Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me sigurimin e aeroplanëve F-16
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Erdogan lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me sigurimin e aeroplanëve F-16
Bote

Erdogan lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me sigurimin e aeroplanëve F-16

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka kushtëzuar ratifikimin e aplikacionit të Suedisë për anëtarësim në NATO, me miratimin e kërkesës që i ka bërë Ankaraja Kongresit amerikan për aeroplanët luftarakë, F-16. Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë nga disa dekada të neutralitetit dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në aleancën veri-atlantike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të vitit të kaluar.

Kërkesat e tyre janë miratuar shpejt prej të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, përveç Turqisë dhe Hungarisë. Dy vendet e kanë miratuar këtë vit aplikacionin e Finlandës, por jo edhe të Suedisë. Erdogani ankohet se Stokholmi nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i shtypur grupet kurde, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Komiteti për Çështje të Jashtme i Parlamentit të Turqisë, e ka shtyrë votimin për aplikim për më vonë, vendim që është kritikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Erdogan e ka dhënë këtë sinjal të fortë të premten, që parlamenti do të veprojë në rastin e Suedisë, nëse Kongresi amerikan miraton kërkesën e Turqisë për blerje të aeroplanëve F-16 dhe pjesëve të tyre.

- Publicitet -

“Ju thoni se do të merrni hapa në çështjen e aeroplanëve F-16, pas miratimit në Kongres, mirëpo edhe unë kam Parlament”, ka thënë Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

“Nëse ne jemi dy shtete aleate në NATO, atëherë duhet ta bëni pjesën tuaj, në solidaritet, dhe Parlamenti ynë do ta bëjë pjesën e vet. Kjo është e gjitha”. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka premtuar vazhdimisht që do ta çojë përpara planin për shitjen e aeroplanëve.

Mirëpo, miratimi i kërkesës ka hasur në rezistencën nga liderë të Kongresit, të cilët përmendin shqetësimet lidhur me historikun e Turqisë në fushën e të drejtave të njeriut, dhe raportin me Greqinë, po ashtu anëtare e NATO-s.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?