Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Erdhën për t’më vrarë”, rrëfimi gruas që denoncoi biznesmenin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Erdhën për t’më vrarë”, rrëfimi gruas që denoncoi biznesmenin
AktualitetKronike

“Erdhën për t’më vrarë”, rrëfimi gruas që denoncoi biznesmenin

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Në episodin e parë të podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, u fol për pronat dhe konfliktet që ka prodhuar e drejta e shumë shtetasve shqiptarë për të marrë prona e trashëguar ato. Ka shumë pyetje, shumë procese civile dhe penale, qytetarë që presin e të tjerë që kanë përfunduar në Strasburg. Konfliktet janë aty, disa të zgjidhura, disa të pazgjidhura.

“12 mijë qytetarë janë në gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin”, janë këto vetëm një pjesë e statistikave që solli gazetarja në podcast-in e saj. 637 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti një tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Mosmarrëveshjet e pronave futën në armiqësi njerëzit më të afërt të familjes, lidhje krushqie dhe kushërinj apo trashëgimtarë, me procese që kanë kaluar dy dekada, ligje që janë ndryshuar vazhdimisht.

12 mijë shtetas shqiptarë janë nën procese civile në të gjitha gjykatat dhe me fashikuj e harta topografie këmbëngulin se kanë të drejtë. 2 mijë prej tyre janë pjesë e stokut në gjykatën e lartë. Nuk ka një statistikë nga prokuroritë se sa është numri i të dënuarve për falsifikim dhe tjetërsim. Megjithatë falsifikimi i dokumenteve, që ktheu tokën bregdetare rërë, në tokë buqësore, tokën e trashëguar në truall që ishte shitur tek të panjohur, mbetet krimi i përditshëm.

- Publicitet -

Lulë Zefi gruaja e guximshme që denoncoi Pëllumb Gjokën

Lulë Zefi, është një 67-vjeçare e cila prej vitesh ka nisur betejën për tokat. Nuk e humbi durimin në prokuroritë që i mbyllnin dyert. Ajo këmbënguli ngado, edhe pse kishte përballë një grup kriminal të rrezikshëm që u përpoq ta vriste. Edhe kur francezët sollën transkriptet e grupeve kriminale që flisnin në SKY me prokurorë e shefa policie, dhe kundërshtarin e saj Pëllumb Gjoka, kallëzimi i gruas gjendej në SPAK.

“Unë jam Lulë Zefi, lindur në Grizhë të Shkodrës dhe e martuar këtu në Gurëz, Kurbin. Jam grua e ve, me gjashtë fëmijë. Kam hetuar që nëna ime ka prona e s’na kish tregu kush se baba na ka vdek. Nëna quhet Drande Hotaj. Në 25 qershor 2017, unë kam shkuar tek nana ime ta pyes për tokat. Nëna jetonte bashkë me vëllain. Shkova ta pyes por nëna ime rrinte e frikësuar, nuk fliste. Kurse vëllai më tha nuk di gjë për tokat, të betohem në kishë. “Janë bërë gjyqe për tokat”, i thashë. Ato toka nuk ka për ti gëzuar kush, as Pëllumb Gjoka, askush. Ato toka do i gëzojmë ne fëmijët. Nëna nuk ka asnjë lloj letre se kush ja ka trashëguar. Por janë 390 dynymë. Toka që thuhet në letra janë të Dranes. Vazhdova e vetme. Të tretën ditë që u ktheva në shtëpinë time, kanë dërguar vrasësin me pagesë për t’më vrarë. Personi erdhi ma vuri pistoletën në kokë. Është kthyer përsëri me armë, ma vinte pistoletën në ballë e hiqte, e vinte e hiqte. Me lot në sy i thashë: “Kush je ti çfarë borxhi të kam ty?”.  Nuk i shkrepte arma, i ra nga dora. Kam rënë në gjendje të fikëti dhe kur jam përmendur kam njoftuar fëmijët. Është kapur personi nga policia, në bazë të targës së makinës. Nuk e kam njohur fare personin. Vetëm kur ka thënë “jam filani”. I kam mbajtur mend mimikën. Ju kam thënë që këtë person e ka dërguar Pëllumb Gjoka, sepse para tre ditësh kam qenë tek nëna ime dhe kërkova të di për tokën dhe se këto toka na i ka marrë Pëllumb Gjoka. Ata vetëm shkruanin, por të gjitha kanë dalë në shesh se me kë ka lidhje. Të gjitha ç’ka kam thënë deri më sot kanë dalë ekzakte.”- tregon ajo.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?