Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan në CNN: Me Putin kam lidhje të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Erdogan në CNN: Me Putin kam lidhje të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat!
AktualitetBoteKryesore

Erdogan në CNN: Me Putin kam lidhje të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat!

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk i është përgjigjur pyetjes së CNN  lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator:

“Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.

Nuk ka asnjë të burgosur në Turqi që vuan dënim për idetë e tij. Unë kam qenë i burgosur për leximin e një poezie. Si një njeri që e ka provuar këtë, e them me bindje se nuk do të shkojë njeri në burg për bindjet politike dhe besimin fetar”.

- Publicitet -

Erdogan tha se nëse rizgjidhet, ai do të punojë me Biden ose këdo tjetër që merr kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa kritikoi SHBA-në dhe aleatët e saj për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë, duke thënë se Perëndimi nuk po merr një “qasje të ekuilibruar” në marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Ai shtoi se Turqia ka një “marrëdhënie të veçantë” me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndihmoi në zgjatjen e marrëveshjes së grurit. Erdogan tha se politika e jashtme e pavarur e Turqisë mbështetet në lidhjet e ngushta me Moskën. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.

Ai theksoi se në rast të një tjetër mandati, asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e jashtme dhe e motivoi këtë vendim me rezultatet e arritura deri tani.

Një javë më parë, gjatë një takimi elektoral në Stamboll, Erdogan tha se presidenti amerikan po punon për largimin e tij nga pushteti:

“Biden dha urdhrin për të rrëzuar Erdoganin, unë e di këtë. Të gjithë njerëzit e mi e dinë këtë”.

Erdogan iu referua deklaratave të bëra nga Biden në janar 2020, kur tha se Uashingtoni duhet t’i inkurajojë kundërshtarët e tij që ta mposhtin atë në zgjedhje, në vend që ta rrëzojnë me grusht shteti. Ankaraja më vonë i dënoi këto komente si ndërhyrje në politikën e brendshme.

Erdogan kërkon mandatin e tij të tretë radhazi si president. Në zgjedhjet e 14 majit, ai mori më shumë vota se rivali, por nuk arriti shumicën absolute të nevojshme për të fituar në raundin e parë. Ai tani do të përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e 28 majit.

m.b/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  • Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vazhdojë pa avokatë
  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë

Komentet e Fundit

  1. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  2. Hana on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. nastradini on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  4. Marjola on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  5. 1thundrak on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?