Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin
BoteLajmi i fundit

Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin

Published: 18 Qershor, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje” në konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj tyre.

Gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, Erdogan u shpreh se Irani ka të drejtë legjitime dhe natyrore për t’u mbrojtur nga “banditizmi dhe terrorizmi shtetëror” i Izraelit. Ai kritikoi ashpër udhëheqjen izraelite, duke vënë në dukje se kryeministri Benjamin Netanyahu ka tejkaluar në krimet e tij gjenocidale edhe diktatorin Hitler.

Presidenti turk theksoi gjithashtu rolin pasiv dhe heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, si dhe shteteve që nuk reagojnë ndaj dhunës. Ai paralajmëroi se përgjegjës për gjakun e civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët dhe foshnjat, janë jo vetëm agresorët, por edhe ata që heshtin para kësaj dhune.

- Publicitet -

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për stabilitetin rajonal, Erdogan bëri me dije se Turqia po monitoron nga afër zhvillimet dhe është në gatishmëri të plotë për pasojat që mund të kenë sulmet izraelite ndaj Iranit në rajon. Ai shtoi se autoritetet turke kanë bërë dhe po bëjnë përgatitje për çdo skenar të mundshëm negativ.

Ky qëndrim i Presidentit Erdogan pasqyron tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • Devolli thotë:
    18 Qershor, 2025 te 2:44 pm

    Ri urtë o Erdogan se mos t’i dhjesë edhe ty mustaqet Izraeli .

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    18 Qershor, 2025 te 2:55 pm

    Edhe ti o Erdogen qe financon vellazerine
    mazllume, i ke kaluar kufijte e bastardit, si
    ata sulltanet e te kaluares se erret qe kerkon
    te imitosh. Po t’u hapen kartat dhe nuk u duhesh
    me amerikaneve, qendro ne pritje, ato bajraktaret
    do te t’i fusin ne sume dhe ke per te perfunduar
    atje ku e keni vendin te gjithe ju sumeperpjetet,
    ne p…te sat’eme, ne thellesite e Bosforit!

    Përgjigjiuni
  • Arbeni thotë:
    18 Qershor, 2025 te 3:01 pm

    Nuk e kruan bythen dot Cifuti me Turqine se e di qe nuk e ka Ameriqine pas nese e ben. Se e di mire qe eshte vendi me ushtri me te madhe ne NATO pas Ameriqise.

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    18 Qershor, 2025 te 3:16 pm

    Po more Arben osmanlliu po, ka ushkare
    si puna juaj Erdogeni, Qebape ne kembe per
    te plotesuar numerin, shoqeruar me ulerimat
    e sulltan salepit qe do beje namin….ai ajatollahu,
    ulerinte me shume, kish vendosur t’i fshinte nga
    faqja e dheut, tashti nuk i dihet ku ka futur koken

    Përgjigjiuni
  • Cajupi thotë:
    18 Qershor, 2025 te 4:46 pm

    Ti Remo ne te gjitha shkrimet e tu po luan karten e percaresit fetar te te shqiptareve. Nuk mund te them i sigurt, por 99% ti paguhesh per kete karte qe po luan.
    Por shqiptaret ta kane djegur kete karte sepse shqiptaert qe ne Rilindje kane shpallur se
    “Feja e shqiptarit a shqyptaria!”.
    Ti kerkon te na kthesh ne Mesjete ose si i thone anglisht ne Dark Ages (Epokat e Erreta) sot ne shekullin XXI, ne shekullin e shkences e teknologjise.
    Shqiptaret e kane provuar dhe e provojne edhe sot kete. Hap syte e zgjohu Remo: shiko martesat e rinise asnje i ri shqiptar nuk pyet sot per fene e bashkeshortit te ardhshem.
    Si karta jote e percarjes se shqiptareve edhe ti, Remo je nje karte e djegur dhe

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    18 Qershor, 2025 te 5:05 pm

    ERDOGANI E KA KALUAR STALININ DHE ENVERIN SEBASHKU

    Ky diktator i peshtire islamik nuk ka tagrin te flase per Netanjahun me prinder te masakruar nga Hitleri sepse Erdogani ishte Kulcedra islamike qe beri kishen bizantine qindravjecare Shen Sofine ne qender te Stambollit xhami te Allahut qe nuk e kushte asnje sulltan me pare dhe rasi ne burg Kryebashkiakun e Stambollit me akuza te stisura si Edi Rama Fredi belerin me SPAK-OTURAKUN e tij putinist. Ky monist putinist si Stalini dhe Enveri rasi ne burg edhe aktirin me fame boterore qe ka luajtur rolin e Sulltanit te Madherishem ne serialin e njohur ne Bote vetem sepse denoi ne media veprimet e tij diktatoriale, ky karagjoz selxhuk Anadolli kur erdhi ne Tirane per inagurimin e Xhamise mallkoi izraelitet me liber shpie dhe Edi Rama heshti si guak ne krah te tij.

    prandaj:

    Erdogani me mire te shikoje shtetin e tij dallkauk ku nje palo termet 6 ballesh ja rezon pallatet dhe ndertesat sikur te ishin prej rere, si pallatet e injorantit Edi Rama ne Durres dhe Thumane

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    19 Qershor, 2025 te 8:14 am

    Si the o Arben turku , Turqia ka ushtrinë më të madhe në NATO ? Po sigurisht , më e madhe sepse ka popullsi më të madhe në NATO , pas SHBA-së . Po , a e di ti Arben turku që Irani e ka ushtrinë plot 10 herë më të madhe se Izraeli ? Sepse Izraeli ka një popullsi prej 9 milion , ndërsa Irani 90 milion . Sot lufta bëhet me teknologji dhe me tru , nuk bëhet frontale me dy ushtri ballë për ballë si në mesjetë . Në këtë kuptim , Izraeli e ha të gjallë Turqinë tënde , pavarësisht që ushtarë selçukë turku ka sa të duash , për numur .

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    19 Qershor, 2025 te 12:22 pm

    Cajup, po normale qe me paguajne per
    punen qe bej, si kushdo tjeter ne nje vend te
    Europes ku jetoj prej vitesh. Nuk kam cfare te
    “percaj” e as te bashkoj o patriot alla turka…
    Une e kisha fjalen per Turqine e ketij diktatorit
    islamik, ti c’pate qe u trazove? Ku i permenda
    shqiptaret qe na tregon “shqiptarine”?! Se kete
    Shqiptarine, e shpikjen Pashko Vasa dhe Frashellinjte pas pilafit qe u shtroi sulltani.
    E keta sulltane kerkon te imitoje edhe ki Erdogeni
    i sotem qe vjen e permjer akoma ate vendin tone..
    Kaq o “Cajup”, s’e ai i verteti, Andon Zakua, jo me
    kot e ka thene dikur:” kur bere derr e arine, c’dreqin
    deshe qe bere edhe turqerine” dhe kjo Turqeria e
    ketij mustaqemiut dhe vellazerise mazllume, po
    terheq ne ato skutat e erreta shqiperi e kosove, e
    per kete ripushtim turpi, do shkruaj sa here te
    me doje trapi, u ben mire apo keq juve erdoganisteve, prape s’me rruhet shume!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Tension pas finales së Botërorit të Klubeve, Luis Enrique godet sulmuesin e Chelsea
  • Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  • 14 korrik 2025
  • Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  • Shkarkimet, Tavo: Jam më radikal se Rama! Çdo punonjës shteti ta konsiderojë veten shërbëtor

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  2. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  3. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  5. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?