhe i bëjnë gati për ti varrosur, nga ai mal me kufoma, mungonin 10 vetë të vrarë. Ky ishte një krim dhe çudi tjetër e hordhive serbe… Po përse vallë i kanë veçuar 10 të vrarë? Për të ulur numrin e të vrarëve? Kjo nuk besohet.
***
Por tani për tani, për gazetën “Dita” në këto pak rreshta do mjaftohem vetëm me një pasazh nga libri i E.Durhamit për serbët. “Si ka mundësi që kjo lloj rrace, me emrin e pamerituar njeri, na qenka krijuar për t’u ushqyer vetëm me gjak, me plaçkitje, për të zaptuar territore, për t’u kthyer në një egërsi primitive nga më të çuditshmet në të gjithë kohët…” (faqe 264). Është tepër e rëndë ta mendosh e jo më ta pranosh që shqiptarët në Shqipëri e Kosovë flasin me serbët me një zë të mekur sikur të jenë nga thellësia e tokës, për krimet e masakrat mbi 100 vjeçare ndaj nesh, janë vetëm maja e maleve me viktima, e lumenjve me gjak të pafajshëm, rrëmbime territoresh e të lirisë. Përse duhet të heshtim kur duhet të thërrasim deri në kupën e qiellit për këto krime e poshtërime? Grekët duan të na marrin 250 kilometër dete, serbët duan të marrin Kosovën, ose të ndajnë,malazezët morrën 8200 hektarë nga toka e Kosovës, maqedonasit duan të zhdukin shqiptarët. E të gjithë së bashku duan të na shpërfytyrojnë të gjallët me qeveri, kulturë e histori, duan të na poshtërojnë edhe të vdekurit. E shqiptarët rrinë urtë para tyre si pula të zgjebosura. Na thonë se po bëjnë dialog. Po për çfarë? Në emër të integrimit! Po çmimet janë tepër të rënda: me dete, me tokë, me dinjitet.